close
Ekonomi

BANKA BOTËRORE: PARASHIKIME POZITIVE PËR MAQEDONINË

banka-boterore-850×549

Mbështetet tatimi progresiv


Reformat e paralajmëruara dhe vendosja e tatimit progresiv, është mbështetur nga Banka Botrore, por porositë janë që Qeveria duhet të bëjë analizë më të kujdesshme rreth vlerës së shumës në të cilën do të zbatohet shkalla më e lartë e tatimit. Kjo u theksua në prezantimin e sotëm të Raportit të rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor të Bankës Botërore në Shkup.

Banka Botërore shikon trend pozitiv në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe ka parashikime pozitive për rritjen ekonomike në Maqedoni në një të ardhme të afërt.

“Ndikimi ekonomik në krizën politike në Maqedoni ishte më gjatë nga e pritura. Rritja u ngadalësua në zero në vitin 2017 për shkak të uljes së madhe të investimeve. Por, ekonomia tashmë po fillon të rikuperohet në vitin 2018 të udhëhequr nga konsumimi dhe rikuperohet në investimet”, deklaroi drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në Maqedoni, Marko Mantovaneli.

Sipas Bankës Botërore, integrimi i Maqedonisë në NATO dhe në BE mund t’i përshpejtojë reformat strukturore dhe ta rrisë besimin e investuesve, ndërsa rritja e përshpejtuar do të ndihmojë në konsolidimin fiskal. Rekomandojnë përpjekje të vazhdueshme të konsolidimit fiskal, vendosjen e reformave tatimore, përmirësim të cilësisë dhe efikasitetit të shpenzimeve sociale, racionalizim të subvencioneve veçanërisht në bujqësi, sigurim të qëndrueshmërisë të sistemit pensional, përmirësim të menaxhimit me financa publike dhe investime publike. Mes rekomandimeve janë edhe mbajtja e momentit reformues për përforcimin e produktivitetit dhe perspektivës për rritje.

Sipas Bankës Botërore, një nga sfidat për rajonin, si dhe për Maqedoninë është shpërngulja e kuadrove me arsim të lartë. Të dhënat me të cilat disponojnë tregojnë se shpërngulje më të madhe ka nga Kosova dhe BeH-ja ku 50 për qind e popullatës kanë emigruar, derisa të dhënat për Maqedoninë tregojnë se 25 për qind e popullatës është shpërngulur. Përveç kuadrove me arsim të lartë, citohet se kemi edhe me arsim të ulët, që sipas Bankës Botërore, udhëzon në shpërngulje sezonale.

Drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në Maqedoni Marko Mantovaneli theksoi setatimi progresiv i paralajmëruar nga ministria e Financave do të mbështetet edhe nga Banka Botërore.

“Mund të mbështesin tatim progresiv që e analizon ministria e Financave. Lëvizin në drejtim të duhur duke i pasur parasysh të dhënat me të cilat disponojmë sot, por duhet të bëhet analizë e kujdesshme rreth pragut në të cilin do të zbatohet shkalla më e lartë e tatimit”, tha Marko Mantovaneli, drejtor i Zyrës së Bankës Botërore në Maqedoni.

Në lidhje me reformat në sistemin e pensioneve nga Banka Botërore theksuan se analiza është në vijim dhe se ende është larg nga vendimi. Mantovaneli theksoi se ka më shumë mundësi dhe se rritja e kufirit të moshës për pensionim është vetëm një prej tyre. /Art Channel/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia