close
Sport

“ARENA KOMBËTARE”: UEFA INSPEKTON PUNIMET

Thierry Favre ishte prezent në këtë inspektim


Një delegacion i UEFA-s qëndron në Shqipëri dhe ndjekë nga afër ecurinë e punimeve të impiantit “Arena Kombëtare”. Drejtori i Zhvillimit të Federatave Kombëtare në UEFA, Thierry Favre ishte prezent në këtë inspektim dhe pa nga afër volumin e deritanishëm të punëve, në kantier.

Në shoqërinë e arkitektit të kësaj vepre Marco Casamonti, dhe anëtarit të KE, të FSHF-së, Arben Dervishi, z. Favre ka ndjekur në sektorë të ndryshëm punimet e deritanishme, duke u njohur edhe me informacionet e vazhdueshme nga arkitekti për punën e kryer për këtë impiant, volumi për secilin sektor, hapat e deritanishëm, çfarë është në proces dhe çfarë ka mbetur pa kryer.

Z. Favre’ iu përgjigj më pas edhe interesimit të medias prezente në objekt, teksa më parë u njoh edhe me projektin e Shtëpisë së re të Futbollit, punimet e së cilës kanë nisur në muajin janar. /Agjencitë/

 

Art Channel

The author Art Channel