close

Kulture

Kulture

KINEMATOGRAFI: FILMI SHQIPTAR ‘’KROMI’’ NOMINOHET PËR “OSCAR”

kromi-620×349-905×395

 

“Kromi” është përzgjedhur si filmi shqiptar dramatik që garon për “Oscar” në kategorinë e filmave në gjuhë të huaj. Filmi i Bujar Alimanit rrëfen historinë e një djali 15­-vjeçar në kërkim të pavarësisë së tij.

Ky film është i dyti i regjisorit Alimani që nominohet nga Shqipëria për “Oscar”, raporton “Holliwood Reporter”. Në vitin 2011, Alimani konkurroi në të njëjtën kategori me filmin “Amnisty”, por nuk ia doli të hynte në listën finale.

Në filmin “Kromi”, Fredjon Ruci luan rolin e Adit, një djalë i heshtur që jeton në një shtëpi të vogël së bashku me vëllain e vogël dhe nënën shurdhmemece. Me shpresën se do të fitojë pak para, ai shkon për të punuar ilegalisht në një minierë kromi, pa kuptuar se ky vendim do të ketë pasoja për të gjithë familjen.

Me një realizim ku gjuha e trupit dhe përvojat e brendshme të karaktereve janë më të rëndësishme se dialogu, natyra rebele e djalit pasqyrohet në një mësuese të re (Mirela Naska), e cila bëhet i vetmi njeri që i beson djalit. Filmi është shfaqur për herë të parë në vitin 2015 dhe është një bashkëproduksion mes Shqipërisë, Gjermanisë, Greqisë dhe Kosovës. Shqipëria ka dërguar që nga viti 1996 filma për kategorinë e filmit në gjuhë të huaj, por asnjë prej tyre nuk është futur në listën finale. /Agjencitë/

read more
Kulture

TELEVIZIONI GJERMAN NDR: DUA LIPA – ARTISTE MË E SHQUAR E VITIT

e-bukur

“E bukura me zë”, kështu e ka quajtur televizioni gjerman NDR këngëtaren Dua Lipa e cila ka marr pjesë në festivalin Soundcheck të mbajtur në Göttingen të Gjermanisë. Në prezantimin që i bën artistes me prejardhjenga Kosova, ky medium shkruan se Dua Lipa është konsideruar si prej artistëve më të shquar të vitit.

Dua Lipa ka rrëmbyer audiencën me zërin e saj duke i bërë të kërcenin së bashku, shkruan NDR duke shtuar se edhe këngëtarja Lipa është shprehur e kënaqur me publikun në Göttingen.

Televizioni gjerman thekson se Lipa me këngët e saj në internet, ka tërhequr vëmendjen derisa përkujton se albumi debutues i saj do të dalë vitin e ardhshëm. Ajo gjithashtu është këngëtarja e preferuar në disa vende të Evropës. E gjithë kjo në saje të hiteve të fundit, posaçërisht këngës së saj “Be The One”, e cila deri më tani ka marrë mbi 10 milionë klikime.

Ndërkohë, këngëtarja shqiptare është duke përgatitur projekte të reja, të cilat pritet ti publikon gjatë muajve të ardhshëm.

Kurse turneun evropian ajo e fillon me koncertin e pesë tetorit në Irlandë, për të vazhduar me koncertet në Britani të Madhe, Danimarkë, Gjermani, për ta përmbyllur më 27 tetor në Itali. /Agjencitë/

read more
Kulture

RETROSPEKTIVË: KOSOVA U NDIHMUA EDHE NGA MICHAEL JACKSON

majkell-780×439

Ka njerëz në mbarë botën që do mund të reagonin në përhapjen e vetëdijes dhe mobilizimin e forcave për ndryshim për të bërë botën një vend më të mirë. Por në rast, luftërash, ka të paktë nga ta që kanë mundësinë të jenë largpamës dhe të ndjejnë dhimbjen e fëmijëve apo atyre njerëzve që vuajnë nga konfliktet.

Por lidhjen e tij të ngushtë me Kosovën, kishte dëshmuar edhe mbreti i muzikës Pop, Michael Jackson në qershor të vitit 1999.Jackson në atë kohë së bashku me Friends, kishin organizuar koncerte, turne me qëllimin për të mbledhur fonde për të ndihmuar fëmijët në Kosovë, Afrikë dhe disa vendeve të tjera.

Koncerti i parë u zhvillua në Seul të Koresë së Jugut, ndërsa i dyti në Mynih të Gjermanisë. Ky turne të cilin Michael Jackson, kishte organizuar në vitin 1999, cilëson koncertet më të mëdha të bamirësisë. Njeriu më i famshëm në botë ndërroi jetë më 25 qershor të 2009, për t’u bërë i pavdekshëm. /Agjencitë/

read more
Kulture

SHKUP: NESËR FILLOJNË TINGUJT E ÇARSHISË

2016-09-14_160621

Nëntë vite me radhë Shkupi është dëshmitar i një manifestimi kulturor, i cili jo vetëm që e ka gjallëruar pjesën më të vjetër të këtij qyteti, për shkak edhe të emrit që mban – ‘’Tungujt e Çarshisë’’, por edhe për faktin se ngjarje të tilla kulturore ia rikthejnë Shkupit rolin dhe rëndlsinë që ka patur gjatë historisë

Manifestimi tradicional “Tingujt e Çarshisë” do të fillojë të enjten. Edhe këtë vit programi i këtij manifestimi do të jetë i pasur dhe do të startoj në  sheshin “Filipi i II”, me fillim në orën 21:00 me pjesëmarrës: bandi “Tyzze” dhe Kida&Mozzik. Të nesërmen, e premte, aktivitete fillojnë në orën 12:00 me një grup të rinjsh me instrumente klasike, popullore, koloni arti, dokumentar, prezantim i shoqërive kulturore artistike dhe mbrëmje letrare deri në orën 20:00.

Manifestimi organizohet nga Qendra Informative Kulturore – Shkup dhe koncepti i projektit filloi me idenë për ringjalljen e Çarshisë, pjesën më te vjetër dhe më të bukur të Shkupit. Në nëntë vitet e kaluara në skenat e manifestimit “Tingujt e Çarshisë” kanë defiluar shumë këngëtarë të njohur, piktorë, balerinë, animues, grupe të njohura, maqedonase, shqiptare, turke, rome, pasi siç thonë nga Qendra Informative Kulturore, manifestimi është i ideuar që të jetë multikulturor. /Agjencitë/

 

read more
Kulture

BERNË: LISTA E 10 SHQIPTARËVE TË FAMSHËM SIPAS GAZETËS BLIK

gazeta-blick

Gazeta “Blick”, njëra nga më të lexuarat në Zvicër, ka përmbledhur një listë të 10 shqiptarëve të famshëm, të cilët kanë lënë gjurmë në fusha të ndryshme në gjithë botën. Shkas, kjo gazetë ka marrë nga shenjtërimi i humanistes shqiptare, Nënë Tereza, që ndodhi një javë më parë në Vatikan.

“Blick” shkruan se, “Shën Tereza nuk është shqiptarja e vetme që duhet ta njihni”. Kjo gazetë të parin pas Gonxhe Bojaxhiut rendit heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriotin.

“Skenderbeu ishte një nga mbrojtësit më të mëdhenj të Evropës së krishterë kundër Perandorisë Osmane në shekullin e 15”- shkruan e përditshmja zvicerane.

Të dytët në listë janë vëllezërit John dhe James Belushi – aktorë të njohur në SHBA. Vëllai i madh John vdiq në vitin 1982, shkruan ‘Blick’, derisa James që vazhdon aktrimin, disa herë ka përsëritur për origjinën e tyre shqiptare.

Rita Ora vjen pas tyre. Për të gazeta në fjalë përmend faktin se ajo ka lindur në Prishtinë, e që më pas prindërit e saj emigruan në Londër, e që pas disa viteve vajza e tyre u bë e famshme në gjithë botën për hitet e saja “Hot Right Now”, “RIP”, “How we do”, etj.

Action Bronson, emri i vërtetë i të cilit është Arian Asllani, është shqiptari tjetër i famshëm. Sot një reper amerikan, më parë ai ka punuar si kuzhinier.

E pesta radhitet Era Istrefi. ‘Blick’ për erën shkruan se është gjeni në muzikë. E ardhur nga Kosova, ajo tash krahasohet me emrat më të mëdhenj të muzikës si Rihann dhe Sia.
Pas Erës, natyrisht se në këtë listë nuk bën të mungoi Bebe Rexha.

Sipas të përditshmes zvicerane, nëse ju se keni dëgjuar ende ndonjë këngë të Bebe Rexhes, gjithsesi keni dëgjuar një që ajo e kompozuar – duke aluduar në hitin e krijuar nga shqiptarja, “Monster” të interpretuar nga Eminem dhe Rihanna.

Balerini amerikano-shqiptar, fitues i edicionit të 15’të të ‘Dancing with the Stars’ në SHBA, Tony Davolani, është i shtati në këtë radhitje.

Pasuar nga një tjetër artiste, shqiptaro-amerikane. Eliza Dushku renditet e 8-ta.

I parafundit ndodhet Patrick Nuo. “Huh, është zviceran”, do të pyesni, shkruan Blick. Por, gazeta përkujton se ai vjen nga Kosova. Nuo, sipas ‘Blick’, albumi i parë ‘Welcome’, i të cilit debutoni në Top 20’she në Gjeramni e Zvicër, tash e disa vite jeton në Los Angeles, pas sukseseve si kantautor dhe anëtar i jurisë në ‘DSDS’.

E listën e përmbyllin, talentet e futbollit Behrami, Shaqiri, Xhaka & Co. (etj.), që edhe pse me prejardhje shqiptare, gazeta zviceriane i quan “Futbollistët tanë”. /Agjencitë/

read more
Kulture

OSLO: KADARE SËRISH NDËR FAVORITËT PËR NOBEL

kadare_1473121499-5670729

Kur ka mbetur më pak se një muaj nga ndarja e çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 2016, bastexhinjtë prej kohësh kanë përzgjedhur kandidatët kryesorë.

Në mesin e kandidatëve të preferuar për Nobel është edhe këtë vit shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare.

Ndërsa sipas faqes britanike “Nicer Odds” favorit kryesor për Nobelin 2016 është shkrimtari japonez Haruki Murakami, i cili prej vitesh është cilësuar si një ndër kandidatët kryesorë.

Pas tij vjen Adonis, poeti sirian që jeton prej vitesh në Paris, i cili është renditur i nënti. Sipas faqes britanike, ai mund të kryesojë mbi Murakamin nëse juria do të vendosë të ndajë çmimin duke u bazuar tek politika.

Në vend të 11-të renditen shkrimtarët amerikanë Joyce Carol Oates dhe Kenyan Ngugi Wa Thiong’o, i 13-ti është kandidati i përjetshëm Philip Roth.

Ndërkohë, shkrimtari shqiptar Ismail Kadare renditet në vendin e 15 dhe në vend të 18 norvegjezi Jon Fosse. /Agjencitë/

read more
Kulture

LONDËR: KUR RITA ORA ISHTE REFUGJATE  

514478080-650×358

 

Këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora është përfshirë një një fushatë për ndihmë refugjatëve. Ora ka marr pjesë në realizimin e një videospoti, ku deklarohet se edhe ajo ndan fatin me refugjatët e tjerë nëpër botë pasi e ka përjetuar vetë të qenët refugjatë.

Fushata nis me pyetjen se kush mendoni ju se janë refugjatët? Rita Ora dhe protagonistët tjerë, deklarohen se ata ose familjet e tyre janë refugjatë pastaj secili tregon rrëfimet e tyre, peripecitë dhe adaptimin në një mjedis të ri.

Në rrëfimin e saj, Rita Ora tregon se ajo dhe familja e saj janë refugjatë në Britani të Madhe që kanë ardhur nga vendi i tyre i lindjes Prishtina në kohë lufte për të shpëtuar. Ajo rrëfen se tani si familje e kanë gjetur vetën nëna në fushën e mjekësisë ndërsa vetë dhe babai i saj në biznes.

Edhe në të kaluarën, Rita kishte rrëfyer për të kaluarën e saj duke treguar se ka kaluar shumë sakrifica ne jetë. Ajo kishte deklaruar se babait të saj i kishte ardhur nga regjimi serb, thirrja për të marr pjesë në ushtri, por nuk kishte dëshiruar të shkonte duke vendosur që të shpëtonte fëmijët e vetë dhe të qëndronte parnë tyre. Sipas Ritës ajo dhe familja e saj në Angli fillimisht kanë jetuar së bashku, në një dhomë. /Agjencitë/

read more
Kulture

ANKARA: ARRESTOHET KËNGËTARI TURK ATILA TASH

arrestimi5

Në shënjestër të regjimit të presdientit turk Erdogan u ndodh edhe një këngëtar i famshëm. Ka mjaftuar qëndrimi i tij i hapur publik që ta fus atë prapa grilave

Këngëtari i njohur turk Atila Tash shkruante për një kohë të gjatë në një gazetë që shpaloste mllefin e popullit ndaj politikës dhe veprës së partisë së Erdoganit.

Kjo ka mjaftuar që Tash të bjerë në prangat e policisë turke. Arrestimi i tij është kritikuar shumë nga kundërshtarët e Erdogan, që e cilësojnë këtë si shkeljen më të rëndë të lirisë së fjalës.

Ai ka dërguar edhe një mesazh në letër nga qelia e burgut.

Këngëtari në mesazhin e tij ka mohuar se ka lidhje me Gylenin dhe ka shprehur “Jam i qetë sepse jam i pafajshëm. Krimi im i vetëm është se kam kritikuar qeverinë”

Sëbashku me këngëtarin u arrestuan edhe tre gazetarë të tjerë për të njëjtën akuzë. Kohët e fundit me dhjetra gazetarë, prokurorë, gjykatës, policë, biznesmenë dhe mësues janë arrestuar në Turqi se dyshohet se kanë lidhje me lëvizjen e Gylenit. /Agjencitë/

read more
1 6 7 8
Page 8 of 8