close

Bota

Bota

RASTI KHASHOGGI: POMPEO TAKON ERDOGANIN

8003C545-4DC9-42DC-A01D-618D46A517E2_w1023_r1_s

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo takoj Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, me te cilin zhvilloj nje bisede 35 minuteshe në Aeroportin Esenboga të Ankarasë.

Vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit vjen pasi ai dje vizitoi Arabinë Saudite në lidhje me zhdukjen e gazetarit të “Washington Post”, Khashoggi.

Pompeo përsëriti shqetësimet e SHBA-ve në lidhje me rastin dhe vuri në dukje rëndësinë e procesit të hetimit. /Agjencitë/

read more
Bota

UKRAINË: SHPËRTHEJNË GYPAT E GAZIT NË NJË UNIVERSITET

no thumb

Së paku 13 njerëz u vranë dhe dhjetëra u plagosën nga shpërthimi në një kolegj të Krimesë – rajon i Ukrainës, i aneksuar nga Rusia. Zyrtarët thanë se një “pajisje eksplozive e paidentifikuar” shpërtheu në kolegjin teknik në qytetin Kerç, ku rusët kanë ndërtuar një urë midis Krimesë dhe Rusisë.

Raportet fillestare sugjeruan se shpërthimi ishte një lloj eksplodimi me gaz. Por, një zyrtar i rojes kombëtare ruse tha se incidenti është një “akt i qëllimshëm terrorist”. /Agjencitë/

read more
Bota

KISHA RUSE: NDËRPRITEN LIDHJET ME PATRIARKANËN E KONSTANTINOPOJËS

metropolitan-rus

Kisha Ortodokse e Rusisë tha se ndërpren të gjitha lidhjet me institucionin që zotëron autoritetin shpirtëror mbi të krishterët ortodoksë të botës, për shkak të një mosmarrëveshjeje rreth Kishës në Ukrainë.

Patriarkana e Konstandinopojës njohu së voni pavarësinë e Kishës së Ukrainës nga Moska. Shumë të krishterë ukrainas e akuzojnë Kishën Ruse për mbështetjen e separatistëve në lindje të Ukrainës. Patriarkana e Konstandinopojës mbizotëron mbi 300 milionë të krishterë ortodoksë në gjithë botën. /Agjencitë/

read more
Bota

FRANCË: MACRON KËRKON ANGAZHIME KONKRETE TË PHENIANIT

FRANCE-POLITICS

Presidenti francez, Emmanuel Macron kërkoi angazhime konkrete të Phenianit në fushën e denuklearizimit, ndërsa homologu i tij koreno-jugor, i kërkoi të mbështese liderin koreano-verior në përpjekjet e tij për “paqe”.

Franca, një fuqi bërthamore dhe anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, nuk është e përfshirë drejtpërdrejt në bisedimet midis Koresë së Veriut, Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara për të punuar drejt denuklearizimit të rajonit. /Agjencitë/

read more
Bota

RIAD: POMPEO TAKON MBRETIN SAUDIT PËR KHASHOGGIN

13729060-E1B6-453D-AC13-366DA3E94DA0_cx0_cy4_cw0_w1023_r1_s

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, do të takojë sot në Riad mbretin Salman të Arabisë Saudite, pas kundërthënieve në rritje për fatin e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Pompeo do të vizitojë më pas Turqinë, ku Khashoggi është parë për herë të fundit në konsullatën saudite në Stamboll, më 2 tetor.

Zyrtarët turq besojnë se Khashoggi është vrarë nga agjentët sauditë, por Riadi e mohon këtë. Khashoggi ka qenë kritikë i Qeverisë saudite dhe ka shkruar për gazetën Washington Post. /Agjencitë/

read more
Bota

AUSTRALI: SHQYRTOHET NJOHJA E JERUSALEMIT

aus-640×360

Australia do të shqyrtojë njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit dhe zhvendosjen e ambasadës së saj atje, tha kryeministri australian, Scott Morrison.

Statusi i Jerusalemit është një nga çështjet më të diskutueshme midis izraelitëve dhe palestinezëve. Palestinezët e konsiderojnë atë si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm. /Agjencitë/

read more
Bota

ALEATËT E MERKELIT MARRIN GODITJE SERIOZE

auto_angela1539608780

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se humbja e madhe e aleatëve të saj konservatorë në landin e Bavarisë tregon se votuesit e kanë humbur besimin në qeveri dhe premtoi se do të luftojë për të rikthyer besimin.

Komentet vijnë pasi partia simotër e Merkelit pësoi të dielën një humbje të madhe në zgjedhjet shtetërore të Bavarisë, duke shkaktuar pasiguri në koalicionin qeverisës.  Me gati të gjitha votat e numëruara, Unioni i Krishterë Social humbi shumicën absolute në Parlamentin e Bavarisë, të cilën e ka që nga viti 1957.

Të Gjelbrit u ngritën në vendin e dytë, ndërsa partia anti-migrante Alternativa për Gjermaninë do të futet për herë të parë në Parlamentin bavarez. Sipas analistëve, shoqëria gjermane ka nisur të ndahet thellësisht që nga viti 2015, kur Merkel hapi dyert e Gjermanisë për mbi një milion migrantë, kryesisht myslimanë nga Lindja e Mesme. /Agjencitë/

 

read more
Bota

FRANCË: GJASHTË VIKTIMA NGA PËRMBYTJET

Screenshot_1

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën si rezultat i stuhisë dhe reshjeve të mëdha që mbrëmë dhe sot para dite goditën pjesën jugore të Francës.

Autoritetet franceze që përcjellin nivelin e ujrave, kanë deklaruar se në lokalitetin Od niveli i lumit me të njëjtin emër është rritur në nivelin më të lartë prej vitit 1891, gati shtatë metra.

Raportohet se në afat prej disa orëve sasia e shiut të rënë ishte aq sa bie zakonisht për disa muaj. BBC njofton se gjatë njëqind vitet e fundit këto janë përmbytjet më të mëdha në zonën e Odit. /Agjencitë/

read more
Bota

RAKA: KOALICIONI NGA SHBA PRANON VIKTIMAT CIVILE

9B037EDF-CE44-4AEC-9E56-7370DF644FA3_w1023_r1_s

Organizata për të Drejtat e Njeriut, Amnesty International ka dënuar atë që e ka quajtur “dështim të vazhdueshëm” të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për të hetuar në mënyrë të duhur rolin e tij në vdekjet e civilëve në Raka, teksa ka luftuar me militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS) për t’i larguar nga qyteti sirian.

Në një raport të publikuar më 15 tetor, Amnesty ka thënë se hapat e koalicionit janë “shuplakë në fytyrë” për të mbijetuarit në këtë qytet që tentojnë të rindëtojnë jetën e tyre.

“Është shqetësuese se si Pentagoni nuk duket se është i gatshëm për të kërkuar falje për vrasjen e qindra civilëve të vrarë në ‘luftën e asgjësimit’ në Raka”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i kësaj Organizate, Kumi Naidoo.

Pentagoni në anën tjetër, që ka kritikuar metodën e kërkimit të kësaj Organizate, ka publikuar në muajin shtator një deklaratë në të cilën ka thënë se “ne vazhdojmë të kryjmë sulme me pasoja minimale në popullatë dhe infrastrukturë”.

Organizata Amnesty ka thënë se qindra civilë janë vrarë në betejë, shumica prej tyre si rezultat i sulmeve ajrore të koalicionit, mirëpo ky i fundit ka pranuar se është përgjegjës për vetëm 100 të tilla. /Agjencitë/

read more
Bota

KËLN: TË SHTËNA ARMËSH DHE PENGMARRJE

1-193-780×439

Në stacionin kryesor të trenave në Këln të Gjermanisë kanë ndodhur disa të shtëna, kurse situata është  komplikuar pas një pengmarrjeje. Në vendin e ngjarjes kanë dalë forca të shumta të policisë të armatosur deri në dhëmbë, kurse së bashku me ta janë shfaqur edhe ekipet negociuese.

Policia gjermane ka konfirmuar në Twitter se kanë ndodhur disa të shtëna dhe një pengmarrje, kurse gjithashtu kanë njoftuar se së bashku me ata janë edhe profesionistët që negociojnë me pengmarrësit.

Si pasojë e kësaj situate të krijuar është mbyllur dhe evakuuar stacioni kryesor i trenave, kurse qytetarët janë këshilluar që të mos e frekuentojnë këtë zonë derisa policia të konfirmojë se është e sigurt. /Agjencitë/

read more
1 2 3 4 484
Page 2 of 484