close

Rajoni

Rajoni

PRISHTINË: HAPET PANAIRI I LIBRIT

Screenshot_3

100 botues nga trojet shqiptare, me rreth 1500 tituj të rinj


Edicioni i 20-të i panairit të librit, i çelur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë ka mbledhur rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora shqiptare me rreth 1500 tituj të rinj e 5000 të tjerë, të viteve të fundit.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, tha se “qeveria është e vendosur që të përkrahë botimin, shpërndarjen e librit, duke bërë lehtësira në taksa, me TVSH zero, por edhe me zbatimin e ligjit, i cili do ta garantojë këtë dhe që do të jetë funksional në muajin shtator”.

Daut Demaku, kryetar i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, rikujtoi kohën që nga fillimi i organizimit të panaireve. Ndër të tjera, ai porositi që të mbrohet pastërtia e gjuhës shqipe,

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, tha se ky panair ka një veçori të madhe këtë vit,

Në panair pritet të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Diaspora. Numri i titujve të rinj do të jetë rreth 1400-1500, ndërsa numri i titujve të viteve të fundit, rreth 5000.Panairin pritet ta vizitojnë studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës. /Agjencitë/

 

më shumë
Rajoni

KOSOVË-SHQIPËRI: MIRATOHET REZOLUTA PËR UNIFIKIM DOGANOR

Kuvend-Kosova

“Shtytje zhvillimit ekonomik të dy vendeve”


Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar rezolutën për unifikimin doganor ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Këtë rezolutë e ka propozuar Grupi parlamentar i Partisë Socialdemokrate, e cila është mbështetur nga 76 deputetë.

Gjatë vazhdimit të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, deputetët votuan rezolutën në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për unifikimin e pikave doganore ndërmjet tyre.Në votim morën pjesë 69 deputetë, 67 për, 1 kundër, 1 abstenim,

Përfaqësuesit e Partisë Socialdemokrate kanë ftuar Qeverinë që të angazhohet sa më shpejt për realizimin e kësaj rezolute që do të lehtësojë qarkullimin e mallrave në mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke i dhënë shtytje zhvillimit ekonomik të të dyja vendeve.

Kuvendi i Kosovës, ka miratuar dhe një tjetër rezolutë për heqjen e tarifave të roming-ut në telekomunikim ndërmjet këtyre dy vendeve. Deputetët sot miratuan edhe rezolutë në lidhje me gjendjen jo të mirë të rinisë kosovare dhe votuan pro rekomandimeve nga debati parlamentar në lidhje me Kartonin e Gjelbër. /Art Channel/

më shumë
Rajoni

TIRANË: KONFERENCË KUNDËR EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM

Konfere-5

Rama: Toleranca fetare, thesar


Për herë të parë në Tiranë u zhvillua konferenca kundër ekstremizmit të dhunshëm. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vlerësoi tolerancën fetare si thesar për vendin tonë, ndërsa kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj deklaroi se terroristët kanë financuar persona të caktuar për të përhapur idetë e tyre në Kosovë dhe Shqipëri.

Terroristët kanë financuar njerëz brenda rrjeteve islamike në Shqipëri dhe Kosovë për t’i përdorur për qëllimet e tyre. Deklarata vjen nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në konferencën “Sëbashku kundër ekstremizmit të dhunshëm” qe me inciative të Mbretit të Jordanisë, Abdullah, u mbajt për herë të parë në Tiranë. Shefi i qeverisë së Kosovës tregoi mënyrat përmes të cilave persona të tillë përhapin idetë e tyre në shoqëri.

“Terroristët përdorin rrjetet të ndryshme bamirësi, fetare. Fatkeqësisht ne kemi pasur dobësi në shoqëri, papunësi të lartë, korrupsion që është përdorur në mënyrë sistematike nga teroristët. Kosova është e ndërgjegjshme sa i përket rrezikut të ekstremizmit. Ne si vend i vogël kemi pasur shkuarje në luftëra të huaja, por po ashtu ne kemi parandaluar udhëtimin e disa personave që të shkojnë atje. Problemet dhe lajmet që vijnë nga lufta atje i kanë bërë qytetarët të kuptojnë rrezikun”

Sa i përket Shqipërisë, kryeministri Edi Rama deklaroi se ka një thesar të vërtetë që është toleranca fetare.

“Jemi të vetëdijshëm që ky është një thesar që duhet ta mbrojmë, por në të njëjtën kohë edhe të trajtojmë nevojën që kemi me brezat e ardhshëm që ata të jenë të ndërgjegjshëm për thesarin që kemi”. Është temë me rëndësi strategjike në një vend si Shqipëria ku toleranca fetare është shumë e madhe. Ky është thesar që duhet ruajtuar dhe duhet ta trajtojmë nevojën për edukimin e gjeneratave më të reja. Unë besoj që kemi mirëkuptim të përbashkët që ta luftojmë radikalizmin dhe ekstremizmin”

Vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kryesisht Shqipëria duhet të mbështeten nga vendet e Bashkimit Europian dhe egoizmi i disa prej tyre duhet të kapërcehet apeloi kryeministri i Bullgarisë. Ndërsa sipas Princit të Jordanisë, i cili mori pjesë në bisedimet kundër terrorizmit në emër të Mbretit Abdullah, problemet duhet të zgjidhen me bashkëpunim. Mbreti Abdullah kishte parashikuar të vinte në Tiranë, por zhvillimet në vendin e tij detyruan të ndryshonte planet. /Agjencitë/

më shumë
Rajoni

MEDIAT SERBE: VUÇIQ REFUZON “PAKON AMERIKANE”

auto_shba_kosova15208388491520838852

Dialogu: LDK nuk përkrah Platformën e Qeverisë


Gazeta e Beogradit “Veçernje novosti” shkruan se kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka refuzuar pakon amerikane për Kosovën. Sipas kësaj gazete, meqë kryetari serb e ka vlerësuar të padinjitetshme dhe të papranueshme për Serbinë, ai nuk ka dashur ta njoftojë opinionin me dokumentin e punës rreth zgjidhjes së problemit të Kosovës i njohur si “pakoja amerikane”.

Kosovës dhe Serbisë, në katër shtylla u është paraqitur marrëveshja historike:1. Asociacioni i Komunave serbe bëhet me kompetenca të gjëra dhe me kompetenca të shtuar në fushën e shëndetësisë, arsimit e kulturës.2. AKS do të jetë ngushtë e lidhur me nënkryetarin e Qeverisë së Kosovës që do të vinte nga radhët e komunitetit serb.3. Nga Beogradi pritet t’i mundësojë Kosovës hyrjen në organizata ndërkombëtare, para së gjitha në OKB.4. Nëse pala serbe pranon këtë pako, Serbisë do t’i mundësohej hyrja në BE, e SHBA-ja do t’i garantonte asaj përkrahje ekonomike e diplomatike në arenën ndërkombëtare. Pra, siç shkruan “NovostI”, “nga Serbia, shtetet perëndimore presin që për këmbim me formimin e Asociacionit të Komunave serbe të mos bllokohet anëtarësimi i Kosovës në OKB. Kjo për palën serbe është absolutisht e papranueshme dhe shefi i shtetit serb nuk e ka marrë në shqyrtim këtë ofertë”.

Ndërkaq, Subjekti më i madh në Kuvendin e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës me anë të një komunikatë për media, ka bërë të ditur se nuk do të përkrahë platformën e prezantuar nga Qeveria për dialogun politik mes Kosovës dhe Serbisë.

“Platforma për dialog, e prezantuar në Kuvendin e Kosovës nga ana e Qeverisë së Kosovës, është dokument i përgatitur dobët, joserioz dhe me pretendime jokushtetuese. Rrjedhimisht, Grupi Parlamentar i LDK-së në Kuvendin e Kosovës nuk do ta votojë platformën në fjalë”, thuhet në komunikatë.

Në komunikatë thuhet po ashtu se Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar për një proces dialogues serioz, konsensual dhe brenda kornizave kushtetuese të Republikës së Kosovës. /Art Channel/

 

më shumë
Rajoni

GASHI: DËSHMITARI “X” KA KËRKUAR AZIL POLITIK

gashi-587×330

“Çështja do të trajtohet në bazë të Konventës Ndërkombëtare”


Ministri i Brendshëm i Kovovës, Bejtush Gashi, ka deklaruar se dëshmitari ‘X’ i PD, Albert Veliu i njohur si ‘Babale’, ka kërkuar azil politik në Kosovë . Ministri Gashi ka theksuar se Kosova po kryen të gjitha procedurat përkatëse për kërkesën e ‘Babales’.

Për dëshmitarin X Kosova po kryhen të gjitha procedurat përkatëse për zilin politik të Albert Veliut. Kjo deklaratë ëhstë bërë nga Ministri i Punëve të Brendshme, të Kosovës Bejtush Gashi. Dy ditë më parë, Kosova kërkoi të dhëna për çështjen dhe për sigurinë e Albert Veliut, ndërsa ministri bën me dije se çështja do trajtohet në bazë të Konventës Ndërkombëtare.

I shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi, minsitri Gashi  sot vizitoi pikat kufitare në Morinë dhe Shishtavec. Bashkëpunëtori X” i PD, Albert Veliu, denoncoi Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, se trafikon lëndë narotike. /Agjencitë/

 

më shumë
Rajoni

LONDËR: THAÇI-KOSOVA E GATSHME PËR KOMPROMISE

z_1527939318-1835324

Ligjëratë në Universitetin e Oxfordit


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po qëndron në Britani të Madhe, ka mbajtur ligjëratë në Universitetin e Oxfordit, për rrugëtimin drejt pavarësisë. Ai ka folur për zhvillimet aktuale në Kosovë, për procesin e shtetndërtimit si dhe për domosdoshmërinë për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një ligjërate para studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Oxfordit ka folur për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Thaçi ka theksuar se në 20 vjetet e fundit, nga liria deri te shtetndërtimi i suksesshëm, Kosova e ka arritur edhe përmes gatishmërisë që në raste të caktuar të bëjë kompromise.

Presidenti Thaçi është shprehur optimist se Kosova do të bëhet pjesë e BE-së dhe NATO-së, derisa pas arritjes së marrëveshjes ligjërisht të obligueshme me Serbinë, do të bëhet edhe anëtare e OKB-së. /Agjencitë/

 

më shumë
Rajoni

ÇËSHTJA E EMRIT: SHBA PËRKRAHIN NEGOCIATAT

Screenshot_6

Mediat greke: “Maqedonia Veriore” zgjedhje e mundshme?!


Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) deklaron se SHBA-të vazhdojnë të mbështetin procesin e tanishëm të bisedimeve për çështjen e emrit të Maqedonisë, nën udhëheqjen e OKB-së. Nga DASH për Zërin e Amerikës, në gjuhën maqedonase, thonë se mbështetja për zgjidhje është e madhe për këtë mospajtim afatgjatë. Ndërkaq, sic shkruan gazeta greke Katimerini, Republika Maqedonia Veriore është propozimi më serioz për zgjidhjen e kontestit rreth emrit.

SHBA-të edhe më tej i përkrahin negociatat aktuale nën patronazhin e OKB-së, rreth çështjes së emrit mes Maqedonsië dhe Greqisë – kanë thënë nga Departmaneti amerikan i shtetit duke e potencuar përkrahjen për zgjidhje të këtij kontesti shumëvjecar.

“Shpresojmë se liderët e Maqedonisë dhe Greqisë që të gjejnë një zgjidhje të pranueshme nga dy palët për çështjen e emrit, që është në interes të integrimit euroatlantik, prosperitetit, qetësisë dhe stabilitetit në rajon”, njoftojnë nga DASH-i.

Zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë Dimitris Xanakopullos, në një intervistë për median greke deklaroi se nuk do të ketë marrëveshje nëse nuk pranohet “Erga omnes” dhe revizion të Kushtetutës së Maqedonisë,

“Derisa nuk merremi vesh për gjithçka, nuk jemi marrë vesh për asgjë. Kështu është në bisedime. Por, ajo që mund të them me siguri të plotë është se erga omnes dhe revizioni kushtetues janë të rëndësishme, gjegjësisht parakushte kryesore që duhet të ekzistojnë në çfarëdo marrëveshje me Ish-Republikën Jugosllave Republika e Maqedonisë”.

Ndërkaq, Gazeta greke “Katimerini”, shkruan se derisa pritet një bisedë telefonike mes kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zaev dhe Cipras, “Në tryezë është propozimi Maqedonia Veriore”. Teksti thekson se megjithëse në mesin e propozimeve të ndërmjetësit Nimic janë dy emra të tjerë të ndërlikuar, të cilat janë pjesë e paketës origjinale me pesë propozime, emri Republika e Maqedonisë Veriore qëndron si propozimi më serioz. Derisa nga Maqedonia dhe Greqia arrijnë deklarata optimiste për zgjidhjen e mundshme të problemit të emrit, ku pozicione të tilla prezantohen edhe nga vetë kryeministrat Zaev dhe Cipras, disponimi tek opozita e dy vendeve nuk shkon në këtë drejtim. Në Maqedoni opozita ka paralajmëruar protesta të shtunën më 2 Qershor, kurse gjithashtu janë paralajmëruar protesta edhe në qytete greke. /Art Channel/

 

më shumë
Rajoni

“MIRËDITA-DOBAR DAN”:  FILLON FESTIVALI-POLICIA NDALON RADIKALËT

270276-sDGMTUCIsd

Policia serbe me masa të shtuara të sigurisë


Në Qendrën për dekontaminimin kulturor në Beograd, të mërkurën në mbrëmje, ka nisur edicioni i pestë i festivalit të kulturës së Kosovës, “Mirëdita, dobar dan!”. Policia serbe ka ndërmarrë masa të shtuara të sigurisë, për shkak të paralajmërimeve nga radikalët serb për protesta dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike në vendin ku po mbahet festivali.

Për sigurinë e pjesëmarrësve dhe mysafirëve të natës së parë të këtij festivali ishin kujdesur forca të shtuara të Policisë së Serbisë, të cilat i kanë penguar demonstruesit e Partisë Radikale Serbe dhe simpatizuesit e kësaj partie, që të arrijnë te hapësira ku po mbahet manifestimi, në qendër të kryeqytetit serb.

Festivali “Mirëdita, Dobar Dan”, që sivjet mbahet për të pestin vit rresht, sjell artistë, gazetarë dhe figura publike nga Kosova në Beograd, për tu takuar me anëtarë të shoqërisë civile në Serbi dhe organizata kulturore.

“Nëse këtij shteti, drejtimi i vetëpërcaktuar që të punojë për dialogun dhe zhvillimin e marrëdhënieve me Kosovën, nuk guxon që asnjë institucion I këtij shteti të hesht, rreth asaj se cka është dëgjuar në tri javët e fundit në Serbi, për njerëzit, të cilët dallojnë nga ne, vetëm përmes kombësisë”.

Artistët nga Kosova si duket edhe nuk kanë qenë mjaft të shqetësuar nga protestat dhe kërcënimet që vinin nga protestuesit radikalë. Këto kërcënime injoroheshin me këngë.

Ky festival ishte krijuar për të dhënë kontribut në normalizimin e raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë, një funksion që e ka kryer me liri relative deri tash. Por, edhe vitin e kaluar u ishte ndaluar pjesëmarrja ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga e cila ishte ftuar aty për të promovuar librin, ”Dua të dëgjohem” – Libri i kujtimeve me tregime të grave që kanë përjetuar dhunë në luftën e fundit në Kosovë. Edhe sportistët e Kosovës në dy raste brenda këtij viti, nuk kanë arritur të marrin pjesë në gara me karakter ndërkombëtar, të cilat janë organizuar në Serbi, nën patronazhin e federatave përkatëse evropiane. /Agjencitë/

më shumë
Rajoni

TIRANË: TË RINJTË OPOZITARË NË PROTESTA

protesta-e-te-rinjve-660×330

Gomone dhe thasë të zi për largimin e Xhafajt


Të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, dhe ata të Lëvizjes Rinore për Integrim kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë para Ministrisë së Brendshme, ku kanë kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Në protestën simbolike të paralajmëruar një ditë më parë, të rinjtë demokratë dhe ata të LRI kanë hedhur peshq dhe letra higjenike në drejtim të godinës së Ministrisë së Brendshme, duke kërkuar largimin e kreut të këtij dikasteri.

Një grup të rinjsh përkrahës të Partisë Demokratike dhe të LSI-së, protestuan para Ministrisë së Brendshme, ku kërkuan dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ata thanë se është faktuar me zë dhe figurë, përfshirja e të vëllait të ministrit në trafik droge. Në drejtim të Ministrisë së Brendshme , protestuesit hodhën vezë dhe peshq, për të ironizuar deklaratat për kapjen e të ashtquajturve “peshq të mëdhenj”.

Protestuesit thanë se kapja e qeverisë nga krimi, po mban peng projektin europian të integrimit të vendit. “Jep dorëheqjen”, “Rama Ik” ishin disa prej parrullave të hedhura, ndërsa një gomone me thasë droge ishte vendosur para ministrisë . Të rinjtë opozitarë thanë se do të vazhdojnë të protestojnë para Ministrisë së brendshme çdo ditë, deri në largimin e Fatmir Xhafajt nga posti i Ministrit të Brendshëm.  Nesër gjithashtu, në orën 20:00 të mbrëmjes organizatorët do të shfaqin për të rinjtë dhe qytetarët serialin “Narkos”, serialin ku personazhet kryesore do të jenë Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri, Habilajt dhe Balilajt. Ka ardhur momenti të mos stepemi më. Me qëndresën tonë do të bëjmë të mundur rrëzimin e kësaj qeverie që na ka rrëmbyer të ardhmen” thane organizatorët. /Agjencitë/

më shumë
Rajoni

PRISHTINË: ALI AHMETI TAKON KRERËT E KOSOVËS

Presidenti-Thaçi-priti-liderin-e-BDI-së-Ali-Ahmetin_1-640×508-640×430

Thaçi: Përkrahim përpjeket për zgjidhjen e çështjes së emrit


Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ndodhet për vizitë në Kosovë, ku fillimisht u takua me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinajn, me ç’rast në fokus të takimit ishin cekur raportet e mira fqinjësore, si garanci e paqes në rajon.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se në takim me Ahmetin, kanë biseduar për shumë tema të rëndësishme për të dy vendet.

“Pata kënaqësinë të pres në takim liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim të Maqedonisë, Ali Ahmetin, me të cilin bashkëbiseduam për shumë tema të rëndësishme për të dyja vendet. U dakorduam që të angazhohemi bashkërisht që t’u gjejmë zgjidhje shumë çështjeve të rëndësishme, të cilat presin prej kohësh. Raportet e mira ndërfqinjësore, janë garanci e paqes në rajon!”, ka shkruar Haradinaj në Fejsbuk.

Më pas, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, realizoi takim edhe me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Presidenti Thaçi dhe Ahmeti kanë diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës e Maqedonisë dhe rëndësinë e integrimit euroatlantik të dy vendeve fqinje.

Është shumë e rëndësishme që të ecim përpara si rajon, sepse vetëm kështu e forcojmë paqen dhe stabilitetin në tërë Ballkanin Perëndimor. Kosova i përkrah përpjekjet për zgjidhjen e kontestit rreth emrit të Maqedonisë. Zgjidhja e kontestit të emrit e rrjedhimisht edhe hyrja e Maqedonisë në NATO është në interes të paqes në tërë rajonin tonë”, pohoi presidenti Thaçi.

Ndërsa, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, theksoi se bashkëpunimi i afërt i lidershipit shqiptar ka bërë që të përmirësohet edhe pozicioni i shqiptarëve në Maqedoni. Presidenti Thaçi dhe kryetari Ahmeti kanë folur edhe për rëndësinë e autostradës Prishtinë-Shkup, e cila do t’i afrojë edhe më shumë qytetarët tanë me njëri-tjetrin. /Art Channel/

më shumë
1 2 3 4 186
Page 2 of 186