close

Ekonomi

Ekonomi

OEM: NDIHMA SHTETËRORE MUNDËSI PËR RRITJE TË EKSPORTIT

Oda-Ekonomike-e-Maqedonise-780×439

Oem do t’i vizitojë kompanitë që do të marrin para


Oda Ekonomike e Maqedonisë sot publikisht e përshëndeti miratimin e Ligjit për mbështetje financiare të investimeve ku u theksua se vetëm me ndihmën shtetërore për kompanitë e mëdha të suksesshme mund të rritet numri i prodhimeve konkurruese, me orientim eksportues që do ta lëvizin ekonominë.

Oda Ekonomike, siç u tha në konferencën për media, do t’i vizitojë kompanitë që do të marrin para në pajtim me ligjin që të apelojë në zbatimin e tij konsekuent, por edhe do ta promovojë nevojën nga investimet shtesë nga ana e shtetit në sektorin e biznesit. Në këtë konferencë u theksua se vetëm me ndihmën shtetërore për kompanitë e mëdha të suksesshme mund të rritet numri i prodhimeve konkurruese, me orientim eksportues që do ta lëvizin ekonominë.

“Ligji për mbështetje financiare në të cilin janë  inkorporuar masa  të  planit të parë dhe të  dytë për rritje ekonomike, si kërkesë e bashkësisë së biznesit, dëshmoi se ekziston dialog  lidhur me strategjinë për rritje ekonomike. Ligji konfirmon se ekziston dialog dhe partneritet publiko-privat. Në të janë të inkorporuara të gjitha sugjerimet tona, të definuara që prej para dhjetë viteve. Vetëm përmes ndihmës shtetërore në biznes, mund të rritet numri i prodhimeve industriale me përparësi konkurruese”, theksoi Aneta Trajkovska nga Oda Ekonomike.

Oda Ekonomike në konferencën për media e shpërndau broshurën “Është koha për ndryshimin e modelit për zhvillim ekonomik”, e përpiluar prej para 10 vjetëve dhe në të cilën, siç theksoi Trajkovska mes tjerash përfshihen edhe propozime të bashkësisë së biznesit që tashmë janë pjesë e Ligjit për mbështetje financiare të investimeve. /Art Channel/

 

 

read more
Ekonomi

MARRJA E KREDIVE: INTERESI I QYTETARËVE NË KUARTALIN E DYTË

kredit1-587×396-700×440

Trendet pozitive të depozitave do të vazhdojnë


Raporti më i ri i Bankës Popullore tregon se në bazë vjetore, rritja kreditore në fund të kuartalit të dytë të këtij viti arriti 6,3 për qind.

Amvisëritë dhe sektori korporativ më së shumti kontribuuan për rritjen e aktivitetit kreditor në kuartalin e dytë të këtij viti, tregon raporti më i ri i Bankës Popullore.

“Përshpejtimi i rritjes tek depozitat në kuartalin e dytë del prej depozitave të ndërmarrjeve, me kontributin e mëtejmë pozitiv të depozitave të amvisërive”, vlerësoi BPRM.

Pritet trendet pozitive tek baza e depozitave të bankave të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, duke siguruar burime stabile për financimin e rritjes kreditore, që sipas projeksionit të prillit, në dy vitet e ardhshme do të lëvizte midis 6,5 dhe 7,7 për qind.

“Pritet ekonomia vendore edhe më tej të mbështetet prej aktivitetit kreditor të bankave, në mungesë të presioneve të inflamacionit dhe ruajtjes së pozitës së volitshme të jashtme, që do të mundësojë ruajtjen e rezervave devizore në zonën e sigurt, vlerëson Banka Popullore.

Sipas raportit, në bazë vjetore, rritja kreditore në fund të kuartalit të dytë të këtij viti arriti 6,3 për qind. Lidhur me burimet e financimit, është vërejtur rritje e përshpejtuar edhe e depozitave. Rritja vjetore e depozitave të përgjithshme në fund të qershorit arriti 10,5 për qind, që gjithashtu, është mbi projeksionin e fundit prej 7,4 për qind. /Art Channel/

 

read more
EkonomiVendi

KUVEND: MIRATOHET LLOGARIA PËRFUNDIMTARE PËR BUXHETIN 2017

Kuvendi_VMRO_prezente-750×430

Rritja ekonomike ka hyrë në zonën pozitive


Kuvendi e miratoi llogarinë përfundimtare të Buxhetit për vitin 2017 në suaza të vazhdimit të seancës së sotme të 53-të. Tevdoski përkujtoi se Qeveria e re në qershor të vitit të kaluar ka gjetur borxh publik me rritje të shpejtë, i cili prej 1,5 miliardë euro në vitin 2008 është rritur në 4,7 miliardë euro në vitin 2016.

Nga ministria e finacave theksuan se nga qeveria paraprake janë trashëguar obligime të vjetruara dhe të pashlyera gjithkund nëpër sistem. Pas ardhjes në pushtet të Qeverisë aktuale siç tha ministri, rritja ekonomike në gjysmën e dytë të vitit 2017 ka hyrë në zonën pozitive, me normë të rritjes prej 0,7 për qind. Konsumi privat dhe eksporti vitin e kaluar janë rritur, ndërkaq papunësia është zvogëluar në 22,4 për qind.

Lidhur me të ardhurat në buxhet, ministri theksoi se ka pasur pagesë solide dhe se ajo ka qenë më e lartë krahasuar me vitin paraprak për 6,1 për qind, ndërsa në krahasim me shpenzimet rregullisht janë mbuluar të gjitha obligimet e shtetit.

“Me ribalancin në gusht të vitit 2017 nga njëra anë u shkurtuan shpenzimet joproduktive, shpenzimet për reklama, shpenzimet rrugore dhe të ngjashme, ndërsa nga ana tjetër u mundësuan masa të cilat sigurojnë përmirësim të standardit jetësor të qytetarëve apo mbështetje e ndërmarrjeve. Paga minimale u rrit në 12.000 denarë dhe kjo kontribuoji që neto paga mesatare të rritet për më shumë se pesë për qind, ku sektorët për tekstil, rroba dhe lëkurë shënuan rritje dyshifrore të pagave. Masat aktive për punësim u rritën. U siguruan edhe mjete për zgjidhjen e sigurimit material të punëtorëve të falimentuar, të cilët atëherë u përfshinë me zgjidhjet aktuale ligjore“, tha Tevdoski.

Ai theksoi se vitin e kaluar shpenzimet e kapitalit janë realizuar në nivel më të lartë historik në vlerë prej 19,86 miliardë denarë, dhe janë për 2,89 miliardë denarë më të larta në krahasim me realizimin e vitit 2016. Deficiti buxhetor është realizuar në vlerë prej 16,86 miliardë denarë apo 2,7 për qind nga BPV. Kjo është për 1,71 miliardë denarë më pak nga projektimi më buxhetin. /Art Channel/

read more
Ekonomi

BEZHOVSKA: GJYSMA E DYTË E VITIT ME SINJALE POZITIVE

134269214

Nuk ka ndryshime për regjimin aktual të kursit të këmbimit


Në gjysmën e dytë të vitit mund të priten norma më të larta të rritjes që do të kishin përmbushur devijimet nga fillimi i vitit, por kyçe për atë, sipas guvernatores së Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, Anita Angellovska-Bezhosvka, do të jetë nëse aktivitetet e projekteve të mëdha infrastrukturore do të përshpejtohen dhe do të fitojnë në intensitet.

Bezhovska thekson se rritja e projektuar e BPRM-së në kuadër të projeksioneve të prillit është 3,2 për qind për këtë vit që bazohet ndaj disa supozimeve kyçe – mjedis relativisht i favorshëm i jashtëm, gjegjësisht mbulimin e mëtejshëm të kërkesës së huaj me impuls pozitiv ndaj eksportit, ambient politik të brendshëm të qëndrueshëm, fluksi i mëtejshëm i investimeve të huaja etj.

“Për shembull, rënia e punëve ndërtimore dukshëm u ngadalësua, qarkullimi në tregti shënon rritje të përshpejtuar, deficiti tregtar u zvogëlua, ndërsa lëvizje më të favorshme vërehen edhe tek treguesi për ndjenjën ekonomike të Komisionit Evropian. Megjithatë, numri i treguesve në dispozicion, për momentin është i kufizuar për të bërë vlerësim më gjithëpërfshirës për aktivitetin ekonomik në pjesën e dytë të këtij viti“, thotë guvernatorja.

Bezhovska thekson se nuk ka ndryshime për regjimin aktual të kursit të këmbimit dhe se ai është adekuat dhe korrespondon me karakteristikat themelore të ekonomisë së Maqedonisë.

“Ne jemi ekonomi e vogël dhe e hapur, me shkallë të lartë tregtare dhe integrim financiar me BE-në, shkallë të lartë të evropianizimit dhe transferim të shpejtë të ndryshimeve të kursit të këmbimit të qëndrueshme është vlerësuar si strategji optimale, që mund me sukses të sigurojë stabilitetin e çmimeve, si qëllim kryesor monetar, që, paraqet parakusht për rritjen ekonomike dhe nivel më të lartë i të ardhurave në ekonomi”, potencon Angelovska-Bezhoska.

Ajo vlerëson se sistemi bankar i Republikës së Maqedonisë me sukses e ruan stabilitetin dhe qëndrueshmërinë ndaj goditjeve, ndërsa kontribut të konsiderueshëm ndaj kësaj kanë menaxhimi në banka si dhe praktika shumëvjeçare e mbikëqyrjes së thellë dhe të vazhdueshëm të punës së tyre të BPRM-së.

Bankat, potencoi në vazhdimësi, disponojnë me nivel përkatës të likuiditetit, derisa pozita e solvencës ruhet mbi minimum e rregulluar me ligj.  Lidhur me normat e interesit thotë se çmimi i kredive për një periudhë më të gjatë kohore vazhdimisht zvogëlohet dhe se nga fundi i vitit 2009 deri më tani, norma mesatare e interesit në kreditë në denarë është më e ulët për mbi katër për qind pikë dhe për momentin është 5, 8 për qind, që paraqet minimumin historik. /Art Channel/

 

read more
Ekonomi

SHKUP: ELEM SHITI TEPRICË TË RE TË ENERGJISË ELEKTRIKE

no thumb

Çmimi mesatar në ankand ishte 58,73 për megavatë orë


Për herë të katërt në ankand SHA ELEM më 4 korrik të këtij viti shiti tepricë të energjisë elektrike. Drejtori për prodhimin e SHA ELEM, Bllagojçe Tërpovski deklaroi se çmimi mesatar që e kemi arritur në këtë ankand ishte 58,73 për megavatë orë.

SHA ELEM më 4 korrik të këtij viti për herë të katërt në ankand shiti tepricë të energjisë elektrike. Janë shitur 35.400 megavat orë në vlerë prej 2.079.000 euro. Çmimi mesatar që e kemi arritur në këtë ankand ishte 58,73 për megavatë orë. Këtë sot e deklaroi drejtori për prodhimin e SHA ELEM, Bllagojçe Tërpovski.

“Shitja ishte ndarë në dy pjesë. Në të parin është shitur energji elektrike për në gusht, bëhet fjalë për energji elektrike ditore prej orës 8 e deri në 20 në ditë pune. Për atë pjesë çmimi fillestar në ankand ishte rreth 62 euro, kanë marrë pjesë shtatë kompani në ofertë dhe si përfundim është arritur çmimi më i lartë prej 65 euro për megavatë orë”, tha Tërpovski.

Ai informoi se në pjesën e dytë janë shitur energji elektrike si bazë për në shtator, nuk ka pasur shumë oferta dhe është arritur një euro mbi çmimin bazë në ankand apo energji elektrike është shitur për 54, 85 euro për megavatë orë. Në katër ankandet të cilat SHA ELEM zbatoi shitjen e energjisë elektrike nga fillimi i vitit janë shitur 205.560 megavatë orë dhe fitimi i përgjithshëm i kompanisë është 10.799.558 euro. /Art Channel/

 

read more
Ekonomi

INKUADRIMI NË BE: ANËTARËSIMI DO TË SJELLË  IMPAKTIN EKONOMIK

Screenshot_3

Duhet menjanohen pengesat për anëtarësim


Marrja e datës së kushtëzuar nga ana e BE-së për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian të Maqedonisë dhe Shqipërisë për njohësit e çështjeve ekonomike do të ketë impakt pozitiv në ekonominë e vendit.

Profesori Ruzhdi Matoshi theksoi se tani më duhet menjanohen mangësitë të cilat kanë qenë pengesa për inkuardim. Ai shtoi se nuk duhet gabuar, por përkundrazi duhet dëshmuar se jemi për integrimin euroatlantik.

Matoshi shtoi se inkuadrimi në strukturat euroatlantike do të sjellë pasoja pozitive për vendin.

Përndryshe vendet anëtare të Bashkimit Evropian konfirmuan se dy vendet nisin bisedimet për anëtarësim në qershor të vitit 2019. Deri atëherë Komisioni Evropian është i obliguar ta përgatisë terrenin për çeljen e negociatave, ndërsa vendet kandidate duhet t’i përmbushin të gjitha kushtet e kërkuara. /Xhumadije Ibraimi/

 

read more
Ekonomi

ARTI I FINANCËS: MARRËVESHJA ME EMRIN – INVESTIME TË SIGURTA

Screenshot_3

Me anëtarësimin në NATO priten më shumë investime


Njohësit e çështjeve ekonomike vlerësojnë se me anëtarësimin në NATO dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, priten më shumë investime të huaja në vend. Ata shtojnë se ky proces do sjelle një situatë më të sigurtë edhe për bizneset e vendit.

Arritja e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë pritet të sjellë efekte pozitive në ekonominë e vendit.  Imer Selmani theksoi se ky proces do sjelle nje situate me te sigurte si per bizneset e vendit ashtu edhe per investitoret e huaj.

Arritja e marreveshjes sipas Fatmir Bytiqit hap rrugen e integrimit ne NATO dhe BE qe do te ofroj nje perspektive me te mire per te ardhmen.

Bashkebiseduesit ne kete emision theksuan se tani me bizneset duhet te frymojne lirshem gjithnje duke theksuar faktin qe mjetet e ofruara nga ana e shtetit per perkrahjen e biznese te mos mungojne. /Xhumadije Ibraimi/

 

read more
Ekonomi

SHKUP: NËNSHKRUHEN MARRËVESHJET E PARA NGA IPARD 2

auto_ljupco-nikolovski-800×4451529563843

692 leje për furnizim me traktorë


 

Gjithsejt 692 leje për furnizim me traktorë përmes Programit IPARD 2 në vlerë prej 5,8 milionë euro do të nënshkruhen në ditët në vijim. Nënshkrimi zyrtarisht filloi sot publikisht në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Ministri i Lupço Nikollovski theksoi se nga gjithsejt 5,8 milionët e projektuar për çka do të nënshkruhen marrëveshjet këto ditë, 4,3 milionë janë para evropiane, ndërsa 1,4 milionë mjete nga financimi nacional. Pjesa më e madhe e mjeteve janë për furnizim me traktorë, por bujqët kanë treguar interesim edhe për mekanizëm kyçës kultivatorë, plehrashpërndarës, spërkatës, sisteme pikwpikw, linja për transport të ushqimit… Pjesa më e madhe e aplikimeve janë nga rajoni i Pellagonisë, ndërsa më pak ka nga Pollogu.

Mbështetja e përgjithshme  për blerjen e traktorëve nga mjetet IPARD 2 është rreth 5,8 milionë euro, prej tyre 1.4 milionë janë nga financimi nacional dhe 4.3 milionë euro nga programi ipard. Ky është numër rekord i shfrytëzuesve të mjeteve nga ekzistimi i Programi IPARD në përgjithësi. Me këtë mbështetje do të avancohet gjendja e fermave dhe e ekonomive bujqësore, ndërsa kjo do të thotë konkurrencë më të madhe”.

Sipas drejtprit të Agjencisë Pagesore Nikollçe Babovski, gjatë kohës kur Maqedonia pret datë për negociata për anëtarësim në BE, më shumë se e nevojshme është mbështetja përmes fondeve evropiane. Virve Vimpari nga delegacioni i BE0-së në Shkp potencoi se absorbimi i mjeteve IPARD varet shumë nga gadishmëria e institucioneve, fermerëve, sipërmarrësve dhe organeve të cilat duhet të kryejnë kontrollin. /Xhumadije Ibraimi/

 

 

read more
Ekonomi

FETAU: POLITIKA, LARGË DUART NGA BIZNESET

Screenshot_3

Mbajtja e referendumit do të sjellë efekte negative


Se çfarë efektesh do të ketë në ekonominë e vendit zgjedhja e  çështjes së emrit, ekonomistët vlersojnë se fillimit do jetë të vështira për ekonominë e vendit edhe atë duke gjeneruar efekte negative, më pas ata theksojnë se mund të ketë përmirësim të situatës në vend.

Profesori universitar Besnik Fetau theksoi se zgjidhja e çështjes së emrit në fillim do të sjellë efekte negative për ekonominë e vendit nga shkaku ku siç theksoi ai referendumimi i cili pritet të mbahet do të ketë një kosto e cila do t’i sjellë këto efekte negatime, mirëpo ai shtoi se nës vendi inkuadrohet në strukturat euro-atlantike atëherë do të gjeneroj efekte pozitive.

Profesori Besnik Fetai duke komentuar pakon e reformave ekonomike që ka ndërmarrë qeveria, thekson se ajo që qeveria duhet të bëj është që t’i largoj duart nga bizneset, me të vetmin qëllim që bizneset të funksionojnë në mënyrë të lirë.

Sa i përket uljes për 0.1 % në tre mujorin e parë Fetau shtoi se këto rezultate kanë qenë të pritshme si rrjedhoj, e jo stabilitetit politik në vend. /Xhumadije Ibraimi/

 

read more
Ekonomi

FAZLIU: KOMUNAT TË SHFRYTËZOJNË MJETET E BE-së

Screenshot_3

Mos shfrytëzimi i tyre do të ishte turp për vendin


Komunat në Maqedoni ballafaqohen me probleme të ndryshe, ndër sfidat kryesore me të cilat ballafaqohen komunat janë decentralizim fiskal, sigurimi i kushteve të barabarta lokale për të gjithë qytetarët, shfrytëzimi i mjeteve nga fondet e ndryshme të Bashkimit Evropian për të gjitha këto çështje u diskutuan në emisionin Arti i Financës me Ministrin e pushteti Lokal Suejl Fazliu i cili apeloi deri tek komunat që të investojnë në resurse njerëzore për shfrytëzimin e mjeteve të Bashkimit Evropian.

Kryetarët e komunave rurale në Maqedoni kërkojnë që të shumëfishohen mjetet nga Programi për mbështetje financiare për zhvillim rural, si edhe gjatë shpërndarjes së këtyre mjeteve përparësi të kenë komunat me seli në fshat. Ministri i vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu thekson se komunat duhet trajtuar në mënyrë më serioze çështjen me shfrytëzimin e mjeteve Ipa.

Fazliu shtoi se Bashkimi Evropian këto mjete i ndanë prej taksapaguesve të vetë, e mos shfrytëzimi i tyre është një turp i madh.

Përndryshe, Qeveria e Maqedonisë ka paralajmëruar marrjen e një kredie në vlerë prej 120 milionë eurosh për të shlyer borxhet e komunave, të cilat mjete komunat do të duhet t’i kthejnë për 15 deri në 20 vjetët e ardhshëm me normë interesi prej 3 për qind. /Xhumadije Ibraimi/

 

read more
1 2 3 4 98
Page 2 of 98