close

BRUKSEL: TREGTIA PAS BREXIT-it

Bashkimi Evropian është gati të nis përgatitjet për negociatat tregtare post Brexit me Britaninë e madhe, ndërsa refuzon që këtë çështje ta diskutojë me qeverinë në Londër.

Në një draft dokument të zbuluar nga mediat shkruhet se 27 vende e BE-në, pa Britaninë, duhet të nisin bisedimet për tregtinë mes tyre, ndërsa zyrtarët në Bruksel përgatisin detajet.

Sigurisht që ky draft dokument mund të ndryshohet, por ai sinjalizon izolimin britanik dhe tërthorazi e mbase me dashje, i dërgon një mesazh Londrës së duhet të pranojë kushte e jo të vendosë. /Agjencitë/