close

Rajoni

Rajoni

RAMA, MUSTAFA DHE VUÇIQ KËRKOJNË PARA NGA BE PËR AUTOSTRADËN NISH-PRISHTINË-DURRËS

no thumb

 

Në ditën e dytë të Samitit të Vjenës, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilloi një takim koordinativ me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa dhe kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, në të cilin u diskutua rëndësia e ndërtimit të autostradës Nish-Prishtinë-Durrës.

Në këtë takim morën pjesë edhe drejtuesit e BERZH dhe BEI (Banka Evropiane për Investim), si edhe ministri i Jashtëm austriak Sebastian Kurz dhe komisionari Johannes Hahn.

Kryeministri Rama theksoi se te projektet e mëdha të infrastrukturës, qoftë autostrada Nish-Prishtinë-Durrës, qoftë autostrada Adriatiko-Joniane, janë projekte evropiane, të cilat nxisin ndërlidhjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë kuadër është e rëndësishme që ndërtimi i këtyre dy projekteve të fillojë sa më shpejt dhe për këtë nevojitet ekspertiza dhe mbështetja financiare e Komisionit Evropian dhe institucioneve financiare si BERZH dhe BEI. Ndërtimi i këtyre dy autostradave do të rrisë shkëmbimet tregtare në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe do të nxisë turizmin mes këtyre vendeve.

Ndërsa kryeministri Vuçiq, duke theksuar rëndësinë e autostradës Nish –Prishtinë- Durrës, tha se fa lë këtij projekti Beogradi do të lidhet me Prishtinën në më pak se tri orë, ndërkohë që porti i Durrësit do të kthehet në pikën më të afërt detare për Serbinë.

Në fillim të vitit 2016 pritet të përfundojë studimi i fizibilitetit për të dyja projektet, ndërkohë BERZH dhe BEI, në bashkëpunim me institucionet e Bashkimit Evropian, do të ndihmojnë në financimin e këtyre dy autostradave që do të lidhin Shqipërinë me vendet fqinje dhe Bashkimin Evropian. /Kosovapress/

 

 

më shumë
Rajoni

POLICIA SHQIPTARE DHE ITALIANE AKSION TË PËRBASHKËT KUNDËR TRAFIKIMIT ME DROGË

no thumb

 

Autoritetet u vunë në dijeni për aktivizimin e një linje që do të trafikonte drogë, nga vendi ynë drejt Italisë.Policia shqiptare bën të ditur se gjatë këtij hetimi pro-aktiv, duke aplikuar metoda speciale, për më shumë se 1 muaj, janë identifikuar dhe mbajtur nën kontroll personat e dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale dhe u shkëmbye informacion me autoritetet italiane.Linja e trafikut, ishte planifikuar të kryhej përmes përdorimit të një avioni të vogël.

“Policia shqiptare identifikoi menjëherë personat e përfshirë në rrjet dhe i mbajti ata nën vëzhgim. Në koordinim me homologët italianë, nëpërmjet shërbimit Interforce, u godit i gjithë grupi, pas dokumentimit të linjës së trafikimit. Në këtë kuadër, mëngjesin e datë s 24 gusht 2015, avioni i vogël i drejtuar nga shtetasi Vilson Lamaj është nisur nga Italia me destinacion vendin tonë, duke u ulur në orën 07:02 minuta, në një zonë pa shumë lëvizje në afërsi të fshatit Xhelilaj, pranë Sevasterit në Vlorë, ku edhe ka ngarkuar një sasi prej 120 kg marijuanë. Në momentin e uljes së avionit në Brindizi, policia italiane ka arrestuar shtetasin shqiptar Vilson Lamaj dhe bllokoi lëndën narkotike. Theksojmë se lëvizjet e avionit, përgatitja, itinerari dhe ngarkimi i lëndës narkotike në momentin e uljes, ishin pjesë e procedimit penal dhe bashkëpunimit ndërmjet Policisë Shqiptare dhe Italiane, duke përdorur edhe metodat speciale të hetimit, për të kontrolluar të gjitha lëvizjet dhe për të dokumentuar përgjegjësinë penale të të gjithë autorëve. Sapo mjeti fluturues ka zbritur në tokën italiane, është kryer bllokimi i tij,” tha Ardian Çipa, drejtor i Përgjithshëm për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda.

Në vijim të këtij hetimi, vazhdon bashkëpunimi me Policinë italiane për thellimin e hetimit për të gjithë personat e implikuar në këtë veprimtari kriminale. Ndërkohë që policia shqiptare ka ndaluar në orët e natës 6 persona, të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar droge, mes tyre edhe 1 punonjës policie. /Agjencitë e lajmeve/

më shumë
Rajoni

OPOZITA DHE SHOQËRIA CIVILE NË PRISHTINË DHE BEOGRAD KUNDËRSHTOJNË MARRËVESHJEN E ARRITUR

no thumb

 

Pas shumë bisedimeve, mbrëmë, Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, arritën katër marrëveshje pako. Aty përfshihet marrëveshje për telekomunikacionin, për energjinë, për lëvizjen e lirë mbi urën e Ibrit dhe formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në Kosovë.Marrëveshjet e arritura kanë ngjallur reagime të shumta në Kosovë.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç duke folur për katër marrëveshjet e arritura mes Prishtinës dhe Beogradit i cilësoi ato si të mira për serbët e Kosovës.
Vuçiç tha për Radio Televizionin serb se marrëveshjet mbi Asociacionin e komunave me shumicë serbe, energjia, telekomunikacioni dhe ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë, garantojnë sigurinë dhe mbijetesa e serbëve në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në një postim në rrjetin social Facebook ka njoftuar se në seancën e parë të Kuvendit të Kosovës do t’i njoftojë deputetët për katër marrëveshjet e arritura dje në Bruksel, në mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Ne seancën e parë të sesionit vjeshtor do ta informojmë Kuvendin për katër marrëveshjet, te cilat, më 25 gusht , i arritëm në Bruksel. Janë këto marrëveshje me peshë historike ne rrugën e forcimit të shtetit tonë dhe të partneritetit me BE-në dhe SHBA-në – ka shkruar Mustafa.

Veprimet më të cilat Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të kundërshtojë implementimin e marrëveshjes për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, ende nuk bëhen të ditura nga kjo parti. Megjithatë, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se institucionet dhe qytetarët e Kosovës duhet të gjejnë mënyrën për t’i mbajtë përgjegjës Mustafën dhe Thaçin për veprimet e posamarra në Bruksel.

Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar qytetarët që të jenë të gatshëm për të ndërmarrë veprime të përbashkëta, të cilat do të ndalnin krijimin e këtij asociacioni. Këtu ata nuk përjashtojnë asnjë mundësi, madje as dhunën. Kurse nga Kryeministri Mustafa kanë kërkuar edhe dorëheqjen.

Opozita dhe shoqëria civile në vend po vlerësojnë se nuk ka transparencë nga ana e Qeverisë së Kosovës, karshi dialogut dhe marrëveshjeve që po arrihen me shtetin serb në Bruksel.

Sipas tyre, qasja e kryeministrit Mustafa që vetëm përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook të komunikoi me qytetarët dhe mediat është një qasje e gabuar.

Sipas tyre, Mustafa po ndjek rrugën e paraardhësit të tij, partnerit të koalicionit, zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm Hashim Thaçi. /Kosovapress/

 

më shumë
Rajoni

MITROVICË: JA ÇKA THONË SHQIPTARËT E SERBËT PËR MARRËVESHJEN

no thumb

 

Marrëveshja e arritur mbrëmë në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa dhe atij serb Aleksandar Vuçiq, nga qytetarët në Mitrovicë, shqiptarë dhe serbë, është pritur dhe po komentohet në mënyra të ndryshme.

Mehmet Gubetini, qytetar nga jugu i Mitrovicës, u shpreh të mos i besoj shumë kësaj marrëveshje, sepse siç tha ai, marrëveshjet e arritura deri tani asnjëherë nuk janë zbatuar.

“Po edhe jo, sepse marrëveshjet nuk po zbatohen kurrë, sa marrëveshje janë bërë asnjë nuk është zbatuar, dhashtë Zoti kjo e fundit të zbatohet, nëse zbatohet, sigurisht se më mirë ka me qenë. Urat në tërë botën bashkojnë popujt, këtu i ndajnë”, ka thënë Gubetini.

Ndërkaq, Myftar Tahiri, arritjen e marrëveshjes e konsideron si punë të kryer, duke shpresuar se me zbatimin e saj, do ta rindërtojë shtëpinë e tij që ishte djegur pas lufte në veri.

“Unë besoj se kjo është tani veç punë e kryer. Më 15 tetor do të hapet edhe ura, unë i kam shtëpitë në atë pjesë, të cilat janë shkatërruar pas luftës. Do të thotë kur të hapet kjo urë do të vazhdojë ta ndërtoj shtëpinë ku e kam pasur.. me ndihmën ndërkombëtare kjo marrëveshje do të zbatohet, veç vonim, shteti është i yni”, tha mes tjerash ai.

Në anën tjetër, Dançetoviq Novica, marrëveshjen e quan si ideale dhe diçka që është arritur më së miri. Sipas tij, ajo duhet vetëm të respektohet dhe të fillojë më në fund jeta normale për të gjithë qytetarët pa dallim.

“Mendoj se është më idealja, më njerëzorja dhe më e mira për të gjithë njerëzit të cilët jetojnë në Kosovë. Dhe kjo është shumë pozitive dhe vetëm duhet të respektohet, në mënyrë që njëherë e përgjithmonë të fillojmë të jetojmë normalisht. Unë personalisht besoj se do të zbatohet kjo marrëveshje sepse megjithatë pjesëmarrës janë përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë, si dhe të Bashkësisë Ndërkombëtare, dhe tërë kohën është insistuar që të gjendet një kompromis dhe zgjidhje. Jeta është relativisht e shkurtër dhe këtë duhet ta shfrytëzojmë njerëzisht”, ka thënë Dançetoviq.

Në anën tjetër, shumë qytetarë serbë duke hezituar të flasin para kamerës, janë shprehur skeptikë për marrëveshjen, duke mos iu besuar fare politikanëve, ndërsa ka pasur edhe të tillë, të cilët këta të fundit i kanë quajtur gënjeshtarë dhe hajna.

“Po ç’bëjnë tjetër, përveç se kanë gjetur dhe gënjejnë..as njërit as tjetrit nuk i besoj, për popull çdo ditë është keq e më keq, ndërsa ata luajnë, shkojnë e kthehen.. parku i paqes nuk do të hiqet dhe kjo do të zgjasë me vite.. Vuçiq gënjen sikur një qen.. si njëri ashtu edhe tjetri gënjejnë..”

“Nuk di, nuk di… unë në këtë politikë nuk dua të hyj.. asgjë nuk di unë, jo jo vërtetë nuk di asgjë.. po, e shikoj televizorin, e kam dëgjuar këtë lajm, por nuk më intereson.. asgjë nuk di, unë në fakt kam dëgjuar diçka se do të bëhet më keq, por sa është e vërtetë nuk e di”

“A e dini pse u nda Mitrovica, u nda sepse hajnat e kanë ndarë për biznes, populli thjeshtë janë fukarenj dhe s’dinë asgjë, ky është Ballkan dhe s’besoj….unë jam malazeze dhe jetoj në jug, .. edhe kurrë s’ka me qenë mirë derisa janë hajnat në pushtet”.

Përderisa një pjesë e shqiptarëve besojnë në këtë marrëveshje dhe e vlerësojnë si arritje pozitive, disa të tjerë janë mjaft skeptikë, kurse të të njëjtit mendim janë po thuajse edhe qytetarët e veriut. /Kosovapress/

 

më shumë
Rajoni

AUSTRI, SAMITI I VJENËS, SHQIPËRIA DO KËRKOJË MBËSHTETJE NË KATËR FUSHA

no thumb

 

Gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor u ulen sot, 26 gusht 2015, ballë për ballë në forumin e dytë të Samitit të Vjenës, i cili do të organizohet nën kujdesin e kancelarit austriak Faymann dhe kancelares gjermane Merkel.

Samiti i nis punimet me firmosjen e një marrëveshje mes Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës për kufirin, ndërsa gjatë pasdites do të organizua edhe forumi i shoqërisë civile të Ballkanit Perëndimor, drejtuar nga ministri i Jashtëm austriak Sebastian Kurz dhe me pjesëmarrjen e kryeministrave të Shqipërisë dhe Serbisë Rama dhe Vuçiç.

Mësohet se Shqipëria do të kërkojë mbështetje në katër fusha kryesore; në infrastrukturën rrugore, në projekte për procesin e infrastrukturës energjetike, kapitalet njerëzore, arsimi, edukimi, si dhe në turizëm.

Një tjetër  kërkesë e Shqipërisë  në këtë samit pritet të jetë edhe krijimi i selisë së Fondit të Ballkanit Perëndimor në Tiranë , ku do të synohet përfshija e gjithë vendeve të rajonit me qëllim dhënien e ndihmës në hartimin dhe në financimin e projekteve.

Gjithashtu në Samitin e Vjenës pritet të miratohet platforma për të inkurajuar dhe mbështetur  të rinjtë, programet e shkëmbimit dhe të trajnimeve profesionale.

Nesër samiti do të vijojë punimet me projektin e ndërtimit të autostradës Nish-Pristinë-Durrës dhe me një mëngjes pune mes ministrave të ekonimisë së rajonit dhe BE.

Përfundimet e samitit do të publikohen në një konferencë shtypi ku në krah të liderëve të BE-së këtë radhë do të jetë kryeministri serb Vuçiç dhe jo Rama.

Përveç marrëveshjeve infrastrukturore dhe forcimit të bashkëpunimit mes vendeve të rajonit, në samit po diskutohet edhe për çështjen e klandestinëve. /Ora News/

 

 

më shumë
Rajoni

OPOZITA: UNMIK-U I DËMSHËM PËR KOSOVËN, DUHET TË LARGOHET

no thumb

 

Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, mbetet i padëshiruar dhe po shihet si pengesë nga ana e opozitës dhe shoqërisë civile për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës, veçanërisht në sferën diplomatike.

Për Lëvizjen Vetëvendosje ky mision dhe prezenca e tij në Kosovë mbetet e papranueshme dhe si e tillë nuk duhet lejuar. Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosjes, Zgjim Hyseni në një prononcim për KosovaPress tha se duhet të ndërpritet ky mision sa më shpejtë që është e mundur.

” Për Lëvizjen Vetëvendosje vazhdimësia e prezencëssë UNMIK-ut në Kosovës është e papranueshme dhe si e tillë nuk duhet lejuar. Mund të ketë zyre të OKB-së në Republikën e Kosovës por kurrsesi mision të UNMIK-ut, bazuar në Rezolutën 1244. Për neve edhe vazhdimësia e UNMIK-ut këtu është edhe një tregues tjetër për hapësirat boshe që i lë Qeveria e Kosovës sa i përket ushtrimit të sovraniteti. Hapësira këto që po i shfrytëzon misioni i UNMIK-ut. Ne duhet ta kemi të qartë se misioni i UNMIK-ut është i bazuar në Rezolutën 1244 dhe për sa kohë ai do të jetë i pranishëm në Kosovë, asgjë të mirë nuk do të kemi prej tyre. ..Gjithsesi për ne prania e këtij misioni është problematike dhe ky mision duhet të ndërpritet së vazhduari një orë e më parë”, tha Hyseni.

Ndërsa për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës prezenca e mëtejme e UNMIK-ut, përveç që është e panevojshme, ajo edhe po shkakton vështirësi për Kosovën dhe njohjen e shtetësisë së saj, pasi që po përdoret nga ana e shtetit serb si argument për të parandaluar njohjet.

“Vetë ekzistenca e misionit të UNMIK-ut dhe Rezoluta 1244 e cila, fatkeqësisht vazhdon të jetë ende në fuqi, shpeshherë po përdoret si argument nga Serbia për nevoja të konsumit të brendshëm politik, por edhe si argument në përpjekjet agjituese dhe të avokimit te vendet e ndryshme nëpër botë, me qëllim të parandalimit të njohjeve për Kosovën. Dhe rrjedhimisht, është pikërisht procesi i njohjeve për Kosovën, ai i cili është më së shumti duke lënguar dhe vazhdon të pengohet me vetë prezencën e UNMIK-ut dhe Rezolutën 1244”, tha për KosovaPress përmes një përgjigje me email, anëtari i kryesisë së AAK-së, Alban Dermaku.

Sipas Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike e Politike, do të ishte një gabim diplomatik nëse institucionet e Kosovës do të kërkonin të largohej me forcë ky mision, por se për të kërkuar një gjë të tillë, sipas tij, do të duhej të gjendeshin forma të tjera të cilat do të ia pamundësonin prezencën këtij misioni në vendin tonë.

“E vetmja rrugë për të kërkuar largimin e UNMIK është që të punohet në një qasje diplomatike të partnerëve të Kosovës dhe së bashku me ta të bëhet praktikisht i pamundur prezenca e UNMIK-ut në Kosovë, në mënyrën që duke i zvogëluar financimet ngadalshëm për fondet që ka UNMIK dhe që shfrytëzon në Kosovë, në fakt të bëhet edhe e pamundur ekzistenca e këtij misioni dhe vazhdimi i një misioni të tillë në Republikën e Kosovës”, tha Korenica.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri dhe njëherit ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës Hashim Thaçi në fjalimin e tij të mbajtur të premten para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit ka kërkuar që të shqyrtohet me diskutime serioze mandati i misionit të UNMIK-ut në Kosovë. /Kosovapress/

 

më shumë
Rajoni

UASHINGTON: SERBIA VENDI ME MË PAK LIRI PERSONALE NË RAJONIN E BALLKANIT

no thumb

 

Sipas raportit të institutit amerikan CATO, mbi të drejtat personale, Maqedonia ndodhet në vendin e 45-të, ndërsa Shqipëria në 54-in.Mali i Zi dhe Sllovenia janë dy vende me më shumë liri personale, por Serbia është vendi më me pak liri në rajonin e Ballkanit.

Sipas rezultateve të raportit të fundit mbi lirinë personale, Mali i Zi dhe Sllovenia janë vende me më shumë liri, ndërsa Serbia zë vendin e fundit në rajonin e Ballkanit. Sipas rapotiti të detajuar të institutit CATO i cili tematizon indeksin e lirive personale dhe që mbështetët në lirinë personale të qytetarëve dhe në liritë ekonomike, Mali i Zi gjendet në vendin e 40-të nga gjithsej 152 vende të botës.

Pas Malit të Zi nga vendet e rajonit vjen Sllovenia, për ndryshe anëtare e Bashkimit Evropian e cila gjendet në vendin e 41 të kësaj liste të vendeve me liri më të mëdha në botë. Pas Sllovenisë vjen Kroacia në vendin e 44-të, Maqedonia në vendin e 45-të, Shqipëria në të 54-in dhe Bosnja Hercegovina është pozicionuar në vendin 56-të në indeksin e lirive personale.

Sipas kësaj liste nga vendet e rajonit, vendi me më pak liri është Serbia e cila gjendet në vendin e 80-të. Është interesante, të përmendim se sipas kësaj liste me liri pak më të mëdha personale nga vendet e Ballkanit janë Kili, në vendin e 18-të, Tajvani në vendin e 24-ët, Korea në vendin e 31, Uruguaji në të 34-in dhe Kosta Rika në vendin e 39-të, pra para Malit Të Zi.

Agjencitë e lajmeve bëjnë të ditur se nga vendet e rajonit më të gjërë të Ballkanit me liri më të mëdha janë Rumania në vendin e 32, Hungaria në të 38, Bullgaria ndan vendin e njëjtë me Sllovenin dhe Greqia gjendet në vendin e 46-të.

Vendi me liri më të pakët Evropian është Serbia, pas saj edhe Ukraina në vendin e 74-të si dhe Moldavia në vendin e 64-të.

Nga ana tjetër vende me liri më të madhe në botë janë Hong Kongu, Zvicra, Finlanda, Danimarka, Zelanda e Re, Kandaja, Australia, Irlanda, Britania e Madhe dhe Suedia.

Agjencitë e lajmeve duke cituar rezultatet e raportit mbi liritë personale të institutit CATO theksojnë se midis 20 vendeve me liri më të mëdha gjenden edhe Norvegjia, Austria, Gjermania, Islanda, Holanda, Malta, Luksenburgu, Kili, Mauriciusi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas institutit CATO nga 20 vende me liri më të mëdha në botë, 13 syresh vijnë nga Evropa.

Vendi me më pak liri në botë është Irani, pastaj Kongo, Mianmari, Zimbabvea, Jemeni, Republika Qendrore Afrikane, Algjeria, Etiopia, Venezuela, Çadi dhe Arabia Saudite.

Nga vendet e tjera Shtetet e Bashkuara të Amerikës zënë vendin e 20-të, Japonia të 28-in, Franca vendin e 33-të, India të 75-in, Brazili  të 82-in, Rusia të 111-in, Kina të 132-in dhe Egjipti vendin e 136-të.

Në raportin e institutit amerikan theksohet se ky është “ Indeksi më vuluminozë mbi liritë që është shpallur deri më tani në nivel global. Rezultatet e këtij raporti janë marrë duke analizuar të drejtat personale, qytetare dhe ekonomike në vendet e mbarë botës në fushat siç janë  sundimi i të drejtës, religjionit dhe tregut. /Al Jazira/

 

më shumë
Rajoni

SERBI: KUSHTE TË VËSHTIRA PËR REFUGJATËT!

no thumb

 

Serbia po ballafaqohet me probleme rreth përkujdesjes së mijëra refugjatëve. Disa qëndrojnë nëpër parqet e Beogradit kurse të tjerët në tullanën e braktisur në Suboticë, në provincën e Vojvodinës, në afërsi të kufirit me Hungarinë.

Në disa vende të Serbisë pamjet e refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe veriu i Afrikës, aty ku ndalen për të pushuar, janë bërë të zakonshme. Njëri prej tyre është Ako, një refugjat nga Iraku.

“Nuk ka jetë në Irak, atje ka luftë, gjithkund kemi problem. Dëshiroj të shkoj në Gjermani, por në Hungari më kapën ngase nuk kisha dokumente. Dua të shkoj në Gjermani ku e kam vëllaun”

Derisa nuk i realizohet kjo dëshirë, sikurse refugjatët tjerë, edhe ai do të flejë nën qiell të hapur,që ka edhe çmimin e vet.

“Më së shpeshti kolliten,veçanërisht kur moti është me shi, kanë ndezje mushkërish, janë të ftohur.Përpos kësaj, kanë probleme gastro-intestinale, duke marrë parasysh se udhëtojnë. Gjithashtu, kanë dhimbje në muskujt për shkak të ecjes në këmbë…” –  thotë Nevena Radovanoviq, mjeke.

Të këtillë mund të ketë gjithnjë e më shumë ngase vlerësohet se çdo ditë në Serbi arrijnë mbi 1500 refugjatë që kanë nevojë për ndihmë.

“Ajo që duhet janë tendat, thasët për fjetje, batanije, garderobë e ngrohtë dhe mjete higjienike. Organizata jonë pesë herë në javë sjell ndihma nëpër parqet ku grumbullohen refugjatët dhe rregullisht jemi në terren nëpër qendrat e azilit ku shohim se çka po ndodh. Kapacitetet janë gjysmë të zbrazura” – deklaron Jovana Dinçiq nga qendra për Ndihmë Azilkërkuesve.

Edhe në Serbi paraqitet paradoksi për të cilin është i vetëdijshëm edhe vetë shteti.

“Nuk mund të besoj se kemi polici që me forcë po i largon njerëzit nga parqet, ne këtë nuk do ta bëjmë”-  shprehet Nenad Ivanisheviq nga ministria për Çështje Sociale.

Do të punohet për hapjen e punkteve për ndihmë në katër pikat më kritike: Beograd, Suboticë, Kanjizhë dhe Preshevë, kurse harxhimet janë gjithnjë e më të mëdha.

“Këto janë shpenzime minimale me vlerë prej 15 mijë euro, natyrisht këto harxhime rriten dhe për këtë shkak kjo ndihmë nga bashkësia ndërkombëtare, që e kemi pritur gjatë kohë, është e mirëseardhur dhe shpresojmë të jetë konstante. Presim që Serbia të futet në projektin mesdhetar të ndihmës dhe të mos i ndihmohet vetëm Greqisë dhe Italisë,por të përfshihet i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor.’

Si ndihmë e parë nga fondet evropiane, autoriteteve në Serbi iu janë akorduar 390 mijë euro ndihmë urgjente si mjete të pakthyeshme. /Agjencitë e lajmeve/

 

 

më shumë
Rajoni

ATHINË: KREU I OPOZITËS NË KRYE TË QEVERISË

no thumb

 

Kreditorët financiarë ndërkombëtarë të Athinës, kanë shfaqur bindjen se megjithëse Greqia shkon në zgjedhje të parakohshme kjo nuk do të ndikojë në zbatimin e reformave që Kryeministri Tsipras i ka premtuar. Karshi kësaj, anëtarët rebelë të Syrizas, që shkaktuan dhe dorëheqjen e qeverisë janë gati për krijimin e partisë së re. “Uniteti popullor” është emri më i ri i formacionit politik që përbëhet nga 25 deputetët e shkëputur nga partia e deritashme në pushtet.

Ndryshon situata në Greqi, pas dorëheqjes së kryeministrit Alexis Tsipras. Lideri i partisë opozitare Demokracia e Re, Evangelos Meimarakis, ka marrë zyrtarisht nga presidenti i vendit Prokopis Pavlopoulos mandatin për të krijuar qeverinë e re.

“Do të impenjohemi për të gjetur një zgjidhje sepse kemi detyrimin që ta bëjmë”-citohet të ketë thënë Meimarakis për agjencinë greke të lajmeve ANA.

Ai nuk ka përjashtuar mundësinë e krijimit të një qeverie me një kryeministër nga SYRIZA, siç është zëvendës kryeministri në ikje Yannis Dragasakis. Tashmë  61 vjeçari Meimarakis ka tre ditë kohë për të krijuar qeverinë e re, por shanset duken të pakta, pasi partitë e tjera pro-europiane si PASOK dhe To Potami kanë deklaruar se nuk kanë ndërmend të krijojnë mazhoranca të reja e as të mbështesin ekzekutivin në minorancë.

“Zgjedhjet nuk janë të nevojshme, do të përpiqem të krijoj një qeveri të re për të evituar efektet negative afatgjatë që do të sillnin zgjedhjet”-tha Meimarakis.

Ndërkaq, anëtarët rebelë të Syrizas, që shkaktuan dhe dorëheqjen e qeverisë janë gati për krijimin e partisë së re. “Uniteti popullor” është emri më i ri i formacionit politik që përbëhet nga 25 deputetët e shkëputur nga partia e Aleksis Ciprast. Kjo parti do të udhëhiqet nga ish-minsitri i Energjitikës, Panajotis Lafazanis, i cili ishte një nga kundërshtarët më të fortë të marrëveshjes financiare  të Greqisë me kreditorët ndërkombëtarë.
Të enjten, kryeministri Aleksis Cipras dha dorëheqjen pasi partia e tij doli kundër marrëveshjes së ndihmës me kreditorët ndërkombëtarë. Gati një e treta e deputetëve SYRIZA-së abstenuan ose votuan kundër kushteve të marrëveshjes së re çka bëri që kryeministri Tsipras efektivisht  të humb shumicën në parlament./Agjencitë e lajmeve/

më shumë
Rajoni

TIRANË: EKONOMIA E VENDIT, PËRPLASJE POZITË-OPOZITË

no thumb

Kryeministri Edi Rama i ka bërë apel bizneseve që të marrin masa e të heqin dorë nga evazioni fiskal nëse në Shtator nuk duan të ndëshkohen rëndë nga ligji. Rama përcolli mesazh të qartë edhe për qytetarët duke u bërë thirrje  që të mos paguajnë nëse nuk u japin kupon tatimorë.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku ka akuzuar kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij se po rrënon bizneset dhe qytetarët me politikat që ka ndjekur në rritjen e taksave, shtimin e korrupsionit dhe informalitetit në vend.

Basha tha se kjo situatë ishte paralajmëruar më herët nga opozita me paraqitjen e amendamenteve në Kuvend që nuk morën vëmendjen e Ramës dhe Metës. /Agjencitë e lajmeve/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

më shumë
1 183 184 185 186 187 192
Page 185 of 192