close
Kulture

BRIT AWARDS 2018: DUA LIPA DHE RITA ORA YJE TË MBRËMJES

Dua Lipa fituese e dy trofeve  


Sukseset e këngëtares shqiptare, Dua Lipës nuk kanë të ndalur. 22-vjeçarja ka qenë personazhi kryesor i edicionit të sivjetmë Brit Aëards, ku shkëlqeu si nga dukja ashtu edhe në aspektin profesional. Ajo rrëmbeu dy trofe, kurse shqiptarja tjetër Rita Ora gjithashtu ishte njëra prej yjeve të mbrëmjes.

Dua Lipa, Këngëtarja shqiptare me famë botërore bëri historinë duke u bërë femra e parë që konkurroi në pesë kategori.Ajo arriti të rrëmbente dy trofe në këtë ngjarje të madhe muzikore dhe është një fituese e madhe e evenimentit të madh britanik të ndarjes së çmimeve muzikore.

Në skenën e mbrëmshme në Londër, Dua mahnitëse interpretoi hitin “New Rules” duke krijuar atmosferë mbresëlënëse.

Pjesë e këtij evenimenti të madh muzikor ishte edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Rita Ora, e cila nuk ishte e nominuar, por ishte një prej yjeve që performuan në skenë. /Agjencitë/

Art Channel

The author Art Channel