close
Ekonomi

BB: 350 MILIONË DOLLARË PËR MAQEDONINË

news_big_3766

Mbështetje vendit për permirësimin e standardit jetësor


 

Banka Botërore do të jetë partner i fuqishëm në zhvillimin e Maqedonisë në periudhën e ardhshme. Momentalisht mbështet aktivitete në vlerë prej 350 milionë dollarëve amerikanë, ndërsa sot në takim në Qeveri janë shqyrtuar mundësi që Maqedonia të bëhet vend me të ardhura të larta.

Ne Maqedoni në periudhën e ardhshme do te kete mbeshtetje te fuqishme nga Banka Boterore per zhvillimin e saj. Banka boterore mbështet aktivitetet ne vend në vlerë prej 350 milionë dollarëve amerikanë, ndërsa në takimin e realizuar në Qeveri janë shqyrtuar mundësi që Maqedonia të bëhet vend me të ardhura të larta dhe standard me te mire jetesor. Këtë e theksoi drejtoresha rajonale e Bankës Botërore, Linda van Gelder, e cila pati takim në Qeverinë e RM-së me kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e Financave Dragan Tevdovski dhe ministrat e ekonomisë.

Në takim, siç theksoi, janë shqyrtuar prioritetet për mbështetje në sfera të ndryshme, siç janë përmirësimi i infrastrukturës komunale, sendërtimit dhe rehabilitimi i efikasitetit energjetik, mbrojtja sociale dhe transparenca.

Mbledhja u cilesua e dobishme, në të cilën, krahas asaj që janë shqyrtuar prioritete, gjithashtu theks te veçante eshte vendosur dhe menaxhimin e financave publike dhe efikasitetit te konsumit publik.

Deri në fund të vitit pritet qe qeveria te planifikoj ndryshime ne Ligjin për buxhet me qëllim që ta përmirësojnë procesin buxhetor dhe të vendosin një kornizë kredibile të krijimit buxhetor afatmesëm. /A. Z. /