close

Ekonomi

Ekonomi

RAPORTI I QEVERISË: EKONOMISTËT NUK SHOHËN NDRYSHIME

Screenshot_3

Qeveria duhet të fokusohet në rritjen e eksportit dhe inovacionet


Në emisionin Arti i Financës duke komentuar raportin ekonomik të qeverisë në sferën ekonomike, njohësit e këtyre çështjeve thonë se nuk ka pasur ndryshime të mëdha, aq sa edhe është pritur.

Njohësit e çështjeve ekonomike për periudhën një vjeçare të Qeverisë Zoran Zaev në rafshin ekonomik thonë se nuk shohën ndonjë ndryshim. Ata thonë se duhet në mënyrë rrënjësore të ndryshohet qasja e shpërndarjes së subvencioneve.

Profesori universitar Petrit Pollozhani thekson se qeveria më së shumti duhet të fokusohet në rritjen e eksportit dhe në inovacione.

Përndryshe, Kryeministri Zoran Zaev ndër ndryshimet kryesore në fushën e ekonomisë e cilësoi rritjen e rrogës minimale dhe mesatare, heqjen e taksës radio-difuzive si dhe përkrahjen financiare që iu dha ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. /Xhumadije Ibraimi/

 

 

 

read more
EkonomiVendi

ANALISTËT: POLITIKA E JASHTME IN, EKONOMIA OUT

belg

Qytetarët të ndarë në vlerësimin e të arriturave


Qeveria e Maqedonisë prezantoi të arriturat gjatë vitit të parë të qeverisjes. Analisti politik Selim Ibraimi vlerëson se në planin e jashtëm kjo përbërje qeveritare ka arritur shumë, porn ë atë të brendshëm, sidomos, në planin ekonomik duhet edhe shumë punë, për të arysetuar moton qeveritare ‘Jetë për të gjithë”.

Njohësit e çështjeve politike një vjetorin e qeverisjes së udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev e vlerësojnë me përparime në politikën e jashtme dhe ngecje në politikat e brendshme veçanërisht në zhvillimin ekonomik.

Ndërkaq, qytetarët shprehin qëndrime të ndryshme rreth funksionimit një vjeçarë të qeverisë Zaev.

Përndryshe qeveria në preskonferencën e sotme në prezencë të kabinetit qeveritarë prezantoi të arriturat një vjeçare të kësaj qeverie. Duke mos anashkaluar projektet e realizuara e që janë në realizim e sipër. /Xhumadije Ibraimi/

 

read more
EkonomiVendi

BEZHOSKA: SFIDË PËR ZBATIMIN E POLITIKËS MONETARE

Bezhoska-780×439

Bogov: Shtatë vjet sistemi bankar stabil


Anita Angelovksa-Bezhoska pas deklaratës solemne para kryeparlamentarit Talat Xhaferi edhe zyrtarisht sot u bë guvernatore e Bankës Popullore të Maqedonisë. Vazhdim me zbatimin e politikës së suksesshme dhe të pavarur monetare në drejtim të realizimit të qëllimeve të garantuara ligjore të bankës qendrore është sfida e cila qëndron para guvernatores së sapozgjedhur të Bankës popullore të Republikës së Maqedonisë, Anita Angellovska-Bezhoska.

Në deklaratë për mediet pas marrjes së funksionit nga guvernatori i deritnaishëm, Dimitar Bogov, ajo iu falënderua presidentit Gjorge Ivanov për nominimin e tij, por edhe të gjitha partive politike të cilat e mbështetën këtë propozim.

“Para meje qëndron sfida për vazhdim me zbatimin e politikës së suksesshme dhe të pavarur monetare në drejtim të realizimit të qëllimeve të garantuara ligjire të Banjës qendrore, e ato janë stabiliteti i çmimeve, për të cilin konsiderojmë se është kontributi më i mirë që mund ta japë në shoqëri dhe atë përmes strategjisë së ruajtjes së kursit stabil devizor të denarit. Ruajtja e stabilitetit bankar, stabilitetit të sistemit bankar. ndërsa përmes asaj drejtpërdrejtë duke dhënë kontribut për stabilitetin e plotë financiar në ekonominë tonë dhe mbështetjen plotësuese të politikave të prëgjithshme ekonomike në ekonominë tonë”, deklaroi Angellovska-Bezhoska.

Ajo iu falënderua edhe guvernatorit të deritnaishëm, Dimitar Bogov, për të cilin tha se Bankën e udhëhoqi mjaft suksesshëm në momente shumë kritike me të cilat u përballë ekonomia jonë. Ndërkaq, Dimitar Bogov për mandatin e tij shtatëvjeçar si guvernator i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, i cili skadoi dje theksoi se kursi stabil i denarit dhe sistem bankar stabil, i cili shënoi rritje dhe zhvillim dhe normë të ulët interesi, që arriti nivelin më të ulët historik. /Art Channel/

 

 

read more
Ekonomi

ARTI I FINANCËS: FAKTORËT POLITIKË ASRYE PËR JOSTABILITETIN E EUROS

Screenshot_8

Luhatja do të sjellë ndryshime në ekonomitë botërore


Viti 2018 pritet të shpërfaqë momente historike për monedhën europiane- EURO e që ndërlidhet me barazimin e kësaj të fundit me dollarin amerikan. Ky parashikim i institucioneve dhe bankave ndërkombëtare në botë, nuk ka të bëjë vetëm me ndikimin e faktorëve ekonomikë, por edhe atyre politikë. Sipas njohësve të çështjeve ekonomike dollari amerikan ëshhtë i paqëndrueshëm.

Sipas ekonomistit Qenan Idrizi partneriteti i shtetve të Be-së me SHBA-të do të sjellë ndikime në luhatjen e euros.

Se cilat do të jenë efektet e këtij barazimi të dy valutave të fuqishme botërore në rrjedhat e këtushme ekonomike e financiare, konkretisht tek konsumatorët dhe bizneset Drejtori i Bankës për Zhvillim në Maqedoni Qenan Idrizi thekson se nëse ndodh një luhatje e  monedhës euro,  dhe forcim i dollarit amerikan kjo do të reflektohet dhe do të sjell ndryshime edhe në ekonominë e shteteve të ndryshme. /Art Channel/

 

 

read more
Ekonomi

SHKUP: SI TË TËRHIQEN MË SHUMË MJETE NGA FONDET E BE-së?

850x636_Bashkimi-Evropian11524667362

Komunat të bëjnë më shumë për mjetet IPARD


Edhe komunat të kthehen nga tërheqja e mjeteve IPARD pasi që Programi mundëson realizimin e numrit të madh të projekteve të vogla prej 10.000, 20.000 dhe 50.000 euro, u tha në konferencën e sotme për menaxhimin dhe shfrytëzimin e fondeve të BE-së në Odën Ekonomike të Maqedonisë.

Sipas ambasadorit slloven Milan Jazbec, nuk është e lehtë të vihet drejt parave evropiane pasi që procedurat janë komplekse dhe të komplikuara në aspektin burokratik. Që këtu nevojiten njohuri të domosdoshme, por edhe ndihmë konkrete në terren.

“Muajin e ardhshëm në Maqedoni do të vijë një ekip slloven i cili do t’i bart përvojat tona, do të mundësojë nou-hau i cili i nevojitet Maqedonisë për shfrytëzimin efikas të fondeve të BE-së. Është me rëndësi që Komunat tu drejtohen tërheqjes së mjeteve IPARD ngase programi mundëson realizimin e projekteve të vogla prej 10 deri në 50 mijë euro. Ka shumë mjete në Maqedoni dhe ata kryesisht kanë qenë të pa shfrytëzuara që paraqet dëm të madh sepse kjo është mënyra më konkrete se sit u ndihmohet njërezve në terren.

Drejtori i Agjencisë Pagesore i Maqedonisë, Nikollçe Babovski tha se më së miri është vendi të fokusohet në bërjen e një produkti të mirë, cilësor dhe konkurrues i cili do t’i mundësojë edhe industrisë përpunuese të tërheq më shumë para.

“Interesi është i madh edhe tek bujqit dhe tek industria ppërpunuese, dhe këtë e konfirmon edhe numri i aplikimeve që në thirrjen e parë për IPARD2 arriti në 1648. Do të bëjmë gjithçka që maksimalisht t’i shfrytëzojmë mjetet nga BE-ja.

Maqedonia deri në vitin 2020 i ka në dispozicion gjithsej 80 milionë euro për bujqësinë prej të cilave 60 milionë para evropiane dhe 20 milionë mbështetje vendore. /Art Channel/

 

read more
Ekonomi

ARTI I FINANCËS: DIASPORA S’DO TË SHFRYTËZOHET PËR QËLLIME PARTIAKE

Screenshot_8

Ademi: Familjarët s’do të paguajnë tatim


Dërgesat nga diaspora, në Maqedoni vazhdojnë të paraqesin një prej burimeve kryesore të financimit të konsumit të ekonomive familjare. Pikërisht për këto çështje u bisedua në emisionin Arti i Financës me ministrin pa resor të diasporës Edmond Ademi.

Remitencat që pranohen në Maqedoni kryesisht vijnë nga Gjermania, Zvicra, SHBA-ja, Italia, Danimarka, Suedia, Norvegjia, Austria, Franca, Britania e Madhe dhe shtete të tjera. Ministri pa resor Edmond Ademi theksoi se familjarët të cilat pranojnë remitencat nga diaspora nëpëmjet transferave të shpejta nuk do të paguajnë tatim shtetit.

Ademi shtoi se diaspora nuk do të shfrytëzohet për qëllime partiake ashtu siç ishe shfrytëzuar nga qeveria e kaluar.

Përveç remitencave që dërgohen vazhdimisht në Maqedoni, shuma të mëdha të mjeteve financiare shpenzohen nga mërgimtarët e Maqedonisë edhe kur vijnë për pushime, sidomos gjatë stinës së verës. /Xhumadije Ibraimi/

read more
Ekonomi

SHKUP: GRANTE PËR NDËRMARRJET E VOGLA E TË MESME

Screenshot_6

Thirrje kompanive që të paraqesin aplikime


Thirrja e parë për kofinancim të granteve për ndërmarrje të vogla dhe të mesme sot është publikuar në ueb-faqen e Qeverisë dhe të Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik. Me të parashihet deri në fundn të vitit, tu ndahen 10.5 milionë euro ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nga shtylla e tretë e planit për rritje ekonomike. Me këtë thirrje, që do të jetë i hapur deri më 11 Korrik, ftohen kompanitë që ta shfrytëzojnë mundësinë për kofinancim nga ana e qeverisë për njërën nga katër masat.

“Flasim për përkrahje financiare të projeketeve që nënkuptojnë furnizim me pajisje të reja, financime në zhvillimin e teknologjive të reja dhe një sërë punësh tjera që presim që tu ndihmojnë kompanive për të rritur konkurentshmërinë e tyre. Masa e parë është dedikuar për ndërmarrje të vogla dhe të mesme me të ardhura minimale vjetore prej 3 milionë denarë me numër të të punësuarve deri në 250. Masa e dytë është e dedikuar për kompanitë që kanë deri në 5 të punësuar dhe të ardhura vjetore deri në 3 milionë denarë. Masa e parë dhe e dytë në thelb janë të njëjtë sipas përmbajtjes, por qëllimi ynë ishte të krijojmë një mekanizëm të posaçëm financiar që do të nxisim zhvillimin e mikro kompanive. /Art Channel/

 

read more
Ekonomi

SHKUP: PROGRAMI PËR FINANCIM TË EKONOMISË SË GJELBËRT

Screenshot_6

Angjushev: Investimi në efikasitetin energjetik kthehet dyfishë


Zv/Kryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjueshev ka marrë pjesë në konferencën për promovimin e “Programit për Financim të Ekonomisë së gjelbërt në Maqedoni” në organizim të Bankës Evropiane për Ripërtrirje dhe Zhvillim.

Unë fjalimin tim do ta filloj me një matematikë të thjeshtë. Cdo një euro të investuar në efikasitetin energjetik kursen 2.2 euro në prodhimin e energjisë elektrike. Nga këtu fillon e gjithë logjika në stimulimin e efikasitetit energjetik. Nëse ne, më herët zhvillimin e ekonomisë e shihnim përmes harxhimit të energjisë, sot në botë tashmë nuk është kështu. Sot në botë zhvillimi i ekonomisë matet me atë se sa do ta rrisni BPV-në tuaj, kurse gjatë kësaj ta zvogëloni harxhimin e energjisë. Maqedonia është e përcaktuar ta zvogëlojë harxhimin e energjisë për 14.37% gjatë disa viteve të ardhshme dhe këtë mund ta bëjë vetëm me efikasitet energjetik dhe investime në projekte të burimeve të ripërsëritshme të energjisë.” /Art Channel/

 

read more
Ekonomi

BANKA BOTËRORE: PARASHIKIME POZITIVE PËR MAQEDONINË

banka-boterore-850×549

Mbështetet tatimi progresiv


Reformat e paralajmëruara dhe vendosja e tatimit progresiv, është mbështetur nga Banka Botrore, por porositë janë që Qeveria duhet të bëjë analizë më të kujdesshme rreth vlerës së shumës në të cilën do të zbatohet shkalla më e lartë e tatimit. Kjo u theksua në prezantimin e sotëm të Raportit të rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor të Bankës Botërore në Shkup.

Banka Botërore shikon trend pozitiv në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe ka parashikime pozitive për rritjen ekonomike në Maqedoni në një të ardhme të afërt.

“Ndikimi ekonomik në krizën politike në Maqedoni ishte më gjatë nga e pritura. Rritja u ngadalësua në zero në vitin 2017 për shkak të uljes së madhe të investimeve. Por, ekonomia tashmë po fillon të rikuperohet në vitin 2018 të udhëhequr nga konsumimi dhe rikuperohet në investimet”, deklaroi drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në Maqedoni, Marko Mantovaneli.

Sipas Bankës Botërore, integrimi i Maqedonisë në NATO dhe në BE mund t’i përshpejtojë reformat strukturore dhe ta rrisë besimin e investuesve, ndërsa rritja e përshpejtuar do të ndihmojë në konsolidimin fiskal. Rekomandojnë përpjekje të vazhdueshme të konsolidimit fiskal, vendosjen e reformave tatimore, përmirësim të cilësisë dhe efikasitetit të shpenzimeve sociale, racionalizim të subvencioneve veçanërisht në bujqësi, sigurim të qëndrueshmërisë të sistemit pensional, përmirësim të menaxhimit me financa publike dhe investime publike. Mes rekomandimeve janë edhe mbajtja e momentit reformues për përforcimin e produktivitetit dhe perspektivës për rritje.

Sipas Bankës Botërore, një nga sfidat për rajonin, si dhe për Maqedoninë është shpërngulja e kuadrove me arsim të lartë. Të dhënat me të cilat disponojnë tregojnë se shpërngulje më të madhe ka nga Kosova dhe BeH-ja ku 50 për qind e popullatës kanë emigruar, derisa të dhënat për Maqedoninë tregojnë se 25 për qind e popullatës është shpërngulur. Përveç kuadrove me arsim të lartë, citohet se kemi edhe me arsim të ulët, që sipas Bankës Botërore, udhëzon në shpërngulje sezonale.

Drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në Maqedoni Marko Mantovaneli theksoi setatimi progresiv i paralajmëruar nga ministria e Financave do të mbështetet edhe nga Banka Botërore.

“Mund të mbështesin tatim progresiv që e analizon ministria e Financave. Lëvizin në drejtim të duhur duke i pasur parasysh të dhënat me të cilat disponojmë sot, por duhet të bëhet analizë e kujdesshme rreth pragut në të cilin do të zbatohet shkalla më e lartë e tatimit”, tha Marko Mantovaneli, drejtor i Zyrës së Bankës Botërore në Maqedoni.

Në lidhje me reformat në sistemin e pensioneve nga Banka Botërore theksuan se analiza është në vijim dhe se ende është larg nga vendimi. Mantovaneli theksoi se ka më shumë mundësi dhe se rritja e kufirit të moshës për pensionim është vetëm një prej tyre. /Art Channel/

 

read more
Ekonomi

EKSPERTËT: DO TË KETË REFLEKTIME NË BUXHET

Screenshot_6

EKSPERTËT: DO TË KETË REFLEKTIME NË BUXHET

Afaristët: Qeveria të mos shpejtojë


Paralajmërimi i ministrit të Financave, Dragan Tevdovski që me 18% të tatimohen të ardhurat mbi 1 mijë euro shkaktoi kritika të ashpra në opinion.  Ndërkaq, këtë muaj duhet të fillojë debati për tatimin progresiv. Afaristët kërkojnë që qeveria të mos shpejtojë në këtë drejtim.

Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se tatimi progresiv do të ketë efekt negativ i cili do të reflektohet drejtpërdrejt në buxhet, duke e stimuluar “ekonominë e zezë”.

Një pjesë e afaristëve tashmë reaguan ndaj modelit të paralajmëruar për tatim progresiv, me qëndrimin se me këtë veprim do të goditen profesionet deficitare, si informatikanët, të punësuarit në veprimtaritë financiare, konsulentët.

Ministri i Financave Dragan Tevdovski deklaroi se prej muajit prill do të filloj debati për tatimimin progresiv përmes të cilit parashikohet për çdo të ardhur mbi 1000 euro të paguhet tatim prej 18 për qind. Sipas Tevdovskit, të ardhura mbi 1000 euro në Maqedoni realizojnë rreth 2 për qind e qytetarëve.  Tevdovski shprehet se thuajse të gjitha vendet ngadalë e kanë braktisur modelin e tatimit të sheshtë. Të dhënat zyrtare nga institucionet kompetente e konfirmojnë këtë gjendje të dallimeve të mëdha në rroga. Vetëm 1,2 për qind e të punësuarve kanë marrë rrogë më të lartë se 40.000 denarë.

/Xh. I. / Art Channel

read more
1 2 3 4 5 98
Page 3 of 98