close
Top LajmeVendi

ANALISTËT: VENDI NË FAZËN MË DELIKATE

Screenshot_6

Debat në emisionin Zigzag


Zgjidhja e kontesti të emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë, ishte tema e mbrëmshme e cila u diskutua në emisionin debativ Zig Zag këtu në Art Channel. Sipas analistëve politikë, faza në të cilën ndodhen dy vendet është faza më delikate e këtij procesi, sepse siç thonë ato, as opinioni në Maqedoni dhe as ai në Greqi nuk është i përgaditur për të gëlltitur çështje kaq të mëdha.

Në emisionin e mbrëmshëm debativ ‘Zig Zag’ në Art Channel u diskutua për apelet e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe dinamikën e bisedimeve në këtë proces. Të ftuar ishin analistët politik: Qani Nuhiu, Berat Azizi dhe Xhelal Neziri.

Sipas Qani Nuhiut në këtë fazë të zgjidhjes së çështjes së emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë, kanë ngelur çështjet më delikate, ai deklaron se as opinioni në Maqedoni dhe as ai në Greqi nuk është i përgatitur për të gëlltitur çështje kaq të mëdha.

 

Analisti Berat Azizi, shprehet pesimist rreth zgjidhjes së çështjes së emrit. Ai deklaron se ndryshimi i kushtetutes do të sjellë lëkundje të identitetit, gjë që sipas tij, nuk do ta pranojë as klasa politike po as presidenti i vendit.

 

Ndërkaq, njohësi i çështjeve politike Xhelal Neziri shprehet optimist duke theksuar se fundi i vitit mund të sjellë zgjidhje të kontestit mes palëve.

 

Përndryshe, lidhur me zgjidhjen e kontestit të emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë, nga të dyja palët kanë theksuar se të gjitha çështjet janë tejkaluar dhe tani kanë ngelur çështjet kyçe dhe atë, çështja  e ndryshimeve kushtetuese dhe ajo e përdorimit të emrit. /Art Channel/