close

Ekonomi

Ekonomi

GJERMANIA ME EKSPORT REKORD

no thumb

Gjermania në shtator përsëri ka shënuar një eksport rekord me ç’rast pengesat e paraqitura në tregjet e vendeve si Kina dhe India u kompensuan me eksport të fuqishëm në shtete e Bashkimit Evropian, – njoftoi sot zyra Federale e Statistikës. Gjermania në shtator ka eksportuar mallëra me një vlerë 106 miliardë eurosh që është për 4.4 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe për 3.6 për qind në krahasim me gushtin e shkuar. Eksporti ka shënuar një rritje sidomos në Bashkimin Evropian dhe  kap shifrën prej 4.7 për qind. /Agjencitë e lajmeve/

read more
Ekonomi

GJERMANI: GREVË E LUFTHANSA-a

no thumb

Sot janë anuluar 929 fluturime të Lufthanzës për shkak të vazhdimit të grevës së sindikatës që tubon  personelin e bordit drejtues. Përafërsisht qindra mijëra udhëtarë do të mbeten pa transportin adekuat. Këto janë fluturime në të dy drejtimet drejt Frankfurtit, Mynihut dhe Dyseldorfit. Sindikata e personelit të bordit drejtues të Lufthansas  prej disa muajsh është në mosmarrëveshje për shkak të  pagave, mbrojtjes nga largimi nga puna, kushteve të pensionimit apo dhe të nxjerrjes së parakohshme në pension. /Agjencitë e lajmeve/

read more
Ekonomi

KOSOVË: PËR TRE MUAJ REGJISTROHEN 2 284 NDËRMARRJE

no thumb

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet në Kosovë për tremujorin e tretë të këtij viti, ku thuhet se janë regjistruar 2. 284 ndërmarrje. Krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak ka pasur një rritje prej 19% të ndërmarrjeve të reja të regjistruara, por krahasuar me tremujorin paraprak të këtij viti vërehet një rënie për 8.2% të ndërmarrjeve të reja.

Kategoria e numrit të të punësuarve nga 1-4 (të punësuar) përbën rreth 2232 ndërmarrje, ose 97.7% të ndërmarrjeve të reja; te kategoria me 5-9 të punësuar janë 31 (1.4%) ndërmarrje; 10-19 të punësuar janë 16 (0.7%) ndërmarrje; 20-249 të punësuar janë 5 ndërmarrje (0.2%); ndërsa, në kategorinë tjetër (250+) nuk është asnjë ndërmarrje e regjistruar në këtë tremujor. /Agjencitë e lajmeve/

 

 

 

read more
Ekonomi

STOPANSA BANKA PËR NËNTË MUAJ FITON 25 MILIONË EURO

no thumb

Një nga bankat më të mëdha në vend “Stopanska banka Shkup” vetëm gjatë periudhës korrik- shtator ka arritur 1.11 miljardë euro nga normat e interesit, ndërsa në nëntë muajtë e parë të vitit ka arritur 3.39 miljardë denarë.

Duke krahasuar me bankat tjera të mëdha, kjo tregon se pavarësisht nga rënia e normave të interesit bankat arrijnë rezultate të shkëlqyera duke iu falënderuar uljes së interesit të depozitave.

Krahasuar me të njëjtën periudhë kohore të vitit të kaluar banka ka pasur fitim prej 254 milionë denarë./Agjencitë e lajmeve/

 

 

read more
Ekonomi

KOMPANITË SHFRYTËZOJNË MUNDËSITË NGA PROGRAMI “ERAZMUS PLUS”

no thumb

Gjashtë kompani të Maqedonisë tani më i shfrytëzojnë mundësitë që i ofron programi “Erazmus plus” i Bashkimit Evropian. Për nevojat e tyre nga ana e Agjencisë kombëtare për programe edukative evropiane dhe mobilitet janë ndarë rreth 450 mijë euro.

Me programin janë të përfshirë mbi 70 persona nga të cilët një pjesë janë të punësuar në kompanitë, ndërsa pjesa tjetër nuk janë të punësuar dhe rikualifikohen. Në përgjithësi, më shumë benefite nga programi i shfrytëzojnë kompanitë nga bujqësia, por edhe kompanitë nga sektori TIK.

Sipas Jadranka Arizankovska, këshilltare e lartë në Odën Ekonomike të Maqedonisë, kompanitë duhet t’i shfrytëzojnë benefitet që i ofron programi sepse kjo për ta do të thotë një mundësi më shumë për edukimin dhe riedukimin e të punësuarve të tyre.

Si pjesë e programit sot para kompanive do të prezantohet edhe mundësia për pranimin e praktikantëve të huaj. Programi “Erazmus plus” i Bashkimit Evropian implementohet nga muaji janar i vitit 2014 dhe në të si vend programues merr pjesë edhe Maqedonia përmes Agjencisë kombëtare për programe dhe mobilitet edukativ evropian. /Agjencitë e lajmeve/

read more
Ekonomi

DIBËR: HIDROCENTRALI “SHPILJE” TEJKALON PLANIN

no thumb

Në hidrocentralin “Shpilje”, do të prezentohet një objekt i rëndësishëm elektroenergjetik dhe është e sigurt se gjatë këtij viti do të jetë një prej më të suksesshmëve, me prodhim të realizuar vjetor më të madh se sa ishte planifikuar. Këto i theksojnë të dhënat për prodhimin e realizuar në dhjetë muajt e këtij viti, kur në periudhë më të madhe tri turbinat kanë punuar turbo.

Për momentin rrjedhja mesatare e ujit është rreth 40 metra kub ujë në sekondë, ndërsa akumulimi “Liqeni i Dibrës”, ka rezervë të ujit për prodhimin e 18 milionë kvh. Kjo do të thotë se ka hapësirë të mjaftueshme që të pranohen rrjedhat e ardhshme vjeshtore. /Agjencitë e lajmeve/

 

 

 

read more
Ekonomi

ATHINA NUK PLOTËSON KUSHTE PËR TË FITUAR KËSTIN E NDIHMËS FINANCIARE

no thumb

 

­Gjasat që ministrat e financave të eurozonës të miratojnë pagesën transhenë e  ardhshme nga ndihma financiare për Greqinë në takimin e së hënës janë të vogla.

Kjo u bë e qartë pas shtyerjes së djeshme të takimit të Euro grupit të punës deri në momentin kur do të ketë “qartësi më të madhe” lidhur me atë se si qëndron Greqia me përpjekjet e saja për përfundimin e reformave të cilat i kërkojnë kreditorët e saj.

Dje u anulua telekonferenca e ekspertëve teknikë, të cilët e përgatisin agjendën për takimet e Eurogrupit, pasi që u konstatu se ende nuk janë përfunduar ndërmjet 10 dhe 15 nga 49 të ashtuquajturat “procedura praprake” të cilat duhet të përmbushen.

Burime të njohura për mediumet greke deklaruan se takimi i ministrave të financave të eurozonës sipas të gjitha gjasave do të prëfundojë me deklaratë të përbashkët në të cilën do të përshëndetet përparimi i Greqisë, por se nuk do të këtë pagesë derisa Qeveria nuk sjellë më shumë ligje. Mbetet të shihet nëse Athina dhe kreditorët e saj deri të hënën do të dakordohen për atë se cilat çështje fillimisht duhet të zgjidhen. /Agjencitë e lajmeve/

 

 

read more
Ekonomi

KOSOVË: BUXHET TË RI PËR PROJEKTE TË VJETRA

no thumb

Projektligji për buxhet është miratuar javën e kaluar nga Qeveria e Kosovës, ku për vitin 2016 parashihet të jetë 1 miliard e 680 milionë euro. Nga kjo vlerë, 463 milionë euro të buxhetit janë paraparë të investohen në projekte kapitale apo pesë milionë më tepër sesa shpenzimet kapitale të dedikuara për vit.

Por ajo që vërehet është se shumica e mjeteve do të shpenzohen për projektet e filluara gjatë këtij viti.

Kjo, sipas ekspertëve për çështje ekonomike është praktikë pasi jo të gjitha projektet e mëdha kapitale mund të përfundojnë brenda një periudhe njëvjeçare. Megjithatë, sipas tyre, nevojat e Kosovës për projektet kapitale janë jashtëzakonisht të mëdha. /Agjencitë e lajmeve/

 

read more
Ekonomi

SHQIPËRI : BANKAT SEKTORI I VETËM QË NUK NJEH KRIZË

no thumb

I vetmi sektor që nuk njeh krizë janë bankat. Sipas Bankës së Shqipërisë, për 9 mujorin e këtij viti ato kanë realizuar një fitim prej 11.6 miliardë lekësh ose 33 për qind më të lartë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Një fitim që konsiderohet rekord historik, duke ia kaluar dhe viteve 2006-2008, kur sistemi bankar ishte në ditët e tij më të mira dhe kreditë me probleme ishin 3-5% të totalit. Ndërkohë aktualisht këto kredi janë  katërfish më të larta.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, diferenca mes normave të kredisë dhe depozitave një vjeçare u thellua më tej, duke arritur në shtator të këtij viti në 7.23% nga rreth 6% sa ishte në të njëjtën periudhë një vit më parë./Agjencitë e lajmeve/

read more
Ekonomi

PËRVOJA POZITIVE NGA AKSIONI “SHTYPE BUTONIN E KUQ”

no thumb

Aksioni “Shtype butonin e kuq”, që në bashkëpunim me odat ekonomike e zbatojnë Drejtoria për punë pronësoreojuridike dhe Ministria e Financave, si masë për ndihmë biznes­subjekteve në paraqitjen e problemeve të natyrës pronësore­juridike, gjatë ofrimit të mundësive për tejkalimin e tyre dhe dhënien e udhëzimit për hapat e ardhshëm drejt tejkalimit të tyre, për afaristët paraqet ndihmë të vlefshme që duhet të shfrytëzohet.

Ky aksion për herë të parë u zbatua në vitin 2011 me fillimin e projektit “Vizita në 40 kompani”. Në vitet 2012 dhe 2013 Drejtoria shpallte thirrje publike që subjektet të paraqesin  problemet e karakterit pronësor­juridik. Ndërmarrjet dhe qytetarët të cilët përballen me probleme në këtë sferë, e nuk janë paraqitur në thirrjet e deritanishme nga institucioni kompetent, kanë mundësi të kyçen në aksion dhe të marrin ndihmë për zgjidhjen e problemeve. /Agjencitë e lajmeve/

read more
1 94 95 96 97 98
Page 96 of 98