close
Vendi

AHMETI: EMRI I PRANUESHËM EDHE PËR SHQIPTARËT

Të shtunën do të nënshkruhet Marrëveshja


Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti në intervistë për televizionin e Kosovës “T7” ka njoftuar se Marrëveshja Maqedoni – Greqi do të nënshkruhet këtë të shtunë. Ai ka folur për emrin e ri të Maqedonisë – Republika e Maqedonisë së Veriut, dhe ka treguar se i njëjti është i pranueshëm për faktorin shqiptar në Maqedoni.

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti në këtë intervistë theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut, është i pranueshëm për faktorin shqiptar në Maqedoni, pasi siç theksoi ai shqiptarët kanë qenë pjesë e negociatave.

Ahmeti njoftoi se marrëveshjen do ta nënshkruajnë kryeministri i Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, në prani të përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian.

Ahmeti theksoi se ky emër do të jetë me përdorim të përgjithshëm. /Xhumadije Ibraimi/

 

Art Channel

The author Art Channel