close
Top LajmeVendi

ATHINË: KONFERENCË PËR ARDHMËRINË E EVROPËS

Dimitrov: “Ardhmëria” dhe “Evropa” për ne janë dy sinonime


Ministrat e punëve të jashtme të vendeve-anëtare ballkanike të BE-së, të shteteve kandidate për anëtarësim, si dhe vendet e Katërshes së Vishegradit, janë ulur në tryezën e përbashkët në konferencën për ardhmërinë e Evropës, që paradite filloi në vendin Sunio, në afërsi të Athinës. Në konferencë merr pjesë edhe shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov në fjalimin para kolegëve të tij në Sunio u përqendrua në titullin e konferencës “E ardhmja e Evropës” duke thënë se për vendet kandidate për anëtarësim në BE nga Ballkani, “ardhmëria” dhe “Evropa” janë dy fjalë sinonime.

“Për ne në Ballkan, shtetet kandidate, vendet aspirante, e ardhmja e Evropës, dy fjalët nga titulli i sesionit janë pothuajse sinonime. Kur mendojmë në të ardhmen tonë mendojmë në Evropën, kur mendojmë në Evropën bëhet fjalë për të ardhmen tonë. Ne gjithashtu ndjejmë dhe  njohim se tentojmë të gjejmë qëllim të lëvizshëm”, tha Dimitrov në fjalimin hyrës.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë shtoi se ky është vit i rëndësishëm për rajonin. Ministri i Punëve të Jashtme foli për zërat e përbashkët dhe të unifikuar që duhet t’i kenë shtetet e rajonit që të mund porositë të arrijnë deri te BE-ja. Në lidhje me konsolidimin e Evropës, shefi i diplomacisë së Maqedonisë tha se “nuk mund të flasim për konsolidim të Evropës pa folur për konsolidim të Ballkanit” dhe si shembull e përmendi krizën e refugjatëve.

Në konferencën për të ardhmen e Evropës në Sunio, përveç Maqedonisë dhe nikoqirit Greqisë, po marrin pjesë edhe ministra të Sllovenisë, Hungarisë, Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës, Polonisë, Rumanisë, Bullgarisë. Kroacisë, Sllovenisë, Çekisë dhe Kosovës. Në margjinat  e konferencës, pritet që ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov të mbajë më shumë takime bilaterale. /Art Channel/

 

Art Channel

The author Art Channel