close

Kulture

KultureVideo

TETOVË: LIBRI “TERRITORI I LUFTËS SË HESHTUR” I SELIM IBRAIMIT

“Kontribut për njohjen e çështjeve të pazgjidhura në Ballkan”


Territori i luftës së heshtur “ -Trende dhe dinamika të reja gjeopolitike në Europën Juglindore është libri më i fundit i publicistit, analistit Selim Ibrahimi të cilin e ka promovuar në ambientet e fakultetit Juridik pranë Universitetit të Tetovës ku kanë marrë pjesë personalitete të ndryshme, si Profesor Universitarë, Studiues dhe student.

Sipas autorit ky libër është vazhdimësi e librit “Paqja e ftohtë” dhe në përmbajtjen e tij ngërthen tema që kryesisht ndërlidhen me gadishullin Ballkanik, luftërat, dhe çështjet e pazgjidhura të shteteve të Ballkanit.Selim Ibraimi  lidhur me këtë libër thotë se kauzat kombëtare të etnive të mbetura nën shtetet aktuale ende nuk kanë marrë fund.

Recenzentët e librit thonë se ky libër përbën një kontribut të rëndësishëm për njohjen e çështjeve të pazgjidhura në Ballkan.

Përndryshe përveç profesor Fehari Ramadanit recenzentë të librit janë edhe gazetari publicist Emin Azemi, Profesor Jusuf Zejneli, dhe profesor James Pettifer, ndërsa redaktor i këtij libri është profesor David Ratliff. /L. A. /

 

më shumë
Kulture

SANREMO 2018: META DHE MORO FITOJNË FESTIVALIN  

ermal-meta-640×697

Disa shqiptarë në Eurovision 2018


 

Kantautori shqiptar, Ermal Meta, ka triumfuar në festivalin më të rëndësishëm të këngës ‘Sanremo’, në Itali, duke rrëmbyer çmimin e madh. Ermal Meta, i cili mori pjesë në këtë garë së bashku me këngëtarin italian, Fabrizio Moro, me këngën “Nuk më keni bërë asgjë” u shpallën fitues me 52% të votave me një diferencë të madhe ndaj vendit të dytë që mori 26% të votave.

Pas shumë polemikave këtë edicion të festivalit, Meta dhe Moro kanë arritur të lënë gjithçka pas krahëve dhe me performancat e tyre të jashtëzakonshme fituan zemrat e italianëve, duke u bërë më të votuarit në këtë festival. Kënga “Nuk më keni bërë asgjë” u pezullua përkohësisht për dyshim të thyerjes së rregullores së Festivalit, por pas vlerësimeve, “Rai” doli në përfundimin që kjo këngë të vazhdonte garën. Pas verifikimeve, RAI ka vendosur qe Meta te vazhdojë garën pasi ka rezultuar se kënga e tij nuk ishte plagjiaturë, sikurse dyshohej.

Pas trofeut të madh në ‘Sanremo’, Ermal Meta ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët me gjestin e tij të veçantë. Ai është shfaqur në një foto së bashku me balerinin e njohur, Klejdi Kadiu, duke bërë shqiponjën dykrenore me duar.

Festivali i këngës ‘Eurovision’ do të jetë tepër i veçantë këtë vit për të gjithë shqiptarët. Janë tre këngëtarë shqiptarë, të cilët do të përfaqësojnë vende të ndryshme në ‘Eurovision 2018’.

I pari, siç edhe dihet, është këngëtari shqiptar, Eugent Bushpepa, i cili u shpall fitues në Festivalin e Këngës në RTSH dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në ‘Euro 2018’. Gjithashtu, shqiptari i dytë që merr pjesë në këtë event është Ermal Meta, i cili fitoi ‘Sanremo’ dhe do të përfaqësojë Italinë. Por në këtë ‘Eurovision’ do të jetë dhe një femër shqiptare, e cila do të këndojë për Qipron. Bëhet fjalë për këngëtaren me origjinë nga Fieri, Eleni Foureira, e cila do të ngjitet në skenën e festivalit me flamurin e Qipros. /Agjencitë/

 

më shumë
KultureVideo

SHKUP: NJË JUBILE I RËNDËSISHËM I SHKENCËS SHQIPTARE

Sot në Shkup Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve promovoi veprimtarinë botuese dhe hulumtuese shkencore për vitin 2017 dhe njëherësh shënoi edhe jubileun e 10-të të themelimit.

Insitituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, i cili sot shënoi 10 vjetorin, ishte themeluar me vendim të Qeverisë së Maqedonisë të datës 2 mars 2007, me statusin e Institucionit publik Shkencor. Nismëtar dhe hartues  i elaboratit për themelimin e Institutit ka qenë shkimtari i mirënjohur Xhabir Ahmeti.

Në ecurinë e profilizimit të vet, Insituti është sfiduar nga rrethanat shoqërore e politike të kohës dhe nga faktorë të tjerë, por, sipas drejtorit të këtij instituti Dr. Skender Asani, në shënimin e përvjetorit të dhjetë, ai vazhdon të jep frytet e tij, duke e arsyetuar misionin e themelimit .

 

Puna e  Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve  është organizuar në disa sektorë, kurse për veprimtarinë 10 vjeçare botuese e  hulumtuese foli sekretari shencor i këtij Instituti, Dr. Sefer Tahiri.

I pranishëm në këtë solemnitet ishte edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkenccës, Dr. Arbër Ademi, i cili u përqëndrua në disa aspekte të  zhvillimit të këtij institucioni shkencor.

 

Ndërkaq, punën dhjevjeçare të këtij Instituti e përgëzoi edhe ambasadori i Republiks së Shqipëri në Shkup. z. Fatos Reka.

Për bashkëpunim afatgjat e të frytshëm me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore t Shqiptarëve, me mirënjohje u nderua prof dr. Avzi Mustafa, i cili ishte edhe anëtarë i Këshillit të Jashtëm të Institutit. /Art Channel/

 

 

 

 

 

 

më shumë
Kulture

TETOVË: PËRFUNDOI FESTIVALI ‘TETOVA FESTON NËNTORIN’

Screenshot_7

Jetmir Rexhepi 25 vjet karrierë muzikore


 

Edicioni i pestë me radhë i festivalit ‘Tetova Feston Nëntorin’, përfundoi mbrëmë, me një koncert kushtuar karrierës 25 vjeçare të këngëtarit tetovarë Jetmir Rexhepit.

Nuk kishte se si ndryshe të përfundojë një festival kulturor përpos me prezantimin e këngëve të mirëfillta shqipe. 25 vite karrierë dhe përkushtim për muzikën e mirëfilltë shqipe janë letërnjoftimi i këtij këngëtari tetovar. Jetmir Rexhepi ndjehet paksa i befasuar nga respketi që treguan kolegët dhe dashmirët e tij në këtë koncert.

Ky festival gjithnjë e më shumë po merr tiparet e një festivali serioz që tashmë ka arritur në nivele të larta. Drejtuesit premtojnë përkushtim edhe në të ardhmen.

Në mesin e shumë mysafirëve i pranishëm ishte edhe Lulzim Jashari,  djali i legjendarit Adem Jasharit, i cili, sipas organizatorëve ka nderuar këtë mbrëmje.

Që gjeografia shqiptare përmes kulturës të shtrihet në Tetovë ka bërë që asambli ‘Shota’ të jetë prezent gati se në çdo aktivitet, ata mbrëmë u vlerësuan me mirënjohje nga Ministria e Kuluturës.

Si çdo here tjetër edhe këtë radhë publiku tetovarë nuk u zhgënjye.

Mbrëmjen festive dhe përfundimin solemn të Festivalit të nëntorit në Tetovë e begatuan edhe këngëtarë të estadës shqiptare nga Kosova, të cilët kanë nderuar kolegun e tyre tetovar Jetmir Rexhepin. Ismet Bogujevci, Violetë Kukaj dhe anëtarët tjerë të Asamblit “Shota” duket sikurse vendosën “qershinë mbi tortë” në mbrëmjet kulturore të Nëntorit në Tetovë. /L. A. /

 

më shumë
KultureVideo

TETOVË: KLUBI LETRAR “METAFORA”

Përkujtohet Lasgush Poradeci


 

Klubi letrar “Metafora”, që vepron në kuadër të Shoqatës për kulturë “Tradita”, në bashkëpunim me Komunën e Tetovës, përmes edicionit të pestë “Tetova feston nëntorin”, më 12 nëntor 2017, në Klubin e artistëve  ”Oda”, në Tetovë,  organizuan Akademinë përkujtimore kushtuar gjeniut të letërsisë shqiptare, Lasgush Poradecit.

Në 30 – vjetorin e ndarjes nga jeta e poetit tonë kombëtar, morën pjesë intelektualë, profesorë universitarë, studentë, veprimtarë të arsimit, të shkencës dhe të kulturës nga qyteti i Tetovës dhe më gjerë.  Në fjalën e tij, para pjesëmarrësve në këtë akademi, kryetari i Shoqatës për kulturë “Tradita”, Selam Sulejmani theksoi se ne shqiptarët në radhët tona kemi personalitete të shquara, figura historike e letrare që kanë bërë historinë tonë dhe për këtë më së miri flet vepra e tyre e përjetshme, për të cilën ne u jemi mirënjohës dhe ndjehemi krenarë.

Atmosferës madhështore festive, jehonës së papërshkruar e gëzimit të kombit, Lasgush Poradeci i jep shpirt artistik me përmasa impresive duke i kënduar asaj në frymën e rapsodive popullore burimore, duke strukturuar edhe elemente figurative dhe vizione të reja poetike. Sa herë që e përkujtojmë personalitetin e Lasgushit, sigurisht që na kujtohet ligjërimi i tij poetik për liri, për mbrojtjen e kombit, dëshira për triumfin e pikëpamjeve demokratike, shqetësimi për një përparim të përgjithshëm kulturor e shpirtëror të shoqërisë shqiptare. Ai është nga lirikët tanë më të mëdhenj, i cili u shqua për ndjeshmërinë dhe ëmbëlsinë poetike me të cilën i këndoi Shqipërisë dhe dashurisë. 

Akademinë përkujtimore e përshëndeti edhe profesor Jeton Pustina, drejtor artistik i edicionit V “Tetova feston nëntorin” 2017. Ai e vlerësoi lartë punën, angazhimin dhe veprimtarinë e përgjithshme që e zhvillon Shoqata për kulturë “Tradita” dhe Klubi letrar “Metafora”.

Akademia përkujtimore u përmbyllë me orën letrare, me leximin e poezive të Lasgush Poradecit, vargjeve të poetëve tanë dhe më një program të pasur kulturor – artistik. /Art Channel/

 

më shumë
Kulture

TETOVË: SHKËLZEN DOLI MAHNITI PUBLIKUN TETOVAR

Shkelzen-doli

Fillim i mbarë e Festivalit “Tetova Feston Nëntorin”


 

Me rastin e 5 vjetorit të Festivalit “Skena e Muzikës Serioze Shqiptare”, shoqata Alegretto organizoi koncert me virtuozin e muzikës shqipe, violinistin e Filharmonisë së Vjenës, SHKËLZEN DOLI dhe orkestrës së Radiotelevizionit Shqiptar, nën dirigjimin e Gridi Krajës. Ishte hera e dytë që Magjia e violinës së Shkëlzen Dolit pushtoi Tetovën.

Edicioni i 5-të i festivalit Tetova Feston Nëntorin filloi me edicionin e 5-të dhe jubilar të festivalit Skena e Muzikës Serioze Shqiptare të organizuar nga shoqata Alegretto, e cila para publikut tetovar solli spektaklin e muzikës, të interpretuar nga Maestro Shkëlzen Doli dhe orkestra simfonike e Radio Televizionit Shqiptar. Maestro Shkëlzen Doli në një prononcim ekskluziv për ArtChannel shprehet se ishte një kënaqësi performimi para publikut tetovar.

Një orë e stërmbushur përplot emocion artistik, dhe një interpretim pak sa ndyshe i perlave të muzikës së popullarizuar shqiptare, solli magjinë e interpretimit virtuoz dhe ktheu falenderimin me ovacione nga publiku artdashës tetovar.

Skena kulturore tetovare tash më është një arenë e dëshmuar e vlerave të mirëfillta, ku shumë artistë kanë gjetur shtëpinë e tyre. Për festat e Nëntorit priten edhe manifestime të shumëllojshme kulturore. /Art Channel/

 

më shumë
KultureVideo

TETOVË: FILLOI FESTIVALI ‘DITËT E NAIMIT’

25 poetë pjesëmarrës nga bota


Me pjesëmarrjen e mbi 25 poetëve nga vende të ndryshme të botës, u hap mbrëmë në Tetovë Festivali Ndërkombëtar i Poezisë Ditët e Naimit. Drejtorit i Festivalit “Ditët e Naimit” Shaip Emerllahu, deklaroi se hapja e festivalit u bë me vendosjen e kurorave me lule në shtatoren e shkrimtarit të madh Naim Frashëri.

Laureati i sivjetëm u zgjodh Xhorxh Uallas nga SHBA-ja, por të pranishëm ishin edhe poetë nga Portoriko, Argjentina, Franca, Danimarka, Belgjika, Gjermania etj. Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit” do të zgjasë deri më 22 tetor, dhe është festival që mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe nga Bashkësia e Pogradecit. /B. J. /

 

më shumë
KultureVideo

DURRËS: FILLOI FESTIVALI NDËRKOMBËTAR “FESTË LOJA  2017”

Moto e fstivalit “Miqësa e së sotmes, paqja e së nesërmes”


Në qytetin bregdetar të Durrësit sot në mënyrë solemne filloi edicioni i 20-të Festivali ndërkombëtar Folklorik për fëmijë “Festë Loja 2017” që organizohet nga Qenbdra Kulturore e Fëmijëve në Durrës. Kësaj radhe kishte ansamble të fëmijëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bullgaria, Kyrgistani, Rumania, Bosnjë Hercegovina, Kroacia dhe Mali i Zi. Festivalin të hapur e Shpalli, drejtori i Qendrës Kulturore të Fëmijëve të Durrësit, zotëri Avni Çuni i cili tha se Qendra Kulturore e Fëmijëve Durrës, kurorëzon këtë vit mësimor, 70 vjetorin e hapjes së saj.

“Ky instiucion nga më të rëndësishmit në zbulimin, zhvillimin dhe promovimin e talenteve të reja të qytetit, punën e vazhdueshme  të prezantimit të kultures qytetare, krijimin e urave lidhëse në organizimin e aktiviteteve mes shkollave të qytetit, fshatit dhe rretheve të tjera të vendit, realizimin e një sere binjakëzimesh në Ballkan e më gjerë, por veçanërisht mes trojeve shqiptare, fatmirësisht ka sot të pasqyruar veprimtarinë e saj tre-çerek shekullore në kronologjinë kohore të zhvillimit të tërësisë së pafund të këtij zhvillimi kulturor që është mundësuar nga puna e pandërprerë e këtij insitucioni ndër vite” – tha Avni Çuni , drejtor i QKF Durrës.

Në ditën e pare preformuan 28 grupe nga të gjitha vendet pjesëmarrëse në mesin e të cilave edhe Shoqëria Kulturo Artistike “Xheladin Zeqiri” nga Tetova. Përfaqësuesit e amsambleve u pritën edhe nga Bashkia e Durrësit. Për të ndjekur këtë manifestim ndërkombëtar të Folklorit në Durrës e pranishme është edhe ART Channel.  /SH. S. /

 

më shumë
Kulture

TETOVË: NESËR FILLON FESTIVALI NDËRKOMBËTAR I FILMIT

oda-480×255

Do të shfaqen filma nga vende dhe artistë të ndryshëm


 

Edicioni VI i Festivalit Ndërkombëtar të filmit në Tetovë – ODA do të mbahet nesër në TetovëCeremonia e hapjes bëhet nesër në orën 20:00 me shfaqjen e filmit “Hunting Flies” drejtuar nga Izer Aliu, film i prodhuar nga prodhimi norvegjez dhe i realizuar në Maqedoni.

Qëllimi i këtij festivali është qasja e të gjithë artistëve të filmave me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit të qytetarëve, shkëmbimit të ideve, prezantimit të veprave kulturore, etj. Brenda kësaj jave të festivalit do të shfaqen filma nga vende dhe artistë të ndryshëm. /Art Channel/

 

më shumë
1 2 3 4 8
Page 2 of 8