close

Rajoni

Rajoni

KORRIGJIMI I KUFIJVE NË RAPORTIN E PE PËR SERBINË

mogi-hahni-933×445

Janë 239 amendamente që përfshihen në raportin e këtij viti rreth Serbisë. Raport i përgatitur nga raportuesi për Serbinë në Parlamentin Europian Dejvid Mekallister. Në raportin e Parlamentit Evropian për Serbinë përfshihet edhe korrigjimi i kufijve.

Sipas mediave serbe, Parlamenti Evropian pritet të fillojë hartimin e një teksti të raportit për Serbinë, që pritet të përfshijë edhe një amendament për kompromisi në lidhje me korrigjimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.

Rëndësi të veçantë ka amendamenti i kompromisit me numrin rendor 25, që ka të bëjë me debatin rreth korrigjimit të mundshëm të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës, duke përfshirë edhe temën e shkëmbimit të territoreve.

Në fillim të tekstit i cili mund të jetë dhe version përfundimtar i raportimit të Parlamentit Evropian për Serbinë, por edhe për Kosovën, përmendet “e kaluara multietnike e Kosovës dhe Serbisë”.

Po ashtu, përfaqësuesit evropianë nëpërmjet tekstit të raportimit rreth Serbisë përmendin shembujt e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani mes Beogradit dhe Prishtinës ku në veçanti këmbëngulet në krijimin e bashkësive të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës./abcnews.al

read more
Rajoni

SULMI I DY SHQIPTARËVE NË NOVI SAD: ARRESTOHEN KATËR PERSONA

FFEA99AB-A5C0-4FE7-A7AD-C1997ED13BC8_cx0_cy3_cw0_w1023_r1_s

Përfaqësues institucionesh në Kosovë u kërkuan autoriteteve serbe që të vënë sa më parë para drejtësisë autorët e një sulmi mbi dy të rinj shqiptarë në Serbi, njëri nga të cilët pësoi plagë të rënda si pasojë e rrahjeve në qytetin e Novi Sadit.

Njëri prej të sulmuarve, që u identifikua si Çlirim Maloku, nga rajoni i Prizrenit, pësoi plagë të rënda dhe mjekët kanë luftuar për jetën e tij. Të hënën në mbrëmje zyrtarë në Novi Sad thanë se gjendja e tij është e rëndë, por e qëndrueshme.

Përfaqësues të organizatës joqeveritare “Amza e Shqiptarëve të Serbisë”, thanë se ata duket të jenë sulmuar vetëm sepse janë dëgjuar duke folur shqip me njëri-tjetrin.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkroi në rrjetet sociale se ky është një akt i pashembullt që dëshmon se lëvizja e lirë në shtetin serb nuk është e garantuar dhe çdo akt dhune është larg vlerave evropiane.

Derisa Çlirim Maloku po lufton për jetë, nga lëndimet e marra, një shtet që negocion për anëtarësim në BE duhet të ndërmerr veprime të shpejta për ta zbardhur rastin. Dy të rinjve shqiptarë u uroj shërim sa më të shpejt, ndërsa sulmuesit të sillen para drejtësisë dhe të marrin ndëshkimin meritor”, shkroi ai.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli shkroi se ministria e tij po bën përpjekje “qoftë direkt, përmes zyrës sonë ndërlidhëse në Beograd, qoftë edhe përmes kanaleve ndërkombëtare, të ndihmojmë në ofrimin e ndihmës për viktimat e këtij rasti, si dhe të ndërhyjmë në zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë“, shkroi ai duke nënvizuar se Serbia duhet të heq dorë nga gjuha e urrejtjes e cila ushqen dhunë.

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli tha mes tjerash se “Serbia duhet të dëshmojë se është e përkushtuar në mbrojtje të njerëzve, pa dallim etnie. Po ashtu, duhet të heq dorë nga gjuha e urrejtjes e cila ushqen dhunën“.

Emri i tij është Çlirim Maloku. Ai është nga Kosova. Emri i tij do të thotë Çlirim. Ai është lindur më ’99, vitin kur Kosova është çliruar nga okupimi serb. Javën e kaluar ai është rrahur në Serbi, sepse ka folur gjuhën e tij amtare“, shkroi në rrjetet sociale, ambasadorja e Kosovës ne Shtetet e Bashkuara.

Ndërkaq, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, e dënoi sulmin duke theksuar se të gjithë qytetarët e Serbisë duhet të kenë mbrojtje të barabartë.

“Ne nuk jemi të egër, ky është vend i qytetëruar”, tha ai të hënën gjatë një takimi me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Si të kërkoj nga Jens Stoltenberg që serbët të jenë të mbrojtur në Kosovë, nëse nuk jemi në gjendje t’i mbrojmë qytetarët e nacionaliteteve të tjera në vendin tonë. Kjo duhet të dënohet në mënyrën më të ashpër, ndërsa kryesit duhet të dënohen në mënyrën më të rreptë”, tha ai.

Sulmin e dënoi edhe prefekti i Novi Sadit, Millosh Vuçeviç, duke theksuar se “ky nuk është Novi Sadi siç e njohim ne dhe kjo nuk është Serbia siç e duam“. Në një deklaratë lidhur me rastin ai tha se “një akt i tillë është i paligjshëm,i pandershëm dhe i pamoralshëm“.

Koalicioni i Organizatave Joqeveritare “Vojvodina qytetare”, tha se që nëse vërtetohet se sulmi u krye për shkak të përkatësisë etnike, atëherë “ky duhet trajtuar si krim shumë i rrezikshëm nga urrejtja dhe duhet të dënohet ashpër në mënyrë që të çohet porosia se diçka e tillë është absolutisht e palejueshme“.

Pas reagimeve të krerëve të lartë të të dyja shteteve, ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, tha se policia e Novi Sadit ka arrestuar katër persona të dyshuar për sulm ndaj dy të rinjve shqiptarë, të cilët janë rrahur në natën midis së shtunës dhe të dielës në këtë qytet.

“Policia, pas hetimeve intensive disaorëshe, i ka identifikuar të gjithë sulmuesit që kanë rrahur dy të rinjtë dhe ka arrestuar katër të dyshuar për këtë vepër penale”, tha Stefanoviç. Stefanoviç tha se, “edhe pse hetimet e deritashme, përfshirë bisedat me të dyshuarit dhe njërin prej viktimave, tregojnë se indicenti nuk është nxitur në baza kombëtare, policia do t’i hetojë të gjitha akuzat në detaje dhe do të vijë deri tek e vërteta”.

Njëri nga të rinjtë që është rrahur dhe plagosur keq, është operuar në Qendrën Klinike të Vojvodinës dhe gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë stabile. /VOA&REL/

 

read more
Rajoni

ETHET E NILIT PERËNDIMOR: NË SERBI SHËNOHEN 34 VIKTIMA, NË KOSOVË NJË

5009230

Mushkonja aziatike përhapëse e virusit


Në vazhdim për një sëmundje tipike për vendet e nxehta, por që për shkak të ndryshime klimatike ka kapluar edhe Evropën dhe Ballkanin Perëndimor. Nga ethet e Nilit Perëndimor deri tani në Serbi janë regjistruar dhjetëra viktima, ndërsa në vendet e Bashkimit Evropian shifra e të prekurve nga ky virus ka arritur në 1.317 raste.

Autoritetet shëndetësore në Beograd kanë konfimuar se në Serbi deri tani kanë ndërruar jetë 34, ndërsa janë prekur 369 persona, si rezultat i etheve të Nilit Perëndimor. Agjencia turke e lajmeve Anadolia transmeton se rastet janë regjistruar në rrethinën e Beogradit si dhe në disa zona të tjera të vendit. Në vendet e Bashkimit Evropian, sipas njoftimeve, deri në fillim të këtij muaji janë regjistruar mbi 1.300 raste, më së shumti në Itali, Greqi, Hungari, Rumani, por edhe në Kroaci, Francë, Austri, Bullgari, Slloveni, Çeki e Hungari. Në Ballkan ndërkaq përpos se në Serbi, sëmundja është regjistruar edhe në Kosovë ku ka marrë edhe një viktimë.

Ethet e Nilit Perëndimor është një sëmundje virale që shkaktohet nga virusi i Nilit Perëndimor, emri i së cilës rrjedh nga dega e Nilit Perëndimor në Ugandë, dhe për herë të parë është diagnostikuar më 1937 tek një grua që vuante nga një temperaturë shumë e lartë. Sëmundja tipike e kontinentit të Afrikës, po përhapet edhe në pjesët e tjera të botës, siç tregojnë edhe rastet e personave të prekur në vendet e Ballkanit.

Simptomat e etheve të Nilit perëndimor janë të ngjashme me ato të gripit dhe ftohjes, prandaj është vështirë të dallohen, ndërsa në numrin më të vogël të rasteve virusi mund të shkaktojë meningjit. Virusi bartet nga mushkonjat aziatike. Ethet e Nilit perëndimor kryesisht shfaqen në vendet me temperatura të larta si Egjipti, Turqia dhe Tunizia, megjithatë ndryshimet klimatike kanë shkaktuar përhapjen e tij edhe në vende të tjera. Virusi përhapet me pickimin e mushkonjës aziatike, ndërsa nuk mund të bartet nga njeriu një njeri. Simptomat e para shfaqen prej tri deri në dy javë pas pickimit. /Klan Macedonia&Agjencitë/

 

read more
Rajoni

BEOGRAD: AKSIDENT I RËNDË TRAFIKU, MES TË LËNDUARËVE EDHE SHTETAS SHQIPTARË

7401988855bbc57a5690d2483658125_v4_big

Në një aksident të rëndë trafiku në autostradën Beograd-Nish, në Serbi, të paktën gjashtë veta kanë humbur jetën, ndërsa mbi 30 të tjerë janë lënduar. Aksidenti ka ndodhur në orën 7:20 minuta të së martës dhe arsye për këtë përmendet mjegulla e dendur.

Autoritet policore dhe spitalore thanë se midis të lënduarëve ka edhe shtetas të Shqipërisë, Polonisë e Gjermanisë. Në vendngjarje janë dërguar disa automjete zjarrfikësish dhe të ndihmës së parë.

Media në Beograd njofton se personat e lënduar në këtë fatkeqësi të rëndë të trafikut janë sistemuar nëpër spitalet e afërta, kryesisht në Jagodinë dhe në Qupri. /Klan Macedonia&Agjencitë/

 

read more
Rajoni

BASTET, RAMA JEP ULTIMATUMIN: KENI 24 ORË KOHË…

Rama-1-933×445

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të martën të gjitha mediat dhe portalet në vend, që brenda 24 orëve të heqin të gjitha reklamat për bastet. Në të kundërt, ai paralajmëroi masa.

“Në zbatim të ligjit ekzistues që ndalon reklamimin e kompanive të basteve dhe që është shkelur nga të gjitha mediat pa përjashtim, unë i paralajmëroj të gjithë që të heqin të gjitha reklamat nga ekranet, nga radiot, gazetat, apo portalet. Ne do të mbyllim me forcë çdo faqe online që pas 24 orësh do të ketë reklama bastesh”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se në territorin e Republikës së Shqipërisë “nga 1 Janari nuk do të ngrihet më asnjë qepen për baste, apo për kazino në asnjë zonë të banuar.”

“Besoj se ky është një lajm që të gjitha familjet shqiptare do ta presin me kënaqësi dhe ka të bëjë me një ndryshim në ligjin për lojërat e fatit. Duke nisur nga data 31 Dhjetor do të pushojnë së funksionari të gjitha kazinotë elektronike”, tha Rama në një dalje për mediat nga Kryeministria pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. /Tv Klan/

read more
Rajoni

KOSOVË: THELLOHEN MOSPAJTIMET RRETH “KORRIGJIMIT TË KUFIJVE”

kosove-1-933×445

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të hënën se kryeministri i Kosovës duhet të jetë “më racional dhe më i përgjegjshëm në deklaratat për qëndrimet e tij lidhur me dialogun” për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Ai u shfaq i rreptë në kritikat ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili më herët gjatë ditës tha se “u shpreh ngushëllimet e mia për këtë idenë e kufijve e të ndërrimit të territoreve, sepse mendoj që ka vdekur”.

Presidenti Thaçi, tha se dialogu nuk ka vdekur, por është në një fazë të rëndësishme.

“Është deklaratë interesante edhe nga ana e kryeministrit. Kjo tregon se ose është në humor të mirë ose ndjehet tepër komod në karrigen e vet. Por të them të drejtën unë kam pritur nga kryeministri që të jetë më racional dhe i përgjegjshëm në deklaratat për qëndrimet e tij lidhur me dialogun. Një kryeministër serioz nuk flet çdo ditë për luftëra dhe tragjedi, por zhvillon përparësitë dhe angazhimet për reforma. Sido që të jetë kanë dështuar që të bëjnë një gjë të tillë sidomos në javët dhe muajt e fundit”.

Më herët kryeministri Haradinaj kishte deklaruar se prekja e kufijve është “kthim në tragjeditë e së kaluarës”.

Ai i cilësoi deklaratat e kryeministrit si populiste, elektorale dhe pa përmbajtje.

“Jam i sigurt se kryeministri mund dhe ka nevojë t’i korrigjojë deklaratat dhe qëndrimet e tij lidhur me procesin e dialogut. Pa dialog nuk ka të ardhme euro-atlantike për Kosovën, as për NATO, as BE, dhe as njohje nga Serbia, sepse, tek e fundit, të gjithë e dimë se pozitat tona nuk janë të përhershme. Kryeministrat dhe presidentët mund të ndërrohen, shkojnë e vijnë të tjerë, siç janë ndërruar edhe më herët. Sidomos mund të ndërrohen shpejt ata në rast se nuk korrigjohen”, tha presidenti Thaçi.

Ka kohë që të dy udhëheqësit e institucioneve këmbejnë kritika për shkak të mospajtimeve rreth ideve për rrugët e normalizimi të marrëdhënieve me Serbinë, posaçërisht pasi që gjatë verës presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kërkuan mbështetje ndërkombëtare për një marrëveshje që mund të përfshinte edhe ndryshimin e kufijve.

Presidenti serb ditë më parë e shpalli të humbur politikën e tij të vënies së kufirit ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, që nënkuptonte ndarjen e Kosovës.

Presidenti Thaçi, po vazhdon të përsërisë idenë e tij për “korrigjimin e kufirit”, që nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.

Ideja e tij nuk është përkrahur në Kosovë, ku edhe është protestuar kundër saj.

Javën e kaluar udhëheqësit e partive politike të koalicionit qeverisës në Kosovë, hartuan një projekt-rezolutë për siç thuhet, përmbylljen e bisedimeve në mes të Kosovës e Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Teksti i projekt-rezolutës gjashtë pikëshe parasheh që, siç thuhet “dialogu të përmbyllet me një marrëveshje ligjore ndërkombëtarisht detyruese, përmes të cilit do të ndodhte njohja reciproke. Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe i pandashëm dhe se kufijtë e saj janë të pacenueshëm dhe të panegociueshëm”.

Idetë për prekjen e kufijve reagime edhe në skenën ndërkombëtare. Një pjesë e vendeve të Bashkimit Evropian, posaçërisht Gjermania dhe Britania e kundërshtojnë ndryshimin e kufijve nga droja për pasojat në pjesën tjetër të rajonit të Ballkanit.

Zyrtarët amerikanë kanë ritheksuar disa herë se “Shtetet e Bashkuara duan t’u japin hapësirë të dyja palëve që të gjejnë një zgjidhje “krijuese”, që do të jetë e qëndrueshme dhe e zbatueshme, por në fund do të thonë fjalën e tyre.

Serbia kundërshton pavarësinë e Kosovës që u shpall në shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian, nëntë vjet pas ndërhyrjes së forcave të NATO-s për t’u dhënë fund mizorive të forcave serbe.

Por, të dyja vendet janë përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën që është kushti kryesor për integrimin e të dyja vendeve në Bashkimin Evropian./VOA

read more
Rajoni

BULLGARI: VRITET NJË GAZETARE

103758045_mediaitem103755181

KE kërkon zbardhjen e rastit


Në qytetin Ruse të Bullgarisë, tash për tash në rrethana të pasqaruara, është vrarë gazetarja Viktorija Marinova. Autoritetet thanë se trupi i pajetë i saj ishte gjetur mbrëmë në një park të këtij qyteti në veri të Bullgarisë. Sipas prokurorit rajonal, ajo ishte goditur në kokë, ndërsa ministri bullgar i Punëve të Brendshme konfirmoi se gazetarja tridhjetëvjeçe edhe ishte përdhunuar. Agjencitë e lajmeve njoftojnë se Viktoria Marinova kishte punuar në televizionin TVN dhe ndër të tjera kishte raportuar edhe për hetimet lidhur me pretendimet për korrupsion me fondet e Bashkimit Evropian.

Policia bullgare e heton përdhunimin dhe vrasjen e gazetares televizive Viktoria Marinova, trupi i së cilës është hedhur në afërsi të Danubit. Ministri bullgar i Punëve të Brendshme, Mlladen Marinov sot deklaroi se nuk ka dëshmi që sugjerojnë se vrasja është e ndërlidhur me punën e saj. Ajo ka qenë gazetare dhe redaktore në televizionin bullgar TVN dhe ka raportuar për hetimin për gjoja korrupsionin e ndërlidhur me fondet nga Bashkimi Evropian.

Komisioni Evropian kërkoi hetim të shejtë dhe themelor për vrasjen mizore të gazetares bullgare, Viktoria Marinova, duke theksuar se “nuk ka demokraci pa media të lira”.

“Me dhimbje të madhe mësuam për vrasjen e Viktoria Mariovës. Komisioni Evropian pret hetim të shpejtë dhe të rrënjësishëm, i cili do t’i nxjerrë përgjegjësit para organeve të drejtësisë dhe të sqarohet nëse vrasja është e ndërlidhur me punën e saj”, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis S’hinas.

Kjo është vrasja e katërt e gazetarëve në BE për diçka më tepër se një vit, pas rasteve në Sllovaki, Maltë dhe Danimarkë. Federata evropiane dhe ndërkombëtare e gazetarëve gjithashtu kërkoi nga autoritetet bullgare në afat sa më të shpejtë të mundshëm t’i identifikojnë dhe dënojnë përgjegjësit dhe kërkuan mobilizim të përgjithshëm evropian të vendeve-anëtare të BE-së për mbrojtjen e gazetarëve. /Klan Maqedoni/

 

read more
Rajoni

BOSNJË-HERCEGOVINË: MBAHEN ZGJEDHJET, NGA DO TË SHKOHET

bosnje

Në Presidencën e re Xhaferoviq, Komshiq e Dodik


Në zgjedhjet e përgjithshme në Bosnjë-Hercegovinë votuesit kanë zgjedhur tre anëtarë të Presidencës kolektive të kësaj republike ish- jugosllave, 140 deputetë të Parlamentit, 83 deputetë të parlamentit të Republikës Serbe dhe rreth 300 deputetë të dhjetë asambleve kantonale të Federatës. Dalja në vendvotime ka qenë 53.3 për qind, nga gjithsej 3.3 milionë qytetarë me të drejtë vote.

Sipas rezultateve preliminare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në zgjedhjet për Presidencën e Bosnjë-Hercegovinës më shumë vota kanë siguruar Shefik Xhaferoviq, kandidat i partisë më të madhe boshnjake SDA, Zhelko Komshiq nga partia kroate HDZ dhe nacionalisti serb Milorad Dodik nga Republika Serbe. Sipas zyrtarëve zgjedhorë, në ditën e zgjedhjeve nuk është raportuar për ndonjë incident të madh.

Sips ligjit, rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare e presidenciale duhet të publikohen një muaj pas zgjedhjeve, që i bie më shtatë nëntor. Pas kësaj nisin negociatat e mundimshme për krijimin e organeve të reja të pushtetit. Vëzhguesit nuk përjashtojnë mundësinë e obstruksioneve nga pala kroate dhe ajo serbe.

Bosnja është e ndarë në tri etni – Federata Myslimano-Kroate e boshnjakëve dhe kroatëve dhe Republika Serbe e dominuar nga serbët.

Të dyja subjektet janë të lidhura nga institucione të nivelit të njëjtë në presidencën tripalëshe.

Fushata para zgjedhjeve u vu nën hijen e retorikës përçarëse dhe akuzave për parregullësi që vetëm sa shtuan tensionet.

Serbët dhe kroatët e Bosnjës duan të afrohen më shumë me Serbinë dhe Kroacinë fqinje, ndërsa myslimanët duan Bosnjën e bashkuar. Çështja ishte në thelb të luftës së viteve të 90-ta./Klan Macedonia&Agjencitë/

 

read more
Rajoni

ZGJEDHJET NË BOSNJË: SPROVË PËR INTEGRIMET NË NATO DHE BE

Screenshot_1

Qytetarët e Bosnjës votuan në zgjedhjet e përgjithshme, që mund të vënë në postet kryesore nacionalistët pro rus dhe të çimentojnë ndarjet etnike në vendin që u përball me luftë brutale 25 vjet më parë. Votimet shihen edhe si një sprovë nëse Bosnja do të ecën drejt integrimeve në Bashkimin Evropian dhe në NATO, apo do të mbetet e ngujuar në armiqësitë që pasuan luftën e viteve 1992-1995. Rreth 3.3 milionë veta kanë të drejtë vote për një varg institucionesh në sistemin e ndërlikuar qeverisës të Bosnjës, të krijuar me marrëveshjen e paqes që i dha fund luftës, e cila la pas vetes 100 mijë të vrarë dhe miliona të pastrehë.

Vendi përbëhet nga një rajon i drejtuar nga serbët dhe një entitet i ngjashëm myslimano-kroat, të bashkuar në një qeveri qendrore. Votuesit zgjedhin presidencën boshnjake prej tre personash, presidentin serb, parlamentet e dy entiteteve dhe autoritetet kantonale.Vëmendja është përqendruar në konkurrencën për presidencën treanëtarëshe të Bosnjës, për shkak të kandidaturës së presidentit të entitetit serb, Milorad Dodik, një politikan i vijës së ashpër që kërkon ndarjen nga Bosnja Kandidati kryesor kroat për presidencën boshnjake, Dragan Çoviç, kërkon formimin e një trupi të tretë qeveritar, një mini shteti kroat, që do të thoshte fragmentim i mëtejshëm i vendit të brishtë. /Klan Maqedoni/

read more
Rajoni

BËRNABIQ: KOSOVA SFIDË PËR SERBINË

Ana-Brnabic-640×445

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq tha të premten se katër sfida kryesore janë përpara vendit të saj: migracioni, terrorizmi, krimi i teknologjisë së lartë dhe veçanërisht situata në Kosovë.

Specifikimi i situatës në Kosovë është i tillë që ne kemi një konflikt të ngrirë që është një burim potencial i kërcënimit të sigurisë për qytetarët tanë, për disa arsye dhe mbi të gjitha sepse ne shohim gjithnjë e më shumë sulmet e pakuptimta dhe Qeverinë në Prishtinë, transmeton Klan Kosova.

Për këtë të fundit, Ana Bërnabiq duke cituar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se po sillet si “boksier nervor”./KlanKosova

 

read more
1 2 3 4 5 201
Page 3 of 201