close

Bota

Bota

SHBA-OBAMA: REFORMË NË DREJTËSINË PENALE

no thumb

Barak Obama presidenti i parë në detyrë që viziton një burg federal. Ai ka shfaqur angazhimin e tij duke kërkuar vazhdimin e reformës në drejtësinë penale në SHBA-të duke u shprehur se sistemi mbetet i padrejtë për shkak të dënimeve të pabarabarta që përbëjnë një problem për mbi popullimin e burgjeve.

Sipas një fjalimi të përjavshëm ai deklaroi se: “SHBA-të përbëjnë pesë për qind të popullsisë botrore, por 25 për qind të popullsisë në burgje në rang botëror….Çdo vit ne shpenzojmë 80 miliardë dollar për të mbajtur këta persona pas hekurave” /Agjencitë e lajmeve/

 

read more
Bota

IZRAEL: DIGJET NJË VEND I SHENJTË HEBRE

no thumb

Zyrtarët izraelitë kanë bërë të ditur se palestinezët i kanë vënë zjarrin një vendi të shenjtë hebre, në Bregun Perëndimor.

Zyrtarët ushtarakë kanë thënë se rreth 100 persona kanë sulmuar varrin e supozuar të patriarkut biblik, Jozef, në qytetin Nablus.Nuk ka raporte për viktima.

Grupi islamist i Hamasit ka bërë thirrje sot për “ditë të tërbimit” kundër Izraelit.

Dhuna midis izraelitëve dhe palestinezëve është rritur ditëve të fundit. Tridhjetedy palestinezë dhe shtatë izraelitë javë vrarë gjatë dy javëve gjakderdhje. /Agjencitë e lajmeve/

 

 

read more
Bota

RUSI-PAKISTAN: MARRËVESHJE PËR GAZIN

no thumb

 

Rusia dhe Pakistani kanë nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e një tubacioni të gazit natyror nga qyteti Lahore deri në portin e Karaçit në Detin Arabik.

Zyrtarët kanë njoftuar sot se tubacioni Veri-Jug do të ndërtohet nga kompania ruse Rostec dhe se Rusia do të investojë rreth dy miliardë dollarë.

Marrëveshja është nënshkruar në Islamabad nga ministri rus i Energjisë, Aleksandr Novak, dhe ministri i Naftës i Pakistanit, Shahid Khaqan Abbasi, gjatë një ceremonie që është ndjekur edhe nga kryeministri pakistanez, Naëaz Sharif.

Faza e parë projektit prej 1,100 kilometrash pritet të përfundojë në dhjetor të vitit 2017, ndërsa i tërë projekti do të kompletohet më 2020. /Agjencitë e lajmeve/

 

 

read more
Bota

SHBA-TURQI: MARRËVESHJE PËR TË LUFTUAR ISIS-in

no thumb

Presidenti Amerikan Barak Obama dhe ai turk Rexhep Taip Erdogan të enjten në mbrëmje kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit kundër shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit.

Nga shtëpia e bardhë kanë theksuar se dy liderët nëpërmjet telefonit përsëri konfirmuan qellimin e përbashkët të intensifikimit të presionit ushtarak ndaj ISIS-it, si dhe forcimi I pozicioneve në Siri, që të sigurohen kushtet për aritjen e zgjidhjeve, duke përfshirë edhe tranzicionin politik.

Turqia e cila ndan kufirin me sirinë, është pjesëtare e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA në luftën kundër luftëtarëve të ISIS-it, transmeton Anadolija. /Agjencitë e lajmeve/

 

 

 

read more
Bota

TURQI: FORCAT AJRORE RRËZOJNË NJË FLUTURAKE PA PILOT

no thumb

 

Ushtria turke ka thënë se ka rrëzuar një aeroplan të paidentifikuar në hapësirën e saj ajrore, pranë kufirit me Sirinë.

Përmes një deklarate të shkruar, ushtria ka thënë se avioni nuk u është përgjigjur tre paralajmërimeve dhe më pas është rrëzuar në përputhje me rregullat ushtarake të Turqisë.

Agjencia Reuters raporton se aeroplani ka qenë i teledirigjuar.

Turqia është ankuar vazhdimisht se avionët rusë, që kryejnë sulme ajrore në Siri, shkelin hapësirën e saj ajrore.Agjencia ruse e lajmeve RIA-Novosti ka cituar burimet ushtarake të Rusisë të kenë thënë se të gjithë avionët rusë në Siri janë duke operuar ashtu siç ka qenë e planifikuar. /Agjencitë e lajmeve/

read more
Bota

NIGERI: SULME VETËVRASËSE – DHJETËRA VIKTIMA

no thumb

 

Së paku 39 njerëz janë vrarë nga disa shpërthime në qytetin e Nigerisë, Maiduguri.

Tri sulmuese vetëvrasëse, që mendohet të kenë qenë nga mosha 11 deri në 15 vjeç, kanë hedhur veten në erë pranë një xhamie, ka thënë një zyrtar i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave Kombëtare.

Maiduguri është shpesh shënjestër e grupit militant islamik Boko Haram.

Qëllim i tij është krijimi i një shteti islamik në Nigeri. /Agjencitë e lajmeve/

 

read more
Bota

IRAN: TUNEL NËNTOKËSOR ME RAKETA

no thumb

Televizioni shtetëror i Iranit ka transmetuar pamje të një tuneli nëntokësor me raketa, të cilat zyrtarët kanë thënë se mund t’i përdorin vetëm nëse ”do të gabonin armiqtë.”

Pamjet u transmetuan, më 14 tetor, vetëm disa ditë pasi Irani ka testuar, raketa të reja me rreze të gjata, për të cilat Shtetet e Bashkuara kanë thënë se bien në kundërshtim me kufizimet e bëra nga OKB-ja. Komandanti i Gardës Revolucionare të Republikës Islamike, gjeneral, Amir Ali Hajizadeh, ka thënë se Irani ka një numër të madh të tuneleve të tilla.“Republika Islamike, ka baza me raketa me rreze të gjata, në male, përgjatë gjithë vendit,” tha ai. Ky test i Iranit duket se paraqet shkelje të rezolutës 1929 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me të cilën ndalohen testet balistike raketore nga Irani. /Agjencitë e lajmeve/

read more
Bota

“NDRANGHETA”: TRAFIK DROGE NGA KOSTA RIKA  

no thumb

 

Sipas një hetimi të policisë italiane, “Ndrangehta”, mafia kalabreze drejton import-eksportin e kokainës nga Amerika për në Evropë.

Në një operacion blic të policisë italiane në Kosta Rika janë arrestuar 7 persona.Të arrestuarit janë pjesë e një karteli kriminal për trafikimin e drogës, në biznes me bandat e ‘Ndragetës”.

Grupi është akuzuar për drejtimin e trafikut ndërkombëtarë të drogës nga Amerika e Jugut, e  cila mbërrin në Shtetet e Bashkuara dhe më pas vijon për në Evropë. /Agjencitë e lajmeve/

read more
Bota

PALESTINË: IZRAELI VAZHDON ME DHUNËN VDEKJEPRURËSE

no thumb

Presidenti palestinez Mahmoud Abbasi i ka bërë të ditur Izraelit se vala e dhunës vdekjeprurëse nuk po jep shenja rënieje.

Ai pretendon se veprimet e Izraelit janë “kërcënime për të nxitur konflikt fetar i cili mund të jetë me përmasa të mëdha shkatërruese.”

“Sulmi agresiv izraelit kundër popullit tonë është shkallëzuar – racizmi po tregon fytyrën e shëmtuar dhe është duke e bërë të shëmtuar okupatorin gjithashtu”, tha Abbas, gjatë një fjalimi televiziv.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu  nga ana tjetër ka akuzuar Abbasin  se po përhap gënjeshtra dhe nxit popullin e tij për dhunë.

Lufta e fjalëve erdhi pasi Izraeli vendosi postblloqe në lagjet palestineze në Jeruzalemin Lindor dhe dislokoi ushtarë në të gjithë vendin. /Agjencitë e lajmeve/

read more
Bota

MERKEL: TURQIA KONTRIBUT NË NDIHMËN E REFUGJATËVE

no thumb

Liderët e BE-së në një samit në Bruksel rëndësi të madhe bisedimi i dhanë krizës së refugjatëve. Ironikisht, një nga vendet që mund të japë  kontribut  të rëndësishëm është nga shteti joanëtar në BE-Turqia.

“Pa asnjë dyshim Turqia luan një rol kyç në këtë situatë. Ne nuk do të jemi në gjendje për të rregulluar çeshtjen e refugjatëve nëse  nuk bashkëpunojmë me Turqinë. Kjo do të thotë që ne t’i ofrojmë mbështetjeTurqisë në mënyrë që atje refugjatëve t’ju ofrohet ndihmë humanitare, “tha kancelarja gjermane Angela Merkel pak përpara samitit.” /Agjencitë e lajmeve/

 

read more
1 443 444 445 446 447 484
Page 445 of 484