close

ANKARA: USHTRIA TURKE NË IDLIB

Ushtarë turq dhe automjete të blinduara kanë kaluar në Siri si pjesë e një operacioni që Ankaraja zyrtare thotë se ka për qëllim ndalimin e luftimeve në provincën Idlib.

Një deklaratë ushtarake tha se forcat do të ngrinin postet e vëzhgimit për të ndihmuar në monitorimin e një zone të nxehtë në përputhje me një marrëveshje të arritur me Rusinë dhe Iranin.

Turqia mbështet opozitën kundër presidentit sirian Bashar al-Assad dhe vitin e kaluar mbështeti një ofensivë rebele kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik (ISIS) përgjatë kufirit në krahinën fqinje Aleppo. /Agjencitë/