close

Lifestyle

ShëndetsiVendi

SHËNDETËSI: MJEKËT PJESË E TRAJNIMEVE AVANCUESE

Screenshot_2

Certifikata për gjinekologët, neonatologët dhe akusherët


Ditën e sotme në Spitalin Klinik të Tetovës janë shpërndarë certifikata për mjekët gjinekologë, neonatologë dhe akusherë të Tetovës të cilët i janë nënshtruar trajnimit për avancimin e mbrojtjes dhe mënjanimin e komplikimeve tek gratë shtatzëna, lehonat dhe të sapolindurit.

Trajnimi për avancimin e mbrojtjes dhe mënjanimit të komplikimeve tek gratë shtatzëna, është realizuar në kuadër të ministrisë së Shëndetësisë dhe Agjencisë UNFPA.

Në ndarjen e certifikatave i pranishëm ishte edhe zëvendës-ministri i Shëndetësisë Asim Musa, i cili deklaroi se këto trajnime janë bërë me qëllim që të rritet kujdesi ndaj nënave dhe të sapolindurve në vend.

Përfaqësuesja e UNFPA-së, mjekja Afrodita Shala theksoi se ky trajnim ka zgjatur rreth dy javë dhe deri më tani janë kyçur rreth 70 punonjës shëndetësorë.

Mjekja gjinekologe Meral Rexhepi e cila ishte pjesë e trajnimit u shpreh se i njëjti do të jetë i dobishëm për stafin dhe veçanërisht për pacientët.

Trajnimi në fjalë vjen si formë parandalimi për shkak të rritjes së vdekshmërisë së nënave dhe foshnjave gjatë procesit të lindjes. /Blerona Jakupi/

 

 

read more
ShëndetsiVendi

SHKUP: NË RRITJE PACIENTËT ME ÇRREGULLIME MENTALE

Screenshot_1

Memedi: Të ngrihet vetëdija, të kërkohet ndihmë mjekësore


Rreth 15.000 pacientë në vit është numri i të kontrolluarve në ambulanca për çrregullime mentale, shifër që tregon se numri i pacientëve me probleme të tilla gjithmonë e më tepër po shënon rritje. Këtë listë e kryeson depresioni, por ajo që është më shqetësuese është fakti që çrregullimet mentale nuk mungojnë as tek fëmijët. Sipas mjekut psikiatër Imran Memedi, arsyet që sjellin çrregullimet mentale janë të shumta dhe ndër to përmenden edhe kushtet socio-ekonomike si faktorë ndikues. Poashtu, Memedi thekson se faktor tjetër është edhe ngritja e vetëdijes tek pacientët sepse të shumtë janë ata që ngurojnë të kërkojnë ndihmë mjekësore në psikiatër duke fshehur problemet e lartëpërmendura dhe duke i ndihmuar thellimit të problemeve psikike.

Sipas mjekut Imran Memedi e rëndësishme është që pacientët të kërkojnë ndihmë mjekësore në situtat kur vërejnë çrregullime të tilla tek vetja apo personat e afërt, dhe sipas asaj që thekson ai, ndihma duhet patjetër të kërkohet tek mjekët e fushës adekuate të çrregullimit nga i cili vuan pacienti.

Ndryshe, Depresioni edhe mëtej kryeson në listën e sëmundjeve më të shpeshta të çrregullimeve mendore. Tek fëmijët gjithnjë e më tepër po diagnostifikohet autizmi. Pacientët mjekohen me terapi të vjetëruara. Mungon gjenerata e re e ilaceve, ku I kapshëm është vetëm një ilac bashkëkohor, por vetëm për një numër të kufizuar të pacientëve. Të tjerët duhet që ta blejnë privatisht me çmim deri në 20 mijë denarë. Kompetentët premtojnë përmirësime në shëndetin mental duke prezantuar strategjinë për këtë kategori të pacientëve. /Blerona Jakupi/

 

 

 

read more
Showbiz

KENDALL JENNER NUK ZHGËNJEN

Longhamp- 70Birthday Event

Modelja kishte veshur një fustan transparent me dandella të zeza, i cili i nxirrte në pah format trupore. Grimi i thjeshtë dhe buzët e kuqe, i shtonin edhe me shumë hijeshinë.

Kjo ishte dalja e parë e Kendall, pas debateve që pati në industrinë e modelimit. Muajin e kaluar ajo tha se do të zgjidhte vetë se çfarë do të vishte sa herë do të parakalonte në pasarela. Kjo deklaratë nuk i pëlqeu aspak organizuesve të sfilatave.

Megjithatë Kendell, në një deklaratë të dyta tha se fjalët e saj ishin keqinterpretuar. Modelja u shpreh se ishte thjesht një kompliment për veshjet, dhe se fjalët e saj ishin shtrembëruar duke i nxjerrë nga konteksti. /Art Channel/

read more
Showbiz

ERA PRANË NJË TJETËR SUKSESI

era-1

Ky vit ka qenë një ndër më të suksesshmit për këngëtaren Era Istrefi. Pas performancës së saj në finalen e Kupës së Botës bashkë me Nicky Jam dhe Will Smith, Era është akoma dhe më e njohur në botën e muzikës. Kënga “Live it up” e bëri të dëgjuar artisten kosovare në mbarë botën.

Pas publikimit të dy hiteve të saj “Prisioner” dhe “Oh God”, Era është e nominuar për çmimet “BreakTudo Awards 2018”, spektakël që do të mbahet në Brazil. Ylli i këngës Bon-Bon konkurron në kategorinë e “International New Artist” (Artisiti i ri ndërkombëtar), sëbashku me emra të njohur të muzikës ndërkombëtare.

Konkurrimi i Erës në këtë kategori është bërë publik edhe në faqen zyrtare të këtij kompeticioni, ku njoftohet se votimet zgjasin deri në datën 15 Tetor. /Art Channel/

read more
ShëndetsiVendi

MAQEDONI: KATËR FËMIJË DIAGNOSTIFIKOHEN ME DIABET

diabet

Trend i rritjes së numrit të të sëmurëve me diabet


Katër fëmijëve me diabet  melitus tipi 1 prej të cilëve dy nga Ohri, dhe nga një nga Gjevgjelia dhe Sveti Nikolla,  për herë të parë u është diagnostifikuar sëmundja pas keqësimit të fundit të gjendjes së tyre shëndetësore lidhur me hospitalizimin e tyre në klinikat në Shkup. Këtë e ka konstatuar Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor pas kontrollit inspektues të kryer të jashtëzakonshëm te mjekët amë të fëmijëve.

Nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor kumtuan se  nga kontrolli i parë i dokumentacionit mjekësor të fëmijëve, kanë konstatuar se të gjitha vizitat e fëmijëve te mjekët amë si dhe vizitat në institucionet tjera shëndetësore, kryesisht janë evidentuar me rregull.

“Menjëherë pas marrjes së informatave për tre rastet e zbuluara me diabet melitus tipi 1 te fëmijët, inspektorati  shëndetësor dhe ai sanitar shtetëror veproi në bazë të kompetencave ligjore që do të thotë se menjëherë janë njoftuar inspektorët e inspektoriatitit tonë, ato të njësive rajonale prej nga vijnë fëmijët, dolën në terren. Inspektoriati shtetëror i shëndetit dhe ai sanitar për momentin zbaton mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektoriale tek mjekët amë, të të tre fëmijëve, gjegjësisht Ohër, Gjevgjeli dhe Sveti Nikollë , pa marrë parasysh se njëri nga fëmijtë tani më është lëshuar në shtëpi. “

Udhëheqja e fëmijëve nga ana e mjekëve amë, si dhe nga ana e punonjësve shëndetësor në institucionet spitalore, siç thuhet, është sipas udhëzimeve dhe protokolleve për mjekësi të bazuar në dëshmi. Nga Klinika për sëmundje të fëmijëve, megjithatë potencojnë se diabeti melitus tipi 1 është sëmundja më e shpeshtë autoimune, e cila karakterizohet me shkatërrimin e qelizave beta të pankreasit, me ç’rast vjen deri te mungesa e kompletuar e insulinës.

Një e treta e fëmijëve të sapodiagnostifikuar me diabetin melitus tipi 1 pranohen në gjendje ketoacidozë, e cila kërkon terapi intensive. Fëmijët zakonisht shfaqin simptoma të rritjes së konsumit të lëngjeve, urinimit të rritur, rritje e konsumit të ushqimit, dobësim dhe dhimbje të barkut, prej një deri në katër javë para se t’u përshkruar diagnoza. Republika e Maqedonisë i takon vendeve me incidencë të vogël/të mesme në lidhje me paraqitjen e diabetit te fëmijët. Viteve të fundit ekziston trend i rritjes së numrit të të sëmurëve, që është në pajtim me trendet botërore, thuhet në kumtesën e ISHSSH. /Art Channel/

 

 

read more
ShëndetsiTop LajmeVendi

SHKUP: RRITET NUMRI I KONSUMIMIT TË BARNAVE

Screenshot_6

Mjekët: Të konsumohen vetëm me rekomandimin tonë


Të dhënat e Fondit shëndetësor tregojnë se “Enalaprili’ ka qenë bari më i shfrytëzuar gjatë vitit 2017, ashtu siç vitet paraprake, me gjithsej 2.08 milionë receta të realizuara. Në vend të dytë është “metformini””, ndërsa në vend të tretë “diazepami” me mbi një milionë receta. Mjekët apelojnë që të kihet kujdes me përdorimin e barnave dhe të njëjtat të merren vetëm me rekomandime nga mjeku.

Konsumimi i barnave me recetë viteve të fundit në vend ka shënuar rritje. Sipas të dhënave të Fondit shëndetësor “Enalaprili’ ka qenë bari më i shfrytëzuar gjatë vitit 2017, ashtu siç vitet paraprake, me gjithsej 2.08 milionë receta të realizuara, që paraqet 9.01% nga numri i përgjithshëm i recetave të shënuara për vitin 2017. Në vend të dytë është “metformini””, ndërsa në vend të tretë “diazepami” me mbi një milionë receta. Mjeku farmacist, Emin Hajrullai duke treguar efektet e tre barnave të cilat kanë qenë më të shfrytëzuara thekson se diazepami është një sedativ i cili ka më së shumti efekte anësore sepse I njejti krijon varshmëri. Ndërkaq, Enalaprili dhe metformini janë barna që duhet të merren por gjithmonë me rekomandim nga mjeku.

‘Diazepami nuk do të zgjidh asnjë problem prej atyre që ka pacienti por vetëm mund të prolongojë dhe më shumë përqëndrohemi në zgjidhjen reale të problemeve me të cilat ballafaqohen pacientët dhe popullata. Kurse në preparation e dytë enalaprili, është në listën positive, është një preparat që përdoret për shtypjen e lartë të gjakut Metformini është preparat kundër diabetit, është preparat standard që pjesa më e madhe e përdorin, është e preferuar edhe ajo të përdoret por edhe atë rreptësisht në bazë të rekomandimeve tona dhe jo ashtu siç mendojnë ato.’

Ndërkaq psikiatri Musli Ferati, thekson se ekzistojnë rrethana të shumta të cilat ndikojnë që popullata të vuajë nga çrregullimet e ankthit. Ferati shton se pa konsultimin e specialistit, përdorimi i barnave është shumë rrezik, pasi përdorimi i tyre i gjatë lë pasoja të papërmirësueshme dhe fatale për shëndetin.

‘Vetë zhvillimi i shoqërisë, dinamika, konfliktet ndërnjerëzore, raportet fatkeqësisht të armiqësuara, dhe e gjithë ajo garë, shkakton tension të brendshëm psiçik, dhe njerëzit shpëtimin e gjejnë tek këto lloj barnash. Ne i ordenojmë, mirëpo këto barna nëse merren kokë më vete, ose nga ana e mjekëve të përgjithshëm, atëherë ata bëjnë më shumë dëm sesa dobi.’

Përndryshe, nga të dhënat e publikuara nga Fondi Shëndetësor, thuhet se gjatë vitit 2017, janë shënuar gjithësej 23.090.780 receta në shumë prej 2.786.093.249 denarëve. Në krahasim me vitin e kaluar numri i recetave është rritur për rreth 3.7%, ndërsa shuma e përgjithshme është rritur për rreth 6.1%. /Bleron Jakupi/

read more
Showbiz

ISCO ‘SHKËLQEN’ EDHE NË JETËN PRIVATE

auto_w21509610619

Mesfushori i Realit të Madridit dhe kombëtares spanjolle, Isco është duke kaluar një moment të shkëlqyer në karrierën e tij futbollistike.

Ai është kthyer në një lider, si për skuadrën e Zidanes, ashtu edhe për atë të Lopeteguit, me golat dhe lojën fantastike që po zhvillon.

Por duket se ylli spanjoll nuk mbetet pas as në jetën private. Së fundi mediat kanë folur për një lidhje të tij me aktoren spanjolle Sara Salamo.

Ndonëse 25 vjeçarja simpatike e ka mohuar këtë fakt, paparacët kanë fotografuar çiftin teksa shkonin bashkë në kinema, duke shuar çdo dyshim mbi lidhjen e tyre. Mesa duket, Isco po shkëlqen edhe në jetën private. /Agjencitë/

read more
Shëndetsi

SHTATZËNAT DUHET TË KONSUMOJNË SA MË SHUMË MISH PESHKU!

auto_peshq1509544521

Ngrënja e peshkut gjatë shtatzënisë mund t’i ndihmojë fëmijët tuaj të shmangin astmën pediatrike, ka gjetur një studim i ri.

Raporti i botuar në Journal of Allergy and Immunology Clinical në praktikë arriti në përfundimin se marrja e vajit të peshkut mund të bëjë më pak për fëmijët tuaj se sa të hahet tetë deri në 12 feta peshku në javë ndërsa jeni shtatzënë.

Hulumtuesit krahasuan efektet e të dyjave, të cilat kushtonin pothuajse njëjtë, dhe thanë se shumica e grave nuk konsumojnë peshq të mjaftueshëm ndërsa mbeten shtatzënë.

Autorët e studimit thanë se mjekët duhet ta marrin këtë në konsideratë kur bëjnë rekomandime të bazuara në dëshmi për kujdesin prenatal për gratë shtatzëna. /Agjencitë/

 

read more
Shëndetsi

FORCONI IMUNITETIN TUAJ ME KËTO USHQIME

auto_ushqime1509563988

Nuk thuhet kot se është më mirë t’i parandaloni se sa t’i trajtoni sëmundjet. Kur vjen deri te ftohja, inflamacioni i fytit ose gripi, atëherë është vonë. Çaji, mjalti dhe limoni në këtë rast nuk ndihmojnë shumë, por janë zgjidhje e shkëlqyeshme për parandalim.

Përfshirja në menynë tuaj të disa ushqime të shëndetshme forcon sistemin tuaj të imunitetit dhe do të bëheni më rezistues ndaj gripave dhe ftohjeve me ardhjen e ditëve të ftohta.

Nuk thuhet kot se është më mirë t’i parandaloni se sa t’i trajtoni sëmundjet. Kur vjen deri te ftohja, inflamacioni i fytit ose gripi, atëherë është vonë. Çaji, mjalti dhe limoni në këtë rast nuk ndihmojnë shumë, por janë zgjidhje e shkëlqyeshme për parandalim.

Përfshirja në menynë tuaj të disa ushqime të shëndetshme forcon sistemin tuaj të imunitetit dhe do të bëheni më rezistues ndaj gripave dhe ftohjeve me ardhjen e ditëve të ftohta.

Të gjithë e dimë se vitamina C është çelësi i luftës kundër ftohjeve dhe është fantastike për imunitetin, pasi rrit prodhimin e qelizave të bardha të gjakut që janë të rëndësishme në luftimin e infeksioneve.

Megjithatë, trupi ynë nuk prodhon vitamina dhe as nuk i ruan, kështu që është e nevojshme që ato t’i marrim përmes ushqimit. Gjatë muajve të dimrit është e nevojshme për të ngrënë perime dhe fruta të pasura me vitamina.

Agrumet

Ato janë të pasura me vitamina C që forcojnë imunitetin. Në këtë grup bëjnë pjesë portokajtë, mandarinat, limoni, të cilat janë burim i shkëlqyeshëm i fibrave. Ndihmojnë jo vetëm në uljen e kolesterinës, por edhe rregullojnë nivelin e glukozës në gjak.

Agrumet janë aleat i shkëlqyeshëm në luftën kundër kilogramëve të tepërt dhe burim i shkëlqyer i hidratimit.

Kivi dhe papaja

Tre kivi në ditë ndikojnë dukshëm në uljen e tensionit të gjakut, gjë e cila ul rrezikun në kohë afatgjate nga goditja në zemër. Kivi ndikon edhe në uljen e rrezikut nga humbja e të parit.

Papaja është e pasur me antioksidues dhe është njëra nga pemët e rralla me përbërës antikanceroz. Vepron kundër inflamacioneve dhe përmirëson tretjen, ndërsa ka ndikim pozitiv edhe në lëkurë, përkatësisht redukton shenjat e plakjes së lëkurës.

Brokuli dhe spinaqi

Janë të pasur me vitamina A, C dhe E, si dhe me antioksidues dhe fibra. Duhet pasur parasysh se brokuli dhe spinaqi janë më të shëndetshëm kur zihen më shkurt, pasi që në këtë mënyrë nuk humbin vitaminat dhe mineralet që posedojnë.

Specat e kuq

Janë të pasur me vitaminën B6 që lufton aneminë dhe me vitaminën A, e cila ndikon në të parët. Specat e kuq përmbajnë edhe likopen, i cili ndihmon në luftën kundër kancerit të prostatës dhe mushkërive, transmeton KosovaPress.

Kurkuma dhe çaji i gjelbër

Kurkuma është e njohur për përbërësit antiinflamatorë, ndërsa çaji i gjelbër ka përbërës antioksidues dhe ndihmon në ruajtjen e masës normale. Ai po ashtu ul rrezikun nga sëmundjet e zemrës, pasi ndikon pozitivisht në nivelin e kolesterinës në gjak.

Hudhra

Fuqia e saj është efikase në luftimin e infeksioneve me bakteret stafilokokë. Ka ndikim pozitiv edhe në sëmundjet e ndryshme të mushkërive dhe ndikon në veçanti në mjekimin e bronkitit.

Mjalti

Përveç shijes, është një bombë e vërtetë energjetike, për shkak të të cilës do të ndiheni më pak të lodhur dhe pa vullnet, dhe njëkohësisht me përdorimin e mjaltit do të forconi imunitetin tuaj.

Nëse dëshironi që të tejkaloni kollën dhe temperaturën e lartë, pini çdo ditë një pije të përbërë nga mjalti, limoni dhe kurkuma. /Agjencitë/

 

read more
1 2 3
Page 1 of 3