close

Bota

Bota

ALEATËT E MERKELIT MARRIN GODITJE SERIOZE

auto_angela1539608780

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se humbja e madhe e aleatëve të saj konservatorë në landin e Bavarisë tregon se votuesit e kanë humbur besimin në qeveri dhe premtoi se do të luftojë për të rikthyer besimin.

Komentet vijnë pasi partia simotër e Merkelit pësoi të dielën një humbje të madhe në zgjedhjet shtetërore të Bavarisë, duke shkaktuar pasiguri në koalicionin qeverisës.  Me gati të gjitha votat e numëruara, Unioni i Krishterë Social humbi shumicën absolute në Parlamentin e Bavarisë, të cilën e ka që nga viti 1957.

Të Gjelbrit u ngritën në vendin e dytë, ndërsa partia anti-migrante Alternativa për Gjermaninë do të futet për herë të parë në Parlamentin bavarez. Sipas analistëve, shoqëria gjermane ka nisur të ndahet thellësisht që nga viti 2015, kur Merkel hapi dyert e Gjermanisë për mbi një milion migrantë, kryesisht myslimanë nga Lindja e Mesme. /Agjencitë/

 

read more
Bota

FRANCË: GJASHTË VIKTIMA NGA PËRMBYTJET

Screenshot_1

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën si rezultat i stuhisë dhe reshjeve të mëdha që mbrëmë dhe sot para dite goditën pjesën jugore të Francës.

Autoritetet franceze që përcjellin nivelin e ujrave, kanë deklaruar se në lokalitetin Od niveli i lumit me të njëjtin emër është rritur në nivelin më të lartë prej vitit 1891, gati shtatë metra.

Raportohet se në afat prej disa orëve sasia e shiut të rënë ishte aq sa bie zakonisht për disa muaj. BBC njofton se gjatë njëqind vitet e fundit këto janë përmbytjet më të mëdha në zonën e Odit. /Agjencitë/

read more
Bota

RAKA: KOALICIONI NGA SHBA PRANON VIKTIMAT CIVILE

9B037EDF-CE44-4AEC-9E56-7370DF644FA3_w1023_r1_s

Organizata për të Drejtat e Njeriut, Amnesty International ka dënuar atë që e ka quajtur “dështim të vazhdueshëm” të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për të hetuar në mënyrë të duhur rolin e tij në vdekjet e civilëve në Raka, teksa ka luftuar me militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS) për t’i larguar nga qyteti sirian.

Në një raport të publikuar më 15 tetor, Amnesty ka thënë se hapat e koalicionit janë “shuplakë në fytyrë” për të mbijetuarit në këtë qytet që tentojnë të rindëtojnë jetën e tyre.

“Është shqetësuese se si Pentagoni nuk duket se është i gatshëm për të kërkuar falje për vrasjen e qindra civilëve të vrarë në ‘luftën e asgjësimit’ në Raka”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i kësaj Organizate, Kumi Naidoo.

Pentagoni në anën tjetër, që ka kritikuar metodën e kërkimit të kësaj Organizate, ka publikuar në muajin shtator një deklaratë në të cilën ka thënë se “ne vazhdojmë të kryjmë sulme me pasoja minimale në popullatë dhe infrastrukturë”.

Organizata Amnesty ka thënë se qindra civilë janë vrarë në betejë, shumica prej tyre si rezultat i sulmeve ajrore të koalicionit, mirëpo ky i fundit ka pranuar se është përgjegjës për vetëm 100 të tilla. /Agjencitë/

read more
Bota

KËLN: TË SHTËNA ARMËSH DHE PENGMARRJE

1-193-780×439

Në stacionin kryesor të trenave në Këln të Gjermanisë kanë ndodhur disa të shtëna, kurse situata është  komplikuar pas një pengmarrjeje. Në vendin e ngjarjes kanë dalë forca të shumta të policisë të armatosur deri në dhëmbë, kurse së bashku me ta janë shfaqur edhe ekipet negociuese.

Policia gjermane ka konfirmuar në Twitter se kanë ndodhur disa të shtëna dhe një pengmarrje, kurse gjithashtu kanë njoftuar se së bashku me ata janë edhe profesionistët që negociojnë me pengmarrësit.

Si pasojë e kësaj situate të krijuar është mbyllur dhe evakuuar stacioni kryesor i trenave, kurse qytetarët janë këshilluar që të mos e frekuentojnë këtë zonë derisa policia të konfirmojë se është e sigurt. /Agjencitë/

read more
Bota

BREXIT: BRITANIA DHE BE-ja S’ARRIJNË MARRËVESHJE

3500

Britania dhe Bashkimi Evropian kanë dështuar të arrijnë një marrëveshje për Brexit, në bisedimet e paplanifikuara vetëm disa ditë para samitit vendimtar të BE-së.

Në një takim më 14 tetor në mes të negociatorit të BE-së, Michel Barnier dhe Sekretarit britanik për Brexit, Dominic Raab, së bashku me 27 ambasadorë tjerë evropianë në Bruksel, është spekuluar arritja e një marrëveshjeje të mundshme për të vendosur kushtet e largimit të Britanisë nga BE-ja.

Mirëpo Barnier ka thënë përmes një postimi në Twitter se “pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, disa çështje kyçe janë ende të hapura”. Përndryshe, Britania e Madhe pritet të largohet nga BE-ja në fund të marsit të vitit të ardhshëm. /Agjencitë/

read more
Bota

SHBA: BRANSON NË TAKIM ME TRUMPIN

Screenshot_2

Prifti amerikan Endrju Branson, menjëherë pas lirimit nga burgu turk, mbrëmë arriti në Shtëpinë e Bardhë, ku u takua me presidentin Donald Tramp. Siç transmetojnë mediat botërore, Branson i ka thënë Trampit se lutet për të të marrë “dituri mbinatyrore”.

“Me të vërtetë luftuat për ne”, i tha Branson presidentit Tramp. “Lirimi i Bransonit do të sjellë deri në “marrëdhënie të mira, ndoshta edhe të shkëlqyera” mes Turqisë dhe SHBA-së”, shënoi Tramp dhe përsëriti se nuk ka marrëveshje për heqje të sanksioneve kundër Turqisë edhe pavarësisht lirimit të priftit. /Agjencitë/

read more
Bota

ITALI: QEVERIA “PASTRON” QYTEZËN NGA EMIGRANTËT

141018_ITALIA_12_13

Ministria e Brendshme e Italisë njoftoi se, të gjithë emigrantët në qytetin jugor Riace, që njihet si vend për mikpritjen e tyre, duhet të transferohen. Emigrantët duhet të lëvizin në qendra të tjera të emigrimit gjatë javës së ardhshme.

Ky vendim vjen pas arrestimit të kryetarit të Komunës së Riaces, Domenico Lucano, pas akuzave për organizimin e martesave për shkaqe emigrimi. Ai ishte vendosur në arrest shtëpie, pas një debati kombëtar mbi integrimin e emigrantëve. /Ajencitë/

read more
Bota

IZMIR: DHJETËRA EMIGRANTË VDESIN GJATË TRANSPORTIT

auto_izm1539518830

Njëzet e dy persona, duke përfshirë fëmijë, janë vrarë kur një kamion që po barte migrantë u ndesh në Izmir, raportuan agjencitë e lajmeve. Trembëdhjetë persona u lënduan dhe u dërguan në spitalin më të afërt.

Prokurori i Shtetit ka shpallur hetime dhe ka deklaruar se ngasësi i kamionit mund të arrestohet pas trajtimit. Sipas raportimeve, migrantët që ishin në kamion po shkonin në ishullin grek Samos në jug të Izmirit. Nëntë nga të lënduarit janë fëmijë. Nuk dihet ende për prejardhjen e migrantëve.

read more
Bota

ARABIA SAUDITE: BRITANIA DHE SHBA- ja MUND TË BOJKOTOJNË KONFERENCËN

2600A21E-E146-4C1B-A56D-B8D974349CF5_w1023_r1_s

Britania dhe Shtetet e Bashkuara kanë konsideruar bojkotin e konferencës ndërkombëtarë në Arabinë Saudite, pas zhdukjes së gazetarit Jamal Khashoggi i cili është zhdukur më 2 tetor pas vizitës në një konsulatë në Stamboll. Autoritetet në Stamboll besojnë se ai u vra nga agjentët saudit – deklarata të cilat i ka mohuar Riadi.

Donald Trump tha se do të dënojë Arabinë Saudite nëse është përgjegjëse. Një numër i përkrahësve dhe mediave kanë vendosur të tërhiqen nga konferenca e investimeve në Riad, për shkak të shqetësimeve lidhur me fatin e Khashoggit. /Agjencitë/

read more
Bota

TURQI: RIFILLON GJYKIMI KUNDËR PASTORIT AMERIKAN

82C40172-8ED2-4D42-AB3A-B979B2A6DEB9_cx0_cy5_cw0_w1023_r1_s

Shtëpia e Bardhë ka arritur një marrëveshje me Turqinë për lirimin e pastorit evangjelist amerikan Endriu Branson, që aktualisht ndodhet në arrest shtëpie pas 21 muaj të kaluara në burg.

Lajmin e bën të ditur rrjeti informativ amerikan NBC, që citon burime konfidenciale, sipas të cilave Branson mund të lirohet brenda pak ditëve.

Sipas NBC, marrëveshja parashikon që pastori të lirohet pas rrëzimit të disa akuzave që rëndojnë ndaj tij në seancën gjyqësore të radhës, që mbahet ditën e premte. /Agjencitë/

 

read more
1 2 3 4 5 484
Page 3 of 484