close

Bota

Bota

ZELANDË E RE: NDRYSHIME NË LIGJIN PËR ARMËT  

Screenshot_4

Qeveria e Zelandës së Re ka konfirmuar se do të ashpërsojë ligjet rreth blerjes dhe armëmbajtjes, pas vrasjes së 50 njerëzve në dy xhamitë në qytetin Krajstçërç. Siç thuhet, qeveria në parim ka pranuar reformën e propozuar, kurse pritet ndalesa për armët gjysmëautomatike. Forca të policisë janë të shpërndarë rreth shkollave, objekteve afariste dhe faltoret. Po zhvillohet hetimi më i madh kriminalistik në historinë e Zelandës së Re.

Me fillimin e javës, nxënësit e Krajstçërçit janë të bashkuar në dhimbjen…Së bashku kanë ardhur që në afërsi të xhamisë Al Nur, ku ndodhi sulmi i parë, të nderojnë viktimat.

“Shumë qytetarë janë të pikëlluar. Duam të tregojmë se kujdesemi për të gjithë bashkëqytetarët dhe t`u themi se nuk janë të vetëm. Ata janë pjesë e Krajstçërçit dhe Zelandës së Re. Kjo është shtëpia e tyre.” -tha Fergus Kilpatrik- Nxënës i Shkollës së Mesme.

Qytetarët ende janë të shokuar dhe në dhimbje, megjithatë, tashmë po ngritet debati kombëtar rreth ligjit për armëmbajtje. Mes tjerash, Brenton Tarant ka poseduar një armë të modifikuar gjysmëautomatike. Duke folur në kryeqytetin Velington, Kryeministrja e Zelandës së Re, ka deklaruar se qeveria do të ndryshojë ligjin.

“Tashmë e kam bërë të ditur se një numër i madh i qytetarëve kanë shtruar çështjen e qasjes së armëve tek civilët, por më shumë detaje do të zbulojmë pasi të përpunojmë vendimin që qeveria tashmë e ka miratuar” deklaroi Jacinda Ardern-Keryeministre e Zelandës së Re.

Drejtori i zinxhirit më të madh të shitoreve për shitjen e armëve të lehta në Zelandë të Re, ka deklaruar se kompania e tij i ka shitur Tarantit katër copë armë, por nuk ka njohuri nëse ndonjë prej tyre është përdorur gjatë sulmit.

“Plotësisht pajtohem që duhet të ngritet çështja e debatit rreth armëve, por jo sot. Ju lutem të respektoni qëndrimet e mija. Nëse vetëm për këtë do të më pyesni, do të braktisi konferencën e shtypit.”- shprehet David Tipple- Pronar i Kompanisë “Gun City”.

Një pjesë e familjave të viktimave kanë shprehur pakënaqësi, për shkak se trupat e pajetë ende nuk janë të gatshme për t’u varrosur. Megjithatë, udhëheqësit fetar kanë mirëkuptim për punën e vështirë të policisë. Thonë se kanë marrë përkrahje të madhe nga komunitetet.

“Një numër i madh i bashkëqytetarëve kanë shprehur dashuri ndaj komunitetit tonë. Në Zelandën e Re këtë e quajmë Aroha. Me fjalë nuk mund ta shprehim sasinë e Arohës dhe përkrahjen që marrim jo vetëm nga Zelanda e Re, por edhe nga e gjithë bota.” –vlerëson Mustafa Faruk- Lidhja e Shoqatave Islame.

Qytetarët e Krajstçërçit ende nuk mund të kuptojnë se përse ndodhi sulmi, por bashkë ndajnë dhimbjen dhe nderojnë viktimat e i hedhin poshtë motivet e kësaj ngjarjeje të tmerrshme. /AJB/

 

read more
Bota

MAY DO TË KËRKOJË SHTYRJEN E BREXIT

F1822D75-D987-4B25-A929-F4DBDFECFE48_cx0_cy6_cw0_w1023_r1_s

Kryeministrja britanike Theresa May do të dërgojë një letër për presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, në të cilën do të kërkojë shtyrjen e Brexit.

Ekipi i ministrave të May bisedoi për Brexit, ndër të tjera,edhe lidhur me pasojat e një deklarate nga kryetari i parlamentit se May nuk mund të vë në votim marrëveshjen në Brexit për herë të tretë nëse nuk ndryshohet rrënjësisht. /Agjencitë/

read more
Bota

FORCAT E SHBA-së NË BERLIN PËR STËRVITJEN E NATO-s

8CCC4863-6BEF-4892-B5DB-96466D0CC297_cx0_cy6_cw0_w1023_r1_s

Qindra ushtarë amerikanë kanë arritur në Gjermani në kuadër të një strategjie të re për vendosjen e shpejtë të forcave ushtarake të NATO-s në Evropën Lindore në rast të agresionit rus apo emergjencave të tjera.

Ushtria e SHBA-së thotë se 350 ushtarë të Divizionit të Armatosur arritën në Berlin, si pjesë e një grupi prej 1.500 ushtarësh që pritet të arrijnë gjatë kësaj jave. /Agjencitë/

read more
Bota

HOLANDË, TRE TË NDALUAR PËR SULM TERRORIST

9E47BF73-392B-4DE4-85EB-13569070DEC9_w1023_r1_s

Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit Publik, Ties Kortmann, tha të martën se tre vetë ndodhen në paraburgim: sulmuesi i dyshuar, Gokmen Tanis, shtetas turk, dhe dy të tjerë që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në të shtëna.

Kortmann tha se Tanis është duke u mbajtur nën dyshimet “për vrasje me motiv të mundshëm terrorist”, por shtoi se hetimet janë duke vazhduar. Autoritetet thanë se nuk i kanë përjashtuar motivet e tjera të mundshme. /Agjencitë/

read more
Bota

MAY: NE KURRË NUK MUND TË LARGOHEMI NGA BE-ja!

t-may-thing-1250×663-1200×630-640×336

Kryeministrja britanike Theresa May tha se shtyrja e Brexit ishte “një simbol i fuqishëm i dështimit politik”, që do të thotë se Britania e Madhe do të marrw pjesë në zgjedhjet evropiane në maj – gati tre vjet pas britanikët votuan për të lënë bllokun.

Në një artikull në Sunday Telegraph, May ka paralajmëruar gjithashtu se nëse deputetët nuk e mbështesin marrëveshjen e saj para samitit të Këshillit Evropian të enjten “për muaj, apo ndoshta kurrë, ne nuk do mund ta lëmë Bashkimin Evropian”. /Agjencitë/

read more
Bota

MACRON SHQYRTON NDALIMIN E PROTESTAVE NË CHAMPS ELYSEE

auto_macron1552913987

Presidenti francez, Emmanuel Macron, po e shqyrton mundësinë e ndalimit të të gjitha demonstratave në Champs Elysee, pasi protestuesit “jelekverdhë” e shkatërruan bulevardin ikonik të Parisit gjatë kësaj fundjave, ka bërë të ditur zyra e presidentit.

Si rrjedhojë e protestave të së shtunës, të cilat rikujtuan përplasjet e dhunshme të dhjetorit të shkuar mes protestuesve dhe policisë në Champs Elysee, Macron mblodhi të hënën në takim ministrin e Brendshëm dhe atë të Drejtësisë ndërsa premtoi të ndërmarrë “masa të ashpra”, sa më parë që është e mundur. /Agjencitë/

read more
Bota

PUTIN NË KRIME PËR PESËVJETORIN E ANEKSIMIT

C27FE491-9AD6-419F-88AF-240C621F6D13_w1023_r1_s

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, qëndroi të hënën në Krime për të shënuar pesëvjetorin e ditës kur gadishulli ukrainas, sipas Moskës zyrtare, është bërë pjesë e Rusisë.

Ukraina dhe Perëndimi e kanë cilësuar këtë hap të Rusisë si “aneksim të paligjshëm” dhe kanë ndërmarrë një varg sanksionesh kundër individëve dhe entiteve ruse. /Agjencitë/

read more
Bota

UTREHT: POLICIA HOLANDEZE DYSHON PËR SULM TERRORIST

111598ea5555431ea120fc4d7a6759b3_18

Për herë të parë Holanda tronditet nga një sulm terrorist, si pasojë e të cilit mbeti i vrarë një person dhe u plagosën disa të tjerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Utrehtit, ku një person qëlloi me armë zjarri ndaj qytetarëve në një tramvaj. Forcat anti-terroriste janë vënë pas një autorit i cili është ende në arrati. Nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë ndihmuar nga një person i dytë. Autoritetet vendase njoftuan se niveli i alarmit është rritur në maksimum. /Agjencitë/

read more
Bota

PËRMBYTJET VRASIN MBI 50 PERSONA NË INDONEZI

indonezi10

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën si dhe 21 të tjerë janë lënduar, si pasojë e përmbytjeve në provincën lindore të Indonezisë.

Zona e Sentanit e cila ndodhet pranë kryeqytetit provincial Jayapura është përballur me të reshura të mëdha të shiut, gjë që ka shkaktuar përmbysje.

Më shumë se 120 banorë janë duke u strehuar brenda zyrave qeveritare par shkak se shtëpitë e tyre janë shkatërruar nga përmbytjet. /Agjencitë/

read more
Bota

BLLOKOHET AEROPORTI NË ZELANDË E RE, DYSHOHET PËR NJË BOMBË

Screenshot_4

Ndryshe, aeroporti në Zelandë të Re bllokohet, dyshohet për një bombë në Aeroportin Dunedin i cili është mbyllur pak minuta më parë pasi është gjetur një paket e dyshimtë.

Skuadra për antibombë është duke shkuar në vendin e ngjarjes për të hetuar paketën e dyshimtë. Dyshimet për sulme terroriste në Zelandë të Re janë rritur pas sulmit që ndodhi në dy xhamitë në Christchurch. /Agjencitë/

read more
1 2 3 534
Page 1 of 534