close
Ekonomi

BUJQËSI: SISTEME EKOLOGJIKE PËR UJITJE

Nikolovski: Projekti 1.7 milionë euro nga fondet IPA


Ministri i Bujqësisë Lupço Nikolovski në një konferencë të sotme të shtypit paralajmëroi një projekt të ri të sistemeve të ujitjes, që do të kenë harxhime të vogla dhe do të jenë të pranueshëm për ambientin jetësor. Ai ka theksuar se projekti do të kushtojë 1.7 milionë euro dhe do të zgjasë dy vite, kurse është i financuar nga IPA fondet e BE-së.

Qëllimi i projektit është që të kontribuojë në rritjen e konkurrencës në sektorin e Bujqësisë, të rriten të ardhurat në bujqësi dhe të amortizohen efektet negative të ndryshimeve klimatike në bujqësi përmes promovimit të sistemeve të vogla për ujitje me harxhime të vogla të pranueshme për ambientin jetësor. Do të identifikohen 6 deri 8 lokacione me madhësi prej 300 hektarëve, të cilët kanë më së shumti nevojë për sistemin e ujitjes. Qëllimi i funbdit është të rritet potenciali i ujitjes në 250 mijë hektarë në 15 – 20 vitet e ardhshme. /Art Channel/

 

 

Art Channel

The author Art Channel