close

Shëndetsi

ShëndetsiVendi

MAQEDONI: KATËR FËMIJË DIAGNOSTIFIKOHEN ME DIABET

diabet

Trend i rritjes së numrit të të sëmurëve me diabet

Katër fëmijëve me diabet  melitus tipi 1 prej të cilëve dy nga Ohri, dhe nga një nga Gjevgjelia dhe Sveti Nikolla,  për herë të parë u është diagnostifikuar sëmundja pas keqësimit të fundit të gjendjes së tyre shëndetësore lidhur me hospitalizimin e tyre në klinikat në Shkup. Këtë e ka konstatuar Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor pas kontrollit inspektues të kryer të jashtëzakonshëm te mjekët amë të fëmijëve.

Nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor kumtuan se  nga kontrolli i parë i dokumentacionit mjekësor të fëmijëve, kanë konstatuar se të gjitha vizitat e fëmijëve te mjekët amë si dhe vizitat në institucionet tjera shëndetësore, kryesisht janë evidentuar me rregull.

“Menjëherë pas marrjes së informatave për tre rastet e zbuluara me diabet melitus tipi 1 te fëmijët, inspektorati  shëndetësor dhe ai sanitar shtetëror veproi në bazë të kompetencave ligjore që do të thotë se menjëherë janë njoftuar inspektorët e inspektoriatitit tonë, ato të njësive rajonale prej nga vijnë fëmijët, dolën në terren. Inspektoriati shtetëror i shëndetit dhe ai sanitar për momentin zbaton mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektoriale tek mjekët amë, të të tre fëmijëve, gjegjësisht Ohër, Gjevgjeli dhe Sveti Nikollë , pa marrë parasysh se njëri nga fëmijtë tani më është lëshuar në shtëpi. “

Udhëheqja e fëmijëve nga ana e mjekëve amë, si dhe nga ana e punonjësve shëndetësor në institucionet spitalore, siç thuhet, është sipas udhëzimeve dhe protokolleve për mjekësi të bazuar në dëshmi. Nga Klinika për sëmundje të fëmijëve, megjithatë potencojnë se diabeti melitus tipi 1 është sëmundja më e shpeshtë autoimune, e cila karakterizohet me shkatërrimin e qelizave beta të pankreasit, me ç’rast vjen deri te mungesa e kompletuar e insulinës.

Një e treta e fëmijëve të sapodiagnostifikuar me diabetin melitus tipi 1 pranohen në gjendje ketoacidozë, e cila kërkon terapi intensive. Fëmijët zakonisht shfaqin simptoma të rritjes së konsumit të lëngjeve, urinimit të rritur, rritje e konsumit të ushqimit, dobësim dhe dhimbje të barkut, prej një deri në katër javë para se t’u përshkruar diagnoza. Republika e Maqedonisë i takon vendeve me incidencë të vogël/të mesme në lidhje me paraqitjen e diabetit te fëmijët. Viteve të fundit ekziston trend i rritjes së numrit të të sëmurëve, që është në pajtim me trendet botërore, thuhet në kumtesën e ISHSSH. /Art Channel/

më shumë
ShëndetsiTop LajmeVendi

SHKUP: RRITET NUMRI I KONSUMIMIT TË BARNAVE

Screenshot_6

Mjekët: Të konsumohen vetëm me rekomandimin tonë

Të dhënat e Fondit shëndetësor tregojnë se “Enalaprili’ ka qenë bari më i shfrytëzuar gjatë vitit 2017, ashtu siç vitet paraprake, me gjithsej 2.08 milionë receta të realizuara. Në vend të dytë është “metformini””, ndërsa në vend të tretë “diazepami” me mbi një milionë receta. Mjekët apelojnë që të kihet kujdes me përdorimin e barnave dhe të njëjtat të merren vetëm me rekomandime nga mjeku.

Konsumimi i barnave me recetë viteve të fundit në vend ka shënuar rritje. Sipas të dhënave të Fondit shëndetësor “Enalaprili’ ka qenë bari më i shfrytëzuar gjatë vitit 2017, ashtu siç vitet paraprake, me gjithsej 2.08 milionë receta të realizuara, që paraqet 9.01% nga numri i përgjithshëm i recetave të shënuara për vitin 2017. Në vend të dytë është “metformini””, ndërsa në vend të tretë “diazepami” me mbi një milionë receta. Mjeku farmacist, Emin Hajrullai duke treguar efektet e tre barnave të cilat kanë qenë më të shfrytëzuara thekson se diazepami është një sedativ i cili ka më së shumti efekte anësore sepse I njejti krijon varshmëri. Ndërkaq, Enalaprili dhe metformini janë barna që duhet të merren por gjithmonë me rekomandim nga mjeku.

‘Diazepami nuk do të zgjidh asnjë problem prej atyre që ka pacienti por vetëm mund të prolongojë dhe më shumë përqëndrohemi në zgjidhjen reale të problemeve me të cilat ballafaqohen pacientët dhe popullata. Kurse në preparation e dytë enalaprili, është në listën positive, është një preparat që përdoret për shtypjen e lartë të gjakut Metformini është preparat kundër diabetit, është preparat standard që pjesa më e madhe e përdorin, është e preferuar edhe ajo të përdoret por edhe atë rreptësisht në bazë të rekomandimeve tona dhe jo ashtu siç mendojnë ato.’

Ndërkaq psikiatri Musli Ferati, thekson se ekzistojnë rrethana të shumta të cilat ndikojnë që popullata të vuajë nga çrregullimet e ankthit. Ferati shton se pa konsultimin e specialistit, përdorimi i barnave është shumë rrezik, pasi përdorimi i tyre i gjatë lë pasoja të papërmirësueshme dhe fatale për shëndetin.

‘Vetë zhvillimi i shoqërisë, dinamika, konfliktet ndërnjerëzore, raportet fatkeqësisht të armiqësuara, dhe e gjithë ajo garë, shkakton tension të brendshëm psiçik, dhe njerëzit shpëtimin e gjejnë tek këto lloj barnash. Ne i ordenojmë, mirëpo këto barna nëse merren kokë më vete, ose nga ana e mjekëve të përgjithshëm, atëherë ata bëjnë më shumë dëm sesa dobi.’

Përndryshe, nga të dhënat e publikuara nga Fondi Shëndetësor, thuhet se gjatë vitit 2017, janë shënuar gjithësej 23.090.780 receta në shumë prej 2.786.093.249 denarëve. Në krahasim me vitin e kaluar numri i recetave është rritur për rreth 3.7%, ndërsa shuma e përgjithshme është rritur për rreth 6.1%. /Bleron Jakupi/

më shumë
Shëndetsi

SHTATZËNAT DUHET TË KONSUMOJNË SA MË SHUMË MISH PESHKU!

auto_peshq1509544521

Ngrënja e peshkut gjatë shtatzënisë mund t’i ndihmojë fëmijët tuaj të shmangin astmën pediatrike, ka gjetur një studim i ri.

Raporti i botuar në Journal of Allergy and Immunology Clinical në praktikë arriti në përfundimin se marrja e vajit të peshkut mund të bëjë më pak për fëmijët tuaj se sa të hahet tetë deri në 12 feta peshku në javë ndërsa jeni shtatzënë.

Hulumtuesit krahasuan efektet e të dyjave, të cilat kushtonin pothuajse njëjtë, dhe thanë se shumica e grave nuk konsumojnë peshq të mjaftueshëm ndërsa mbeten shtatzënë.

Autorët e studimit thanë se mjekët duhet ta marrin këtë në konsideratë kur bëjnë rekomandime të bazuara në dëshmi për kujdesin prenatal për gratë shtatzëna. /Agjencitë/

më shumë
Shëndetsi

FORCONI IMUNITETIN TUAJ ME KËTO USHQIME

auto_ushqime1509563988

Nuk thuhet kot se është më mirë t’i parandaloni se sa t’i trajtoni sëmundjet. Kur vjen deri te ftohja, inflamacioni i fytit ose gripi, atëherë është vonë. Çaji, mjalti dhe limoni në këtë rast nuk ndihmojnë shumë, por janë zgjidhje e shkëlqyeshme për parandalim.

Përfshirja në menynë tuaj të disa ushqime të shëndetshme forcon sistemin tuaj të imunitetit dhe do të bëheni më rezistues ndaj gripave dhe ftohjeve me ardhjen e ditëve të ftohta.

Të gjithë e dimë se vitamina C është çelësi i luftës kundër ftohjeve dhe është fantastike për imunitetin, pasi rrit prodhimin e qelizave të bardha të gjakut që janë të rëndësishme në luftimin e infeksioneve.

Megjithatë, trupi ynë nuk prodhon vitamina dhe as nuk i ruan, kështu që është e nevojshme që ato t’i marrim përmes ushqimit. Gjatë muajve të dimrit është e nevojshme për të ngrënë perime dhe fruta të pasura me vitamina.

Agrumet

Ato janë të pasura me vitamina C që forcojnë imunitetin. Në këtë grup bëjnë pjesë portokajtë, mandarinat, limoni, të cilat janë burim i shkëlqyeshëm i fibrave. Ndihmojnë jo vetëm në uljen e kolesterinës, por edhe rregullojnë nivelin e glukozës në gjak.

Agrumet janë aleat i shkëlqyeshëm në luftën kundër kilogramëve të tepërt dhe burim i shkëlqyer i hidratimit.

Kivi dhe papaja

Tre kivi në ditë ndikojnë dukshëm në uljen e tensionit të gjakut, gjë e cila ul rrezikun në kohë afatgjate nga goditja në zemër. Kivi ndikon edhe në uljen e rrezikut nga humbja e të parit.

Papaja është e pasur me antioksidues dhe është njëra nga pemët e rralla me përbërës antikanceroz. Vepron kundër inflamacioneve dhe përmirëson tretjen, ndërsa ka ndikim pozitiv edhe në lëkurë, përkatësisht redukton shenjat e plakjes së lëkurës.

Brokuli dhe spinaqi

Janë të pasur me vitamina A, C dhe E, si dhe me antioksidues dhe fibra. Duhet pasur parasysh se brokuli dhe spinaqi janë më të shëndetshëm kur zihen më shkurt, pasi që në këtë mënyrë nuk humbin vitaminat dhe mineralet që posedojnë.

Specat e kuq

Janë të pasur me vitaminën B6 që lufton aneminë dhe me vitaminën A, e cila ndikon në të parët. Specat e kuq përmbajnë edhe likopen, i cili ndihmon në luftën kundër kancerit të prostatës dhe mushkërive, transmeton KosovaPress.

Kurkuma dhe çaji i gjelbër

Kurkuma është e njohur për përbërësit antiinflamatorë, ndërsa çaji i gjelbër ka përbërës antioksidues dhe ndihmon në ruajtjen e masës normale. Ai po ashtu ul rrezikun nga sëmundjet e zemrës, pasi ndikon pozitivisht në nivelin e kolesterinës në gjak.

Hudhra

Fuqia e saj është efikase në luftimin e infeksioneve me bakteret stafilokokë. Ka ndikim pozitiv edhe në sëmundjet e ndryshme të mushkërive dhe ndikon në veçanti në mjekimin e bronkitit.

Mjalti

Përveç shijes, është një bombë e vërtetë energjetike, për shkak të të cilës do të ndiheni më pak të lodhur dhe pa vullnet, dhe njëkohësisht me përdorimin e mjaltit do të forconi imunitetin tuaj.

Nëse dëshironi që të tejkaloni kollën dhe temperaturën e lartë, pini çdo ditë një pije të përbërë nga mjalti, limoni dhe kurkuma. /Agjencitë/

më shumë
Shëndetsi

VJENË: ZBULOHET VAKSINË KUNDËR KOLESTEROLIT NË GJAK

kolesteroli

Kërkuesit e Universitetit Mjekësor të Vjenës kanë arritur të zbulojnë një vaksinë e cila ul nivelin e kolesterolit në gjak, duke ndihmuar kështu në parandalimin e shumë sëmundjeve të zemrës.

Vaksina që ul nivelin e kolesterolit në gjak është testuar tek minjtë, dhe ka rezultuar e sukseshme, ndërsa së shpejti do të injektohet në 72 vullnetarë për të garantuar sigurinë e saj. Rezultatet e testimit të këtij ilaci tek minjtë u publikan në Revistën Evropiane të Zemrës dhe tregojnë se ajo ndihmon sistemin imun te trupit të sulmojë një proteinë që quhet PCSK9, e cila lejon akumulimin e kolesterolit te keq ne gjak.

Gjetjet treguan qe vaksina e quajtur AT04A, për një periudhë 12 mujore, reduktoi kolesterolin e keq me 50% tek minjtë, ndërsa u provua se jepte një mbrojtje ndaj depozitimit të yndyrnave në arterie, cka në gjuhën mjekësore quhet arterosklerozë.

Ky trajtim do t’u ofronte pacientëve një alternativw për të reduktuar rrezikun për sulmet në zemër, apo anginat. Ndërkohë, do të duhen vite për të provuar që ky trajtim eshte i sigurt dhe efektiv për përdorim njerëzor. Megithatë, derisa ajo të jetë e disponueshme për njerëzit, mjekët këshillojnë ata vuajnë nga kolesteroli që të mos heqin dorë nga një dietë e balancuar, pa yndyrna, si dhe ushtrimet fizike, të cilat gjithashtu ndihmojnë në reduktimin e depozitimit të kolesterolit ne gjak. /Art Channel/

më shumë
Shëndetsi

NJË E TRETA E POPULLSISË SË BOTËS ËSHTË OBEZE

obeziteti

Thuajse një e treta e popullsisë së botës është obeze apo mbipeshë dhe një numër në rritje njerëzish po vdesin nga problemet që lidhen me krizën globale të shëndetit publik, sipas një studimi.

4 milionë njerëz vdiqën si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare, diabeti, kanceri dhe të tjera sëmundje që lidhen drejtpërdrejt me peshën e shtuar në 2015-n, duke e rritur kështu peshën e vdekjeve që lidhen me obezitetin me 28% nga viti 1990, sipas kërkimeve.

Në 2015-n, mbipesha preku afërsisht 2.2 miliardë njerëz, e barasvlershme me 30% të popullsisë botërore, sipas studimit.

Gati 108 milionë fëmijë dhe më shumë se 600 milionë të rritur janë cilësuar obezë, duke pasur një indeks të masës trupore (BMI) mbi 30, citohet në kërkimin që është shtrirë në 195 vende.

BMI përllogaritet duke pjesëtuar peshën e një personi në kg me gjatësinë e tij në katror dhe është një tregues nëse personi ka një peshë të shëndetshme apo jo.

Nëse indeksi i masës trupore është mbi 25 tregon mbipeshë, mbi 30 tregon obezitet dhe mbi 40 tregon obezitetin patologjik.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, obeziteti është më shumë se dyfishuar që nga 1980, duke arritur përmasa epidemike.

Norma e obezitetit te fëmijët po rritet më shpejt se sa tek të rriturit në shumë shtete, përfshirë Algjerinë, Turqinë dhe Jordaninë, tregon studimi.

Ndërkohë, thuajse 800 milionë njerëz, ndër ta 300 milionë fëmijë, shkojnë në shtrat të uritur për çdo mbrëmje, sipas Kombeve të Bashkuara.

Dieta e varfër dhe jeta sedentare janë shkaktarët kryesorë të numrit në rritje të njerëzve mbipeshë, thonë ekspertët.

Urbanizimi dhe zhvillimi ekonomik kanë rritur normën e obezitetit edhe në vendet e varfra, ku një pjesë e popullsisë nuk ka mjaftueshëm se çfarë të hajë. Duket se njerëzit po ndërrojnë vaktet tradicionale, të pasura me perime, me ushqim të përpunuar.

Njerëzit gjithnjë e më shumë po konsumojnë ushqime të përpunuara, të cilat janë të pasura me sheqerna dhe yndyra dhe po kryejnë më pak ushtrime fizike, tha Boitshepo Bibi Giyose, nutricioniste në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

më shumë
Shëndetsi

NJË E TRETA E POPULLSISË SË BOTËS ËSHTË MBIPESHË

PATATET E SKUQURA – VDEKJEPRURËSE

secrets-giving-day-old-french-fries-delicious-second-life.1280×600 (1)

Dietologët gjithmonë kanë bërë thirrje për të ndaluar konsumin e ushqimeve të skuqura, për shkak të rrezikshmërisë së tyre të lartë. Një prej ushqimeve më të preferuara janë padyshim patatet e skuqura, të cilat konsumohen masivisht nga njerëzit, sidomos nga fëmijët. Së fundmi shkencëtarët kanë dalë në konkluzionin se konsumi mbi dy herë në javë i patateve të skuqura rrezikon t’ju shkurtojë jetën.

Ky konkluzion u arrit në bazë të një studimi ku u analizua mënyra se si 4400 persona të grupmoshave 45-75 vjeç konsumonin patatet e skuqura. Në fund të studimit, 236 prej tyre kishin ndërruar jetë. Njerëzit të cilët kishin konsumuar më shumë patate të skuqura, kishin rritur riskun për të vdekur në 40%. Gjithësesi, shkencëtarët nuk rekomandojnë që të mos konsumoni kurrë asnjë patate të skuqur në jetën tuaj, e gjitha ka të bëjë me sasinë që ju konsumoni gjatë një jave apo gjatë një muaji.

më shumë