close
Bota

BREXIT: JO ZGJATJES SË PERIUDHËS TRANZITORE

Britania nuk do të kërkojë zgjatjen e periudhës tranzitore dyvjeçare pasi të largohet nga Bashkimi Evropian, ka thënë ministri i Kabinetit qeveritar, David Lidington. Qeveria ka njoftuar se muajin tjetër do të publikojë plane të detajuara për marrëdhëniet e planifikuara për të ardhmen në mes të Britanisë dhe BE-së.

“Jo vetëm që ne nuk jemi duke kërkuar periudhë më të gjatë tranzitore, por edhe Bashkimi Evropian e ka bërë gjithmonë të qartë se nuk mund ta përdorim Artikullin 50 kur flasim për marrëdhënie afatgjata”, ka thënë Lidington për BBC-në kur është pyetur për Letrën e Bardhë. /Agjencitë/

Art Channel

The author Art Channel