close

Rajoni

Rajoni

LIMAJ: DEKLARIMET PËR KORRIGJIM TË KUFIJVE, TË PAPRANUESHME

A6220F98-935A-4C23-9F31-8F8B545B0D65_w1023_r1_s

Zëvendës-kryeministri, Fatmir Limaj, i ka bërë thirrje presidentit Hashim Thaçi që të ketë kujdes me deklaratat e tij rreth korrigjimit të kufirit me Serbinë dhe bashkimin me Luginën e Preshevës.

Limaj, në një intervistë për Ekonomia Online, i ka kërkuar Thaçit që të mos e humbasë edhe më shumë besueshmërinë dhe kredibilitetin e institucioneve të Kosovës.

“Unë jam kundër deklarimeve që po i shoh, që kanë tendenca dhe këto deklarime prishin unitetin dhe zbehin besimin dhe kredibilitetin. Apeli jem është edhe presidentit, kujdes, mos e humb kredibilitetin, mos e zbeh edhe më shumë besueshmërinë dhe kredibilitetin e institucioneve të Kosovës”, ka deklaruar Limaj.

Presidenti Thaçi ka thënë se është e pranueshme dhe realizueshme kërkesa e liderëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën dhe se kjo, sipas tij, mund të bëhet në procesin e korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por, në anën tjetër kreu i shtetit mohoni mundësinë që ndarja e Kosovës të diskutohet me Beogradin në Bruksel. Ai ka ftuar të gjithë drejtuesit e institucioneve dhe partive politike që të kenë kujdes në deklarata, duke i quajtur ato të panevojshme e që nuk guxojnë të bëhen nga institucionet shtetërore.

“Deklaratat të cilat bien ndesh dhe në kundërthënie me njëra-tjetrën, në mëngjes të thuash ndryshe kurse në mbrëmje ndryshe, janë të dëmshme për vendin. Qytetarët e Kosovës po e kuptojnë çka po flitet dhe ftesa ime është për të gjithë, kujdes nga deklaratat që e dëmtojnë vendin. Nuk krijohen opinione, nëse ka tendencë për të krijuar opinion, të tilla nuk krijohen”, ka theksuar ai.

Ndërkaq një ditë më parë në një intervistë dhënë REL, Fatmir Limaj zëvendës-kryeministër i Kosovës dhe kryetar i partisë Nisma Socialdemokrate potencon se “Kemi obligim të respektojmë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe deklarimet për korrigjim të kufijve nga bartësit e institucioneve janë të papranueshme”. Ai tha se në Kosovë, kurrë nuk do të ketë Republika Serbe dhe diçka e tillë sipas tij, do ta rrënonte e shkatërronte Kosovën.

 Askush në Kosovë, asnjë bartës i institucioneve, asnjëri nga ne, as nuk kemi të drejt as nuk do të mundemi po të donim ta bënim një gjë të tillë. Kosova është më e madhe se bartësit e institucioneve. Jemi duke folur për një çështje jetike, në Kosovë Republika Serbe kurrë nuk do të ketë, kurrë kosovarët nuk do ta pranojnë. Po them qytetarët e Kosovës kurrë nuk kanë për ta pranuar. Ne nuk do ta pranojmë një gjë të tillë. Ky është rrënim dhe shkatërrim i vendit tonë. /Agjencitë/

 

 

më shumë
Rajoni

GJAKOVË: KALLËZIME PENALE NDAJ SERBISË

lufta-ne-kosove-wikipedia

Rreth 82 kallëzime penale të reja


Rreth 82 kallëzime penale të reja kanë paraqitur përfaqësuesit e Grupit të Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte dhe përgatitjen e kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës së viteve 1998/99 në Gjakovë. Nga ky grup theksojnë se Prokuroria është duke u marrë me rastet penale të paraqitura deri më tani.

Përfaqësues të Grupit të Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte dhe përgatitjen e kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës së viteve 1998/99, për herë të gjashtë kanë dorëzuar kallëzime penale kundër kriminelëve serbë. Kryetarja e grupit të Shoqërisë Civile, Mevlyde Mezini Saraçi, tha se dosjet përmbajnë rreth 82 kallëzime penale.

Poashtu, Shkëndije Hoda nga ky grup u shpreh se në Gjakovë ka gatishmëri që të dorëzohen dëshmi.

Pas dorëzimit të kallëzimeve penale, Përfaqësues të Grupit të Shoqërisë Civile ushprehen se besojnë që së shpejti do të shihen me kriminelët në Gjykatë, pasi që siç thonë, Prokuroria është duke u marrë me rastet penale të paraqitura deri më tani. /Agjencitë/

 

më shumë
Rajoni

THAÇI: ME MARRËVESHJE, LUGINA MUND T`I TAKOJË KOSOVËS

Screenshot_3

Palmer: SHBA mbështet normalizimin e marrëdhënieve


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, foli sërish për mundësinë, siç e cilësoi ai, të korrigjimit të kufirit me Serbinë, gjatë procesit të ardhshëm të dialogut. Këto komente, Thaçi i bëri pas vizitës në Odën Ekonomike të Kosovës. Ai tha se pret që nga fundi i muajit gusht dhe fillimi i shtatorit dialogu të dinamizohet nën lehtësimin e Bashkimit Evropian dhe me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Presidenti Thaci tha se përfaqësuesit e komunave Preshevë, Bujanoc e Medvegjë e kanë shprehur vullnetin e tyre që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, andaj, sipas tij, nëse ka pajtueshmëri në dialog, kjo pjesë do të mund t’i bashkohej Kosovës.

Zëvendës-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Metju Palmer, gjatë vizitës në Shkup është pyetur nga gazetarët se a është administrata amerikane në favor të ndarjes së Kosovës. Ai tha se SHBA mbështetë normalizimin e plotë mes Kosovës dhe Serbisë. /Agjencitë/

 

më shumë
Rajoni

MAQEDONI-KOSOVË: KALENDAR TË PËRBASHKËT KULTUROR

asaf-ks

Grupe punuese në kuadër të dy ministrive


Maqedonia dhe Kosova do të kenë një marrëveshje të përbashkët për aktivitetet kulturore. Kjo është bërë e ditur në takimin e ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi me homologun e tij nga Maqedonia, Asaf Ademi.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Kosovës, Kujtim Gashi ka pritur në takim homologun e tij nga Maqedonia, ministrin Asaf Ademi.Në konferencën për media pas takimit, ministri Gashi tha se dy ministritë kanë rënë dakord për një kalendar të përbashkët kulturor.

Ministri i Kulturës i Maqedonisë, Asaf Ademi tha se është nder i veçantë qe vizitën e parë zyrtare jashtë vendit e realizoi në Kosovë. Ai tha se bashkëpunimi i mirë që ka ekzistuar në mes Kosovës e Maqedonisë do të zhvillohet dhe më tepër.

Ministri Gashi ka përmendur muajin shtator si kohën kur do të nënshkruhet kalendari i përbashkët kulturor. Ndërsa, për Ministrin e Kulturës Asaf Ademin kjo është vizita e parë jashtë shtetit që kur ka marrë drejtimin e kësaj ministrie. Ai u shpreh i nderuar për këtë gjë. /Agjencitë/

 

më shumë
Rajoni

TIRANË: HOMAZHE PËR HAJDARAGËN NË KUVEND

homazhe-hajdaraga-1533026886

Të pranishëm personalitete të njohura të politikës


Në nderim të figurës së ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, ish-ministrit të Mbrojtjes Luan Hajdaraga, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme, pas një beteje të gjatë me sëmundjen, Kuvendi i Shqipërisë organizon homazhe në sallën e seancave plenare. Shumë figura e personalitete të njohura të politikës shprehën ngushëllimet familjarëve të ish-ministrit të Mbrojtjes, duke e cilësuar si një humbje të një eksponenti më të madh në Partinë Socialiste që në fillimet e saj.

Ministra, deputet, funksionarë e ish funksionarë të Shqipëris sot kanë marrë pjesë në homazhet për ish ministrin Luan Hajdaraga. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka qenë ndër të parat që ka mbërritur në ceremoninë e homazheve e cila shprehu konsideratën për figurën e Hajdaragës.

I pranishëm në këto homazhe ka qenë edhe Kryetari i BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti. Ai u shpreh se Hajdaraga ka qenë një mbështetës i fortë i shqiptarëve të Maqedonisë duke i ndihmuar ata në ditët e tyre më të vështira.

I pranishëm në Homazhet për Luan Hajdaragën ka qenë edhe Kryeministri Edi Rama i cili shprehu ngushllimet, si dhe ka nderuar figurën e tij. Si deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe si ministër i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga njihet si një nga personalitetet, i cili dha një kontribut të paçmueshëm në Partinë Socialiste.  /Agjencitë/

 

më shumë
Rajoni

TIRANË: NDAHET NGA JETA LUAN HAJDARAGA

Luan-Hajdaraga-770×433

Pësoi ishemi masive në tru


U nda nga jeta në moshën 69 vjecare Luan Hajdaraga. Hajdaraga ka qenë eksponent i lartë i PS-së, deputet i kësaj partie, ministër i Mbrojtjes në vitet 1998-2000, e më pas ka shërbyer dhe si zv. ministër i jashtëm në 2003.

Në mars të këtij viti duke u kthyer nga Struga, ku ishte profesor në Universitetin e Strugës, në kalimin Qafë Thanë pësoi ishemi masive në tru. Pasi një kohë të shkurtër është kuruar në Klinikën Universitare në Tiranë, Hajdaraga ishte transferuar për kurim në Turqi. Qeveria shqiptare miratoi 1,7 milionë lekë (13.500 euro) për kurimin e tij. Hajdaraga lindi në 2 gusht të vitit 1948 në Tiranë.

Ai dy mandate ishte deputet në Kuvendin e Shqipërisë, nga viti 1998 deri në vitin 2000 ministër i Mbrojtjes, nga korriku e deri në dhjetor të viti 2003 edhe zëvendësministër i diplomacisë shqiptare. Hajdaraga ishte edhe drejtor i Institutit për Shkenca Pedagogjike dhe profesor universitar.

Hajdaraga ka një qënë një politikan i rëndësishëm i PS pasi ka qënë në disa legjislatura deputet i kësaj force politike, nënkryetar i partisë ndërsa ka mbajtur edhe postin e Ministrit të Mbrojtjes. /Agjencitë/

 

më shumë
Rajoni

THAÇI: NDARJA E KOSOVËS, DEZINFORMATË

266104-F51wMv7pDZ

Punohet për vazhdim të dialogut Kosovë-Serbi


Kreu i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka dashur të komentoj raportimet në media se pala kosovare ka në plan t’i japë hov idesë së shkëmbimit të territoreve me Serbinë. Ai ka shtuar se ka lajme të shumta që po e fusin opinion publik në konfuzion.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, nuk ka mohuar mundësinë që me Serbinë do të diskutohet edhe për shkëmbimin e territoreve. Ai ka thënë se institucionet e Kosovës dhe të gjitha partitë duhet të punojnë për një konsensus të madhe dhe të vazhdojnë procesin e dialogut me Serbinë – mbështetur nga BE dhe SHBA.

Këto komente Thaci i ka bërë pas homazheve te varri i veprimtarit, Adem Demaci. /Agjencitë/

 

më shumë
Rajoni

PRISHTINË: ADEM DEMAÇIT I JEPET LAMTUMIRA E FUNDIT

Screenshot_3

Varroset me nderime të larta shtetërore


Me nderime të larta shtetërore iu dha lamtumira e fundit veprimtarit të shquar, Adem Demaçit. Ceremonia komemorative për nderë të jetës dhe veprës së veprimtarit, Adem Demaçit u mbajtë sot në sheshin “Skënderbeu”, Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia etj.

Liderët shqiptarë u mblodhën sot bashkë me familjarë, miq e bashkëqytetarë të Adem Demaçit, në ceremoninë mortore që u mbajt nën patronatin e Presidencës së Kosovës, për nder të tij.

Gjatë fjalimit të tij në ceremoni, i pari i shtetit, Hashim Thaçi, ka vlerësuar lartë jetën dhe veprën e veprimtarit të çështjes kombëtare Adem Demaçi. Vdekja e Demaçit, sipas presidentit Thaçi ka lënë një zbrazëtirë të madhe në historinë e kombit shqiptarë.

Edhe homologu i tij nga Shqipëria, presidenti Ilir Meta, në ceremoninë mortore për veprimtarinë e Adem Demaçit, tha se janë mbledhur sot t’i japin lamtumirën e fundit heroit të pashembullt të rezistencës për liri dhe dinjitet kombëtar e njerëzor.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se “baca Adem i mësoi rrugën drejt lirisë” të gjithëve.Haradinaj, e ka quajtur veprimtarin e çështjes kombëtare Adem Demaçin si të vetmin që dha me së shumti për së gjalli nga të gjithë.  Sipas kreut të Qeverisë, Demaçi ishte sikur të gjithë, por i veçantë në veprën e tij, ndërsa i vetmi në brezin e tij.

Për ta nderuar këtë ceremoni komemorative, mori pjesë edhe kryetari i BDI-së Së Maqedonisë, Ali Ahmeti i cili tha se një jetesë si kjo e bacë Ademit që ka ndikuar tek tjerët nuk shuhet asnjëherë, vijon përjetësisht.

Në emër të familjes Demaçi, fjalë rasti para të pranishmëve mbajti e bija e Demaçit, Abetarja. E cila tha se ndau babain e saj me të gjithë shqiptarët.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot pas ceremonisë mortore, në nderim të emrit dhe veprës së Adem Demaçit ka marrë propozim vendim për vendosjen e shtatores Adem Demaçi në sheshin “Adem Demaçi” në Prishtinë, emërtimin e Autostradës Prishtinë – Pejë “Autostrada Adem Demaçi” dhe propozimin për të emërtuar Parkun e Qytetit të Prishtinës “Parku Adem Demaçi”.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë liderë shtetëror, nga trojet shqiptare si dhe qytetarë të shumtë. Demaçi ndërroi jetë pas një sëmundje në moshën 82 vjeçare. /Art Channel/

 

 

më shumë
Rajoni

PRISHTINË: HOMAZHE PËR ADEM DEMAÇIN

auto_homazhe1532687924

Varrimi të shtunën, me ceremoni shtetërore


Me intonimin e himnit të Kosovës, himnit kombëtar shqiptar dhe me një minutë heshtje, Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën komemorative kushtuar jetës dhe veprës së Adem Demaçit, i cili vdiq dje në Prishtinë, në moshën 82 vjeçare.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha në këtë seancë se Demaçi ishte ndër figurat më të mëdha të këtyre 100 vjetëve të fundit. Adem Demaçi, nënvizoi Veseli, e kishte mposhtur frikën nga pushtuesi dhe me guximin e tij ai e mësoi një popull të tërë ta mposhtë frikën.

Kryetari i kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, tha se vepra e Demaçit nuk do të harrohet kurrë.

Vaselika Hysi, nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë, tha se ndarja e Adem Demaçit nga jeta na thërret për t’u bërë më të fortë.

Udhëheqësit më të lartë të institucioneve të Kosovës kanë vlerësuar lartë figurën e veprimtarit të njohur politik Adem Demaçi. Flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës është ulur në gjysmështizë në të gjitha institucionet shtetërore brenda dhe jashtë vendit. Demaçi, veprimtar politik dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut, njihet si simbol i rezistencën në Kosovë për lirinë dhe pavarësinë e saj. Për shkak të pikëpamjeve të tij politike, ai kishte vuajtur një dënim prej 28 vitesh në burgjet e ish-Jugosllavisë e më pas të Serbisë, andaj edhe shpesh është quajtur edhe si “Mandella i Ballkanit”. Adem Demaçi pritet të varroset të shtunën, me ceremoni shtetërore. /Agjencitë/

më shumë
Rajoni

PRISHTINË: QEVERIA E KOSOVËS HEQ TAKSËN DOGANORE

qeveria11-2-1

“Masa do të vazhdojë të vlejë për shtatë produkte”


Serbia, Maqedonia, Bosnjë Hercegovina dhe Mali i Zi i kanë bërë thirrje Prishtinës që pa anulime të tërheq doganat edhe për prodhimet tjera ku më herët kishte vendosur taksë prej 30%. Kosova ka vendosur që t’i tërheq masat mbrojtëse për importin e një pjese më të madhe të perimeve dhe misrit.

Qeveria e Kosovës e tërhoqi vendimin për vendosjen e taksës doganore prej 30 përqind në importin e pemëve, perimeve dhe misrit. Lajmin për mediat e Kosovës e konfirmoi zëvendës-ministri për Tregti dhe Industri i Qeverisë së Kosovës, Fadil Arifi. Megjithatë, sipas tij, masa do të vazhdojë të vlejë për 7 produkte.

“Ato masa vazhdojnë të vlejnë për domatet, specat, mollët, dardhët, kumbullat, mjedrat dhe rrushin. Vendimi është sjellë ditën e djeshme (e martë). Ministria ka kërkuar nga Qeveria ndryshimin dhe plotësimin e vendimit. I kemi hequr masat për produktet tjera, ndërkaq, për produktet për të cilat vazhdojnë masat, ato janë të përkohshme. Këto masa, më pas, janë miratuar në qeveri”, tha Arifi.

Sipas tij, deri te ndryshimi i vendimit ka ardhur pas “presioneve të ndryshme”, ndërsa në bazë të analizës, shtoi ai, ka qenë e rëndësishme që masat të mbeten për produktet që përmendi. Masat e para, sipas tij, Kosova i ka vendosur në bazë të analizimit të tregut.

Edhe zëvendës-kryeministri dhe ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikimit i Qeverisë së Serbisë, Rasim Lajiq, konfirmoi se Prishtina i ka tërhequr masat për taksën doganore prej 30 për qind. Këtë deklaratë, ai e bëri pas takimit në Beograd me nënkryetarin e Këshillit të ministrave, ministrin e Tregtisë së Jashtme dhe të Marrëdhënieve Ekonomike të Bosnjë Hercegovinës, Mirko Shareviq, si dhe ministrin e Bujqësisë dhe Pylltarisë të Maqedonisë, Lupçe Nikolovski. /Agjencitë/

 

më shumë
1 2 3 192
Page 1 of 192