close
Top LajmeVendi

ARSIM: ZVOGËLOHET NUMRI I NXËNËSVE NËPËR SHKOLLA

shkolla

2270 nxënës me pak. Ku janë këta fëmijë?


 

Në këtë vit shkollor 2017/2018, numrat e filloristëve të posa regjistruar nuk paralajmërojnë optimizëm. Këtë vit janë regjistruar numër më i vogël i nxënësve të klasës së parë në krahasim me pesë vitet e kaluara. Këto të dhëna janë shqetësuese dhe flasin për probleme serioze në lidhje me natalitetin, emigrimin dhe gjendjen e përgjithshme ekonomike-politike në vend. Nje gjë e ketille eshte konfirmuar edhe nga drejtori i shkolles fillore “Skenderbeu” i cili shpreh shqetesim te njejte per kete renie te numrit te nxenesve.

Nga viti ne vit numri i nxënësve në klasën e parë po zvogëlohet. Kjo ndikon edhe në numrin e përgjithshëm të nxënësve në arsimin fillor. Duke i analizuar të dhënat zyrtare për numrin e nxënësve në arsimin fillor, e veçanërisht numrin e nxënësve në klasën e parë, mund të konstatojme se numri i tyre shënon rënie të vazhdueshme. Ne vitin 2017/2018, janë regjistruar rreth 20.437 nxënës që tregon se ka rënie të numrit të nxënësve gjatë kësaj periudhe për 2.666 nxënës krahasuar me vitin e kaluar.

Nje renie e ketille e numrit te nxenesve te regjistruar ne kasen e pare eshte verejtur edhe ne shkollen fillore “Skënderbeu” ne fshatin Poroj, ku sipas drejtorit te kesaj shkolle Naim Kurtishi, ne kete vit shkollor jane regjistruar vetem 67 nxenes ne klase te pare.

 

Njekohesisht ai kujton kohen kur kjo shkolle ka pasur 1250 nxenes kurse sot ky numer ka mbërritur deri me 726. Sipas tij shkaktar kryesor i kesaj renie te numrit te nxenesve eshte gjendja ekonomike. Ai shprehet i pakenaqur per kete rënie dhe kerkon qe qeveria te ndermerrë masa konkrete qe kjo ulje si pasoje e shume mangesive shoqerore te zhduket.

Diskrepanca qendron ne ate se ne vitin 2011 kane lindur 22.770 femije kurse te regjistruar ne klasen e pare ka 20.500 nxenes gjegjesisht mungojne 2270 femije. Nga kjo lind pyetja ku janë këta fëmijë? Shkaqet janë shumë të qarta, edhe atë nataliteti i zvogëluar, shtimi i zvogëluar natyror i popullsisë, të dhënat e pamjaftueshme zyrtare për shpërnguljen e popullatës nga vendi, e veçanërisht të të rinjve.

Zvogëlimi i numrit të nxënësve të klasës së parë nxjerr në pah një sërë problemesh të shoqërisë, veçanërisht sa i përket natalitetit dhe ceshtjes ekonomike. Pikë e dobët e arsimit fillor mbetet edhe cilësia e teksteve shkollore nga të cilat mësojnë nxënësit. Ministria për Arsim paralajmëroi se do ta rishqyrtojë edhe njehere programin Kembrixh me te cilin po punohet neper shkollat fillore ne Republiken e Maqedonisë. /A. Z. /