close

Emisione

Emisione

SA SHFRYTËZOHEN SUBVENCIONET PËR BUJQIT?

Screenshot_1

Premtohet përkrahje për blegtorët


Problemet e blektorëve, subvencionet, masat që duhet të ndërmerr shteti për lehtësimin e punës së tyre dhe shumë çështje të tjera janë diskutuar në emisionin Arti i Financës.

Blegtorët ankohen për kushtet e pakta që u ofrohen nga shteti për zgjerimin e kësaj veprimtarie dhe të njëjtit theksojnë që nuk arrijnë të mbulojnë as shpenzimet mujore që bëjnë. Sekretari shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë Nefruz Çeliku theksoi se po punohet në drejtim të lehtësimit të barrierave me të cilat po përballen bujqit, edhe atë siç theksoi ai duke bërë investime kapitale.

Mungesa e pronësisë është një nër problemet kryesore me të cilët ballafaqohen bujqit, e që paraqet penges për shfrytëzimin e subvenioneve.

Profesori universitar Alirami Saliu apeloi deri tek institucionet kompetente që subvencionet të shpërndahen në periudhën kohore kur edhe bëhen përgatitjet e para për t’ua lehtësuar atyre punën.

Bashkëbiseduesit në këtë emision apeluan deri tek bujqit që t’i shfrytëzojnë mjetet e ndara  nga ana e Ministrisë së Bujqësisë ku pikërisht për këtë sektor janë ndarë 150 milionë euro.

 

read more
1 2 3 86
Page 1 of 86