close

Kulture

Kulture

ANSAMBLI SHQIPTAR DHE SFIDAT PËR 2019

Screenshot_3

Ansambli shtetëror Shqiptar në Maqedoni vitin e kaluar për herë të parë u prezantua me koncert në bashkëpunim me shoqëritë kulturore artistike në kuadër të festës së flamurit. Drejtori i këtij ansambli Fatos Lumani, i ftuar në emisionin HAPPY DAY në Klan Maqedoni, ka shpalosur detaje rreth funksionimit dhe mbarëvajtjes së punës. Viti 2019 – sipas Drejtorit Lumani-do të jetë vit ku do të dëshmohen vlerat artistike të Ansamblit.

Duke folur rreth zhvillimeve në Ansamblin shtetëror shqiptar, Drejtori Fatos Lumani thotë se krahas sfidave të ndryshme, pritet që audicionet rreth kompletimit të ansamblit, të mbahen pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale.

Drejtori Lumani gjithashtu u prononcua edhe rreth çështjes së godinës së këtij ansambli, për të cilën thotë se janë në kërkim të një lokacioni adekuat dhe se edhe kjo duhet të presë përfundimin e zgjedhjeve.

Sipas planprogramit, Ansambli shtetëror shqiptar në Maqedoni parasheh që gjatë vitit 2019 të realizojë një sërë koncertesh si dhe tre gala koncerte nëpër qytetet e Maqedonisë ku do të përfshihet folklori i zonave të veçanta si dhe koreografi të re me motive të ndryshme. /Lindita Aliu/

 

read more
Kulture

OSCAR: “GREEN BOOK” FILMI MË I MIRË

auto_oscars1551072879

“Green Book”, (Libri i Gjelbër) është fitues i edicionit të 91-të të çmimeve Oscar, të ndara mbrëmjen e së dielës në Los Angjelos. Filmi mori tre trofetë kryesorë, përfshirë edhe ato të skenografisë më të mirë dhe aktorin më të mirë jo protagonist. Ndërsa filmi që grumbulloi më shumë trofe, katër të tillë, ishte “Bohemian Rapsody” për jetën e këngëtarit të famshëm Freddy Mercury. Rami Malek u shpall aktori më i mirë protagonist, ndërsa regjisori më i mirë u shpall Alfonso Cuarón për filmin Roma.

Filmi Green Book apo “Libri i Gjelbër”, i cili pasqyron marrëdhëniet mes racave në Amerikë në vitit 1960, ka fituar çmimin Oscar në kategorinë e filmit më të mirë të vitit. Çmimi për filmin më të mirë ka qenë vetëm një nga tre çmimet Oscar, të cilët i ka fituar ky projekt. Green Book është bazuar në tregimet e vërteta të një njeriu të bardhë, që ka shoqëruar me makinë pianistin afrikano-amerikan, Don Shirli në një turne në jug të Shteteve të Bashkuara më 1960.

Në ceremoninë e 91-të të ndarjes së këtyre çmimeve, Rami Malek ka fituar çmimin për aktorin më të mirë në rolin që ka pasur në filmin Bohemian Rhapsody, i cili paraqet jetën e kryesuesit të grupit Kuin. Malek, ka fituar këtë çmim për shkak të portretizimit të Freddi Merkurit, me prejardhje nga India, familja e të cilit është shpërngulur në Angli, kur ai ka qenë adoleshent. Në kategorinë e çmimit për aktoren më të mirë ka triumfuar Olivia Kolman për rolin e saj në filmin, “Favoriti”. Ajo ka mposhtur aktoren Glenn Klouz, e cila ishte konsideruar se do të jetë fituese, për shkak të punës së saj në filmin, “Bashkëshortja”. Ceremonia e 91-të e ndarjes së këtyre çmimeve është mbajtur të dielën në Los Angjelos. /Agjencitë/

 

read more
Kulture

SONTE CEREMONIA OSCAR

Screenshot_3

Ceremonia e Oscar tërheq të gjithë pa përjashtim, nga aktorë të dëshmuar e deri tek të rinj që premtojnë shumë, por që secili prej tyre parakalon në tapetin e kuq me një synim: të kthehen në shtëpi me statujën e famshme të artë.

Nuk është ndryshe as këtë vit, në ceremoninë e 91-të të Akademisë së çmimeve që mbahet sonte në mbrëmje në teatrin “Dolby” në Hollywood, ndërsa me orën tonë lokale prej orës 02:00 të së hënës, ku me të drejtë presim surpriza.

Drama e regjisorit Alfonso Cuaron “Roma” dhe një komedi-dramë për gratë “The Favourite” dominojnë listën e nominimeve Oscar me nga dhjetë të tilla, përfshirë edhe atë për “Filmin më të mirë”.

Menjëherë pas këtyre dy filmave, vjen një tjetër prodhim i mirëpritur nga artdashësit. Filmi “A Star Is Born” me Bradley Cooper dhe këngëtaren e famshme Lady Gaga ka 8 nominime. Po kaq nominime ka edhe filmi biografik për Dick Cheney, “Vice”.

“Black Panther”, që bëri historinë si filmi i parë më superheronj që nominohet në kategorinë për “Filmin më të mirë”, në total ka gjithsej 7 nominime.

Pas tij, me numrin më të madh të nominimeve vjen drama e Spike Lee “Blackklansman” që ka gjashtë të tilla. Nga 5 nominime kanë filmat “Bohemian Rhapsody” dhe “Green Book” ndërsa nga 4 nominime kanë “First Man” dhe “Mary Popins Returns”. /Agjencitë/

read more
KultureVendi

ISAK SHERIFI ME VËLLIM TË RI: TRANZICIONI POLITIK NË EVROPËN JUG-LINDORE

Screenshot_1

Tranzicioni ndërkombëtarizoi edhe çështjen shqiptare


“Tranzicioni politik dhe konfliktet në ish-Jugosllavi” është titulli i librit të fundit me autor Isak Sherifi. Në këtë libër ai trajton tranzicionin politik në kohën e ndryshimve të mëdha në Evropën jug-lindore e veçanërisht në ish- Jugosllavi.

Në librin me titull “Tranzicioni politik dhe konfliktet në ish-Jugosllavi” autori Isak Sherifi bazuar në shtypin dhe dokumetet e kohës, mundohet të jap përgjigje në pyetjet se si u gjend faktori politik në Kosovë dhe çfarë u ndërmor nga politika shqiptare në ish-Jugosllavi, kundrejt këtyre ndryshimeve politike, cili ishte roli i organizimeve politiko-shqiptare dhe ç’funksion kishin këto organizime në avancimin dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së shqiptarëve aso kohe. Gjithashtu në këtë libër është trajtuar edhe konflikti shqiptaro-maqedon dhe si shtypi e ka parë këtë konflikt. Autori për televizionin Klan Maqedoni shprehet se ky është vetëm vëllimi i parë që trajton këtë çështje.

Kur është fjala për çështjen shqiptare, diplomacia ndërkombëtare nuk është se nuk është marrë me të, mirëpo atëherë e sot problemi i shqiptarëve vazhdon të jetë në tavolinë. Autori për këtë thotë se që nga vitet e 90 tranzicioni te shqiptarët ka ndodhur si pasojë e përplasjeve të vazhdueshme.

Të gjithë ata që do shfletojnë librin e Sherifit, do vërejnë se përpos konfliktit në Kosovë, në vazhdimësi ai ka sqaruar edhe konfliktet në pjesë tjera të ish- Jugosllavisë ku u zhvilluan luftëra të përgjakshme e që më pas do pasojnë marrëveshjet ndërkombëtare si Marrëveshja e Dejtonit, e Rambujesë, si dhe Marrëveshja e Ohrit që i dha fund kunfliktit shqiptaro -maqedonas. /Lulzime Ameti/

 

read more
KultureVendi

TETOVË: PROMOVOHEN TETË VEPRA NGA FUSHA E ALBANOLOGJISË

Screenshot_1

Botimet janë të Akademisë së Studimeve Albanologjike


Tetë vepra nga akademia e studimeve albnologjike u promovua sot në ambientin e Universitetit të Tetovës. Viti i Skëndereut ishte motiv më shumë për angazhimin dhe përballimin e këti promovimi u shprehën organiztorët.

Organizatorët shprehen se kjo akademi ka qenë çdo herë e angazhuar në fushën e  albanologjisë, historisë, dhe antropologjisë. Marenglen Verli u shpreh që Akademia e Albanologjisë brenda këtyre veprave flet edhe për shqiptarët e Maqedonisë dhe rolin e tyre, prandaj dhe këto vepra u prezntuan në kuadër të 50 vjetorit të simpoziumit të demostratave të Tetovës.

Edmond Malaj theksoi që katër botimet para këtyre veprave janë botuar 100 vite më parë, dhe në fokusin e tyre është Shkodra.

Sipas Eduard Cakajt këto vepra janë një dokumentar në vete dhe shpalosin disa të dhëna të panjohura për historinë.

Ky aktivitet është në kuadër të simpoziumit i cili do të mbahet nesër në kuadër të 50 vjetorit të demostratave të para në Tetovë nën titullin “Viti 1968- Sfidë e identitetit Kombëtar të Shqiptarëve të Maqedonisë.” /Lindita Aliu/

 

read more
Kulture

LETËRSI: ‘PARADIGMA E KRITIKËS SË KUTELIT’

Screenshot_3

Zaimi: Kam analizuar gjerësisht kritikën e Kutelit


Autori nga Tetova Bardhyl Zaimi,  ka sjellë së fundi librin studim ‘Paradigma e kritikës së Kutelit’ në të cilin libër analizon gjerësisht kritikën letrare të këtij autori të njohur.

“Paradigma e kritikës së Kutelit” me autor Bardhyl Zaimin është libri më I fundit I këtij autorit që sapo ka dalë nga shtypi. Ky libër studimi sipas Zaimit,  analizon gjerësisht kritikën letrare të Mitrush Kutelit, autorit të librit të parë kritik në historinë e kritikës shqiptare.

Autori deklaron se kritika e Kutelit është në funksion të produksionit letrar dhe kulturor të viteve 30-ta, periudhë e cila konsiderohet si ‘koha e artë e letrave shqipe’.

“Shënime letrare” e Mitrush Kutelit është botuar në vitin 1944 dhe konsiderohet si libri I parë kritik në mendimin shqiptar. Përndryshe, Kuteli mbetet një ndër figurat shumëdimenzionale të letërsisë dhe mendimit kritik.  /Klan Maqedoni/

read more
KultureVendi

SINDIKATA E KULTURËS: NËSE NUK NIVELIZOHEN RROGAT, DO TË KETË BLLOKIME

Screenshot_4

Ministria e Kulturës: Jemi duke kryer analizat, së shpejti takim me ta


Nëse deri në Vitin e Ri nuk do të nivelizohen pagat për punëtorët e Kulturës, ashtu siç kërkon Sindikata e tyre, artistët paralajmërojnë bllokim të institucioneve. Aktorja Sanja Arsovska në emër të sindikatës sot para ndërtesës së Ministrisë së Kulturës, theksoi se kolegët e tyre janë të zhgënjyer pse në buxhetin e vitit 2019 nuk ka para për aktivitetet e tyre. Ministri Asaf Ademi për Tv Klan theksoi se për momentin janë duke u kryer analizat, dhe është duke u përgatitur takim me sindikalistët në lidhje me kërkesat.

Ndryshe Arsovska ka theksuar se ka mirëkuptim për sqarime se ligji i ri për kultur duhet të jetë në pajtim me ligjin për administratë publike, por megjithatë artistët nuk mundët edhe më tutje të jetojnë në prag të mbijetesës.

Kultura 12 vite nuk ka marrëveshje kolektive, kemi paga më të ulta në sektorin publik, puntorët e kulturës  më nuk mund të presin dhe të mbijetojnë me një gjendje të tillë, nuk mund të bisedojmë për zhvillim përderisa të punësuarit në kulturë jetojnë në prag të mbijetesës. /Klan Maqedoni/

 

 

read more
Kulture

“ARS ALBANIKA”: ORGANIZOHET MANIFESTIMI “FLAKADANI I KUJTESËS”

Screenshot_2

Promovohet revistat “Ars Albanika” si dhe poema “Adem Jashari”


Shoqata për kulturë dhe art “Ars Albanika” organizoi manifestimin “Flakadani i kujtesës” nën moton “Flamur Gjak, Flamur Shkabë” kushtuar festave të nëntorit. Gjithashtu në këtë manifestim u promovuan revistat shkencore “Ars Albanika” si dhe poema “Adem Jashari” nga Ilir Shaqiri.

Në prag të festës së flamurit, rikujtojmë njerëzit me të cilët ne jemi krenar. Në këto hapësira shqiptarët me shekuj janë përballur me qytetrimet, doktrinat religjioze dhe ato politike, por ne ja arritëm të mbijetojmë, u shpreh Kryetari i Shoqatës “Ars Albanika” Zeqirija Rexhepi.

Hasan Qyqalla përfaqësues i mërgatës shqiptare, vlerësoi lartë revistën shkencore ‘Ars Albanika’, dhe e cilësoi si një arkiv të pasur kombëtare e kulturore.

Në këtë manifestim u promovua edhe Poema “Adem Jahsari” nga këngëtari i mirënjohur Ilir Shaqiri.

Ndryshe, manifestimi u shoqërua me recitim poezish dhe muzikë si dhe në fund ju ndan mirënjohje kontribuesve të kësaj shoqate dhe televizionit Klan Maqedoni.  /Lindita Aliu/

read more
KultureTop LajmeVendi

KULTURË: PREZANTOHET PROPOZIM-BUXHETI PËR 2019-ën

Screenshot_2

Ademi: Rritje të veprimtarive kulturore


Ministri i Kulturës Asaf Ademi me anë të një konference për shtyp prezantoi sot propozim-buxhetin për vitin 2019. Sipas Ademit, ky buxhet është më i lartë nga viti paraprak dhe ka rritje të veprimtarive kulturore.

Tre miliardë e 140 mln e 216 mijë denarë është vlera e propozim-buxhetit për vitin 2019 në sferën e kulturës. Këtë e bëri të ditur ministri i Kulturës Asaf Ademi me anë të një konference për shtyp.

‘Propozim-buxheti arrin vlerën prej 3 miliardë e 140 milionë e 216 mijë denarë. Buxheti i vetë Ministrisë së Kulturës është 215 mln e 50 mijë denarë, ndërsa buxheti për financimin e veprimtarive është 2 miliardë e 925 milionë e 166 mijë denarë. Diç më shumë se 92% i mjeteve të planifikuara nga buxheti i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës janë paraparë për veprimtarinë nga sfera e kulturës, ndërsa 8% për shpenzimet e administratës.’ – tha Asaf Ademi – Ministër i Kulturës.

Sipas Ademit, poashtu ka rritje edhe të transfereve në veprimtaritë folklorike, muzikore dhe biboliotekari.

Kemi 13 % rritje të transfereve në veprimtaritë e folklorit dhe veprimtarinë skenike muzikore dhe 10% në manifestimet kulturore artistike. Në veprimtarinë bibliotekare parashikojmë rritje drastike, parashihen 14 mln denarë apo 1.8 mln denarë më shumë se vitin e kaluar.’-shprehet Asaf Ademi – Ministër i Kulturës.

Poashtu, ministri Ademi theksoi se janë paraparë 50 mln denarë për rikonstruktimin e Teatrin Shqiptar të Shkupit, ndërsa për përfundimin e fazës së parë të objektit të teatrit të Tetovës janë paraparë 100 mln denarë. /Blerona Jakupi/

 

 

 

 

 

 

 

read more
KultureTop LajmeVendi

GOSTIVAR: HAPET PANAIRI I LIBRIT

Screenshot_2

Taravari: Të bëhet traditë për qytetin


Rreth 19 shtëpi botuese nga Maqedonia dhe Shqipëria, me libra të autorëve shqiptarë dhe të huaj, vepra letrare bashkëkohore dhe klasike presin dashamirët e librit të qytetit të Gostivarit këto tri ditë që t’i bashkëngjiten Panairit të librit, i cili po zhvillohet për herë të parë pas kaq vitesh në këtë qytet. I pari i qytetit të Gostivarit, Arben Taravari, i cili ishte i pranishëm në hapjen e panairit deklaroi se shpreson që i njëjti të ngelet traditë në këtë qytet.

Abdylmexhit Salihi, kryetar i shoqatës së botuesve shqiptarë deklaroi se këtë vit shtëpitë botuese kanë sjellë një numër të konsiderueshëm veprash për të gjitha grupmoshat. Ndërkaq, edhe shtëpitë botuese, edhe lexuesit presin shumë nga ky panair.

Përndryshe ky panair organizohet nga Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Shoqatën e Botuesve Shqiptarë – Maqedoni dhe do të zgjasë deri më 28 nëntor. Poashtu, në suaza të panairit do të organizohet edhe ekspozitë me vepra artistike të punuara nga fëmijët e që do t’u dhurohen shtëpive botuese pjesëmarrëse, do të organizohet event muzikor për të rinj, si dhe mbrëmje me muzikë klasike. /Blerona Jakupi/

 

read more
1 2 3 10
Page 1 of 10