close
EkonomiVendi

BEZHOSKA: SFIDË PËR ZBATIMIN E POLITIKËS MONETARE

Bogov: Shtatë vjet sistemi bankar stabil


Anita Angelovksa-Bezhoska pas deklaratës solemne para kryeparlamentarit Talat Xhaferi edhe zyrtarisht sot u bë guvernatore e Bankës Popullore të Maqedonisë. Vazhdim me zbatimin e politikës së suksesshme dhe të pavarur monetare në drejtim të realizimit të qëllimeve të garantuara ligjore të bankës qendrore është sfida e cila qëndron para guvernatores së sapozgjedhur të Bankës popullore të Republikës së Maqedonisë, Anita Angellovska-Bezhoska.

Në deklaratë për mediet pas marrjes së funksionit nga guvernatori i deritnaishëm, Dimitar Bogov, ajo iu falënderua presidentit Gjorge Ivanov për nominimin e tij, por edhe të gjitha partive politike të cilat e mbështetën këtë propozim.

“Para meje qëndron sfida për vazhdim me zbatimin e politikës së suksesshme dhe të pavarur monetare në drejtim të realizimit të qëllimeve të garantuara ligjire të Banjës qendrore, e ato janë stabiliteti i çmimeve, për të cilin konsiderojmë se është kontributi më i mirë që mund ta japë në shoqëri dhe atë përmes strategjisë së ruajtjes së kursit stabil devizor të denarit. Ruajtja e stabilitetit bankar, stabilitetit të sistemit bankar. ndërsa përmes asaj drejtpërdrejtë duke dhënë kontribut për stabilitetin e plotë financiar në ekonominë tonë dhe mbështetjen plotësuese të politikave të prëgjithshme ekonomike në ekonominë tonë”, deklaroi Angellovska-Bezhoska.

Ajo iu falënderua edhe guvernatorit të deritnaishëm, Dimitar Bogov, për të cilin tha se Bankën e udhëhoqi mjaft suksesshëm në momente shumë kritike me të cilat u përballë ekonomia jonë. Ndërkaq, Dimitar Bogov për mandatin e tij shtatëvjeçar si guvernator i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, i cili skadoi dje theksoi se kursi stabil i denarit dhe sistem bankar stabil, i cili shënoi rritje dhe zhvillim dhe normë të ulët interesi, që arriti nivelin më të ulët historik. /Art Channel/

 

 

Art Channel

The author Art Channel