close
Top LajmeVendi

BËRGZEL: MAQEDONIA E KA VENDIN NË NATO DHE BE

milan-brglez

Sllovenia do ta mbështes Maqedoninë në këto procese


Maqedonia e ka patur mbështetjen e Sllovenisë dhe në të ardhmen do ta ketë në procesin e euro-integrimeve pa kushte shtesë. Për shtetet e vogla siç janë Maqedonia dhe Sllovenia është karakteristikë që të jemi të vetmit dhe së bashku t’i arrijmë qëllimet tona para bashkësisë ndërkombëtare, tha sot kryetari i Kuvendit të Sllovenisë, Milan Bërglez pas takimit që pati me kryeparlamentarin, Talat Xhaferi.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi pas takimit bëri të ditur se e ka informuar Bërgzelin për punën që po bëhet në Kuvend në përputhje me planin 3-6-9 të Republikës së Maqedonisë, dhe për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Kryetari i Kuvendit, Slloven, Bërgzel tha se Republika e Sllovenisë e mbështet Maqedoninë në proceset integruese euro-atlantike, por për fat të keq ekzistojnë faktor që ngadalësojnë këto procese.

“Faktor kyç në ngadalësimin e proceseve është ndarja në Bashkimin Evropian në mes lindjes dhe perëndimit. Kjo në mënyrë potenciale është më e rëndësishme se sa dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. E ardhmja e Bashkimit Evropian është ajo që në këtë moment duhet të diskutohet dhe se ardhmja e përfshinë edhe Republikën e Maqedonisë” -tha Milan Bërgzel – Kryetar i Kuvendit Slloven.

Në mes të dyja shteteve Bërgzel tha se ka marrëdhënie të mira, por ka mundësi që ata të përmirësohen sidomos në aspektin ekonomik.

“Në mes dy shteteve nuk ka çështje të hapura dhe kur i kemi patur janë zgjidhur shpejt dhe në mënyrë konstruktive. Por Republika e Maqedonisë dhe e Sllovenisë kanë çështje të hapura me fqinjët e tyre. Po për mua është e rëndësishme që pavarësisht faktit që ne jemi të ndryshëm në një shoqëri duhet të punojmë për të mirën e përbashkët të të gjithë qytetarëve.  Dallimet tona nuk duhet të jenë pengesë, por ata mund të jenë vetëm një avantazh” deklaroi Milan Bërgzel – Kryetar i Kuvendit Slloven.

Kryetari i Kuvendit, Slloven, Bërgzel mbajti fjalim në Kuvendin e Maqedonisë dhe më pas realizoi takime me kryetarët dhe anëtarët e komisioneve për politikë të jashtme dhe çështje evropiane. /V. D. /