close
Sport

ANGLI: ZYRTARIZOHET ORARI PËR SEZONIN E RI

Premier-league

Kampionati i ri në Premier League, fillon më 11 gusht


Premier Liga angleze ka zyrtarizuar orarin për kampionatin e ri 2018/19. Sezoni i ri i kampionatit anglez do të fillojë më 11 gusht apo më saktë në ditën e shtunë, ku do të luhen të gjitha ndeshjet.

Derbi i javës së parë në Premier Ligën angleze pritet të jetë ndeshje në mes të Arsenalit dhe Manchester Cityt. Unai Emery do të nis sezonin me Topçinjtë në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në Emirates.

Si vendas sezonin e ri do ta nis edhe Liverpooli, pasi pret në Anfield skuadrën e West Ham Unitedit.  Manchester Junajted do të luaj në shtëpi ndeshjen e parë, ku në Old Trafford e pret Leicester Cityn.

Në anën tjetër, Chelsea dhe Tottenhami do të luajnë në udhëtim ndeshjet e para, ku Blutë udhëton te Huddersfildi, ndërsa Spurs te Newcastle. /Agjencitë/

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia